Organet e jurisprudencës në Serbi dhe përfaqësimi i shqiptarëve (statistika)

Nga RedaksiaL 15.04.2016 10:37

Portali Informativ Titulli.com gjatë hulumtimeve lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në organet e jurisprudencës të Republikës së Serbisë ka arritur të sigurojë se në Bujanoc, Preshevë dhe Vranjë janë të angazhuar dy zëvendësprokurorë, 1 kryetar gjykate, 6 gjykatës, 1 këshilltarë i pavarur dhe punonjës tjerë.

Në përgjigjen dhënë Titulli.com nga Këshilli Shtetëror i Prokurorëve të Serbisë thuhet se “për komunat e Bujanocit dhe Preshevës kompetente është Prokuroria themelore në Vranjë, ndërsa për komunën e Medvegjës Prokuroria themelore në Lebane”. 

“Në Prokurorinë themelore në Vranjë, numri i vendeve të plotësuara të funksionit të prokurorit publik është 9 zëvendësprokuror dhe një prokuror publik. Numri i përgjithshëm i përfaqësuesve të pakicave etnike është dy zëvendësprokurorë të pakicës etnike shqiptare”, thuhet në përgjigjen e Këshillin Shtetëror të Prokurorëve, nënshkruar nga Majda Rakiq, përgjegjëse për qasje ndaj informacioneve të rëndësisë publike nga Këshilli Shtetëror i Prokurorëve. 

Sipas të njëjtit njoftim përveç dy zëvendësprokurorëve në Prokurorinë themelore të Vranjës janë të punësuar edhe dy shqiptarë, një këshilltar i pavarur dhe një punonjës. 

“Në prokurorinë e lartpërmendur numri i vendeve të plotësuara të stafit është tre këshilltarë të pavarur, një këshilltar, një bashkëpunëtor, gjashtë punonjës dhe katër referentë, që në numrin e përgjithshëm i bie 15 vende pune. Numri i përfaqësuesve të pakicave etnike në Prokurorinë themelore të Vranjës është dy, edhe atë një këshilltar i pavarur dhe një punonjës”, thuhet në kumtesën dërguar Titulli.com nga Këshilli Shtetëror të prokurorëve. 

Në njoftimin e KSHP-së thuhet më tej se sa i përket Prokurorisë Themelore në Lebane, janë të sistemuar prokurori dhe dy zëvendës të tij, si dhe gjashtë nëpunës shtetërore e punonjës, por nuk ka asnjë të punësuar të nacionalitetit shqiptar. 

Lidhur me procedurat e emërtimit të gjykatësve, kryetarit të gjykatës dhe të punësuarve në gjykata në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Portali Titulli iu drejtua Këshillit të Lartë Gjyqësor të Republikës së Serbisë. 

Në përgjigjen e këtij këshilli thuhet se “sipas ligjit mbi gjykatësit, zgjedhjen dhe propozimin e gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave është i ndaluar çdo diskriminim në çfarëdo baze. Këshilli i Lartë Gjyqësor i kushton vëmendje përbërjes etnike të popullatës, përfaqësimit adekuat të përfaqësuesve të pakicave etnike dhe njohjes së terminologjisë juridike në gjuhën e pakicës etnike që është në përdorim zyrtar në gjykatë”. 

“Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka bazë ligjore për grumbullimin e të dhënave mbi përkatësinë etnike të gjykatësve dhe të punësuarve në gjykata, pasi grumbullimi dhe përpunimi i këtyre të dhënave do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën”, thuhet në përgjigjen që i ka kthyer portalit Titulli.com Këshilli i Lartë Gjyqësor, të nënshkruar nga Slavica Milosheviq Gazivoda, gjykatëse,  anëtare e zgjedhur e KLGJ-së. 

Mirëpo Titulli.com duke hulumtuar në vebfaqen  zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor mëson se  në Gjykatën Themelore të Bujanocit punojnë 12 gjykatës, prej tyre tre janë shqiptarë, ndërsa kryetar i gjykatës është Bojan Milenkoviq. 

Sa i përket Gjykatës për kundërvajtje në Preshevë gjithnjë sipas vebfaqes së KLGJ-së, punojnë tre gjykatës, dy prej të cilëve janë shqiptarë edhe kryetari i gjykatës është nga komuniteti shqiptar, e ai është Burhanedin Shaipi. 

Nw Bujanoc funksionon edhe njësia e Gjykatës për kundërvajtje nga Vranja, e cila ka një gjykatës shqiptar. 

Vlen theksohet se në këtë vebfaqe nuk është publikuar edhe numri i të punësuarve tjerë në gjykata, edhe pse jo zyrtarisht dimë që ka të punësuar edhe shqiptarë por  përfaqësuesit politik shqiptarë thonë se ky numër është i vogël dhe nuk i përgjigjet përqindjes së popullatës në këtë rajon. 

Sipas informacioneve jozyrtare popullata shqiptare në komunat Bujanoc dhe Preshevë përbën rreth një të tretën e popullsisë në Rrethin e Pçinjës, ku përfshihen shtatë komuna me rreth 159 mijë banorë sipas regjistrimit të vitit 2011. 

Me rrjetin aktual të gjykatave e prokurorive në Serbi, në Preshevë funksionon vetëm Gjykata për Kundërvajtje, ndërsa në Bujanoc Gjykata Themelore dhe njësia e Gjykatës për Kundërvajtje të Vranjës. /Titulli.com/

fondi-shqip-1

 

Nga RedaksiaL 15.04.2016 10:37
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.