Integrimi i i shqiptarëve i lidhur ngushtë me Qeverinë në Beograd, Bujanoci urë lidhëse (video&foto)

Nga RedaksiaL 27.04.2016 10:52

Shqiptarët e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë në përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë, të dalë nga zgjedhjet e 24 prillit, do të përfaqësohen me një deputet.

Deputeti i porsazgjedhur, Fatmir Hasani që do ta përfaqësojë interesin e shqiptarëve duke theksuar  për Titulli.com se e presin shumë sfida politike. 

“Mundësia është që në prag të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian (BE) të paraqesim të gjithë drejtat që na takojnë si pakicë shqiptare. Do të fokusohemi në zhvillimin ekonomik, në zvogëlimin e papunësisë, problemet në arsim, integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore, si dhe demilitarizimin e decentralizimin e rajonit”, thotë Hasani për portalin Titulli.com.

Kryetari i Partisë Progresive serbe (SNS) në Bujanoc, Nenad Mitroviq, i cili ka qenë deputet popullor në mandatin e kaluar në parlamentin e Serbisë në një prononcim për Titulli.com tha se shqiptarët duhet që problemet t’i paraqesin në vendin e duhur, e ky vend, sipas tij, është kuvendi popullor i Serbisë.

“Mendoj që PVD dhe partnerët e saj të koalicionit dëshirojnë integrimin e sinqertë të shqiptarëve në sistemin shtetëror të Serbisë nëpërmjet organeve legjitime”, deklaroi Mitroviq.

Sipas Mitroviqit, nëse partia e tij hyn në koalicion qeverisës në pushtetin lokal të Bujanocit, është diçka që duhet të shfrytëzohet si lidhje ndërmjet qeverisë së Serbisë dhe pushtetit lokal.

“Ky pushtet lokal do të jetë partner i qeverisë në zgjidhjen problemeve që kemi jo vetëm në komunën e Bujanocit, por në tërë rajonin. Natyrisht nëse vendosim një bashkëpunim kualitativ me qeverinë mund të presim edhe investime edhe zhvillim ekonomik, sepse pa qeverinë nuk mund të bëni asgjë”, shprehet Mitroviq për Titulli.com.

Gazetari nga Bujanoci, Jeton Ismaili, thotë se përfaqësimi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë është një lajm i mirë, edhe pse deri më tani kemi pasur vetëm dëgjim të zërit.

“Është mirë që përsëri që përfaqësohemi në nivelin qendror. Mendimi im është që jo vetëm deputeti por në përgjithësi politika shqiptare e Luginës së Preshevës duhet të jetë më proaktive në nivelin qendror, dhe në këtë rast, pse jo, të bëhet edhe pjesë e qeverisë”, është shprehur Ismaili.

Ai theksoi se  është shumë me rëndësi të artikulohen kërkesat që kanë të bëjnë me kapitujt për të drejtat e pakicave dhe këto të bëhen në bashkëpunim me pakicat tjera që kanë deputetë në parlament.

“Vetëm me një bashkëpunim të mirëfilltë ndërmjet pushteteve lokale, këshillit kombëtar dhe deputetit mund të arrihen qëllimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, shton Ismaili.

Përfaqësuesi i sektorit civil , Fismir Jahiu, nga organizata “Iniciativat Qytetare” në Bujanoc, deputetin e ardhshëm shqiptar në parlamentin serb e sheh si një rrugë të mirë për integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore.

Çështjet në të cilat duhet të përqendrohet deputeti, sipas Jahiut, janë të drejtat e pakicës shqiptare, arsimi dhe investimet e huaja.

“Ka shumë tema që mund të shtrohen nga deputeti, sidomos kapitujt që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave. Por mendoj që nëse deputeti nuk mbështetet nga komunat, nëse nuk kemi një unifikim të faktorit shqiptar atëherë do të jetë vështirë, si në çështjen e arsimit që është shumë me rëndësi, ashtu edhe në investime që s’po ndodhin tek ne si në komunat fqinje Vranjë e Vladiçin Han”, deklaroi Fismir Jahiu, për portalin Titulli.com.

Sipas një pjese të politikës lokale dhe sektorit joqeveritarë në Luginë të Preshevës është i domosdoshëm një mobilizim i përgjithshëm për të arritur avancimin e pozitës shqiptare në Serbi, integrimin nëpër institucione shtetërore dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë, asaj ekonomike dhe atë sociale./Titulli.com/

fondi-shqip-1

VIDEO:

Nga RedaksiaL 27.04.2016 10:52
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.