"Presheva Jehonë" merr vendin e parë në festivalin "Sofra Dardane" në Tropojë (foto)
Lokale

"Presheva Jehonë" merr vendin e parë në festivalin "Sofra Dardane" në Tropojë (foto)

18.Jun.2014 17:59
0

Në mesin e mbi 500 artistë popullorë, këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare, shoqëria kulturo artistike "Presheva Jehonë" ka arrit të marrë çmimin e parë në festivalin "Sofra Dardane" në Tropojë. Performanca e shoqërisë preshevare ka mahnitë edhe jurinë profesionale të cilët me vota unanime ndan këtë çmim.

Për tre ditë me radhë Tropoja në Shqipëri ka bashkuar në festfolkun e organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, mbi 500 artistë popullorë, këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare.

Por nata Finale ishte më madhështorja, për faktin që shoqëria kulturo artistike "Presheva Jehone", për mes valleve  ka përcjellë traditat dhe zakonet e Luginës,  aty ku u gërshetuan edhe shumë tradita të tjera nga Kosova, Shqipëria e më gjerë.

Kjo paraqitje ka mahnitur jurinë profesionale, të cilët pas  përfundimit nuk iu deshtë të mendonin shumë, duke ia ndarë në mënyrë unanime vendin e parë shoqërisë kulturoro artistike nga Presheva.

Ndërkaq, ky çmim do të jetë motiv për angazhim edhe më të madh të shoqërisë kulturo artistike "Presheva Jehonë", tranmeton Titulli.

Në anën tjetër Kryetari i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, ka thënë se ky eveniment mbetet më i rëndësishmi në të gjitha trojet shqiptare. Por ai këtë vi kishte një dëshpërim nga qeveria shqiptare e cila e injoroi tërë kulturën dhe traditën e trojeve etnike shqiptare.

Shoqëria kulturo artistike "Presheva Jehonë" nga viti në vit arrin të tregoj vlerat e veta duke i prezantuar traditat, kulturën dhe zakonet e Luginës së Preshevës, që faktohen edhe me çmimet e fituara.

Edicioni i 12 i festivalit "Sofra Dardane" çdo net ka tubuar qindra qytetarë, për të cilët ishte festë edhe për 800 vjetorin e shtetit të Arbërit, 15 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 70 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë./Titulli.com/

Kamberi: Bisedat informative në Bujanoc, qëllim frikësimin...do të njoftojmë ndërkombëtarët
Ky është preshevari i parë që luanë për Kombëtaren Shqiptare (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration