Bujanoc: A do të privatizohet edhe "Komunalia"?!
Lokale

Bujanoc: A do të privatizohet edhe "Komunalia"?!

18.Aug.2014 10:34
0
Pas Ndërmarrjes Publike Radiotelevizioni "Bujanoci", e cila pritet të privatizohet shumë shpejt, këtij procesi nuk mund t'i ikë as ndërmarrja tjetër shumë problematike "Komunalia".

Kjo ndërmarrje me tre drejtorë të dhunshëm e me qindra punëtorë partiakë, po shkon drejt privatizimit ose falimentimit të sigurt.

Ky institucion komunal i përballur me borxhe të trashëguara dhe me ato te reja, është bërë një mal me probleme.

Sa do që i pari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, tha dikur, në një takim, se kjo ndërmarrje është një shembull i mirë në rajon për progres, përkundrazi gjërat kanë filluar ta marrin të tatëpjetën. Si mund të quhet ky institucion i suksesshme kur drejtohet nga masat e dhunshme?!

Drejtuesit e jashtëzakonshëm të “Komunalisë” për ta çuar në vend fjalën e të parit të tyre, kanë filluar t’i fryjë faturat e ujit deri në ekstremitet.

Gjithashtu, të parët e “Komunalisë”, kanë urdhëruar kontrollorët e veshur me xhamadanë jelekverdhë e të pajisur me mjete të tjera teknike, të shëtisin shtëpi për shtëpi në kërkim të borxhlinjve të ujit.

                                                 

Asistenca policore

 

Se si janë duke rrjedhur aksionet në terren rreth shkyçjes së ujit ndaj atyre që nuk janë parapagues të rregullt, s’është çudi që si ata të rrymës të shoqërohen me policë asistencë.

E me këto veprime t’i zgjidhet gjuha Kryeministrit Vuçiq, për të thënë: “Ju shqiptarët pagune dhe ujin veç dritave për të pasur libra gratis për fëmijët tuaj!”.

E qytetarët shqiptarë duhet t’i kenë nga shtatë xhepa për t’i kryer obligimet jetësore: pare për rrymë, për ujë, për mbeturina, për telefon, për kabllor, për libra shkollor, pare për idare, pare për varre etj. Të gjitha këto janë shumë për një rrogë të vogël fare e mos të flasim për ata që janë të papunësuar.

Ekspeditat e jelekverdhëve më së shumti i godasin borxhlinjtë e vjetër dhe ata të rinj, për të mbushur arkën e “Komunalisë” e cila është një thes i grisur. Për ta mbushur këtë thes pa fund, janë angazhuar edhe institucionet drejtuese komunale, duke derdhur me miliona dinarë nga buxheti komunal në përpjekje për ta nxjerrë nga kriza.

E ky pushtet ka forma të tjera nga ato që ndërmerr komunalía për ta zbutur hallin e shtëpisë së vet.

Shumë tenderë në vend se të përfundojnë në kompanitë jashtë Bujanocit, t’i ofrohen “Komunalisë” e cila me kaq shumë punëtorë që ka, jo një projekt, por me dhjetar sish mund t’i mbaroj me sukses. Por, ja që për fat të keq, në këtë komunë ndodh e kundërta.

Ata, që i njohin dhe i dinë rrethanat në “Komunali”, nuk e fshehin shqetësimin e tyre për këtë institucion. E në këtë drejtim nuk mungojnë zërat publik, të thonë se kjo ndërmarrje duhet të privatizohet.

Problemet janë, aq të mëdha e aq të vjetra në “Komunali”, sado që qytetarët të jenë të rregullt në pagesën e faturave, zor se kjo ndërmarrje të del nga bataku ku është rrasur me dy këmbë!

 

Privatizimi si shpëtim

 

Shpëtimin “Komunalia” e sheh vetëm te privatizimi, në të cilën rrugë janë drejtuar edhe ndërmarrje të tjera. Në shumë qendra komunal sot kemi Kompani private që e kryejnë me sukses shërbimin e qytetarëve me ujë të pijshëm, pastrimin e mbeturinave, sistemin e ngrohjes qendrore etj.

Si duket pushteti multietnik në Bujanoc, deri në fund të mandatit të vetë, që s’i ka mbetur as dy vjet, do të ngele me pak ndërmarrje për qeverisje.

Nuk merakosen drejtuesit e këtij pushteti lokal për këto procese, mësa brengosen për premtimet e dikurshme elektorale për punësimin e mijëra “fansave” të tyre.

Po ta kishin pasur për brengë këtë proces, ata nuk do të kishin shkelur mbi votën e 30 këshilltarëve shqiptarë, për t’i kënaqur apetitet e kolegëve të tyre serbë, të cilët mezi arritën t’i sigurojnë 11 ulëse në parlamentin lokal.

 

Le të dihet

 

Vlen të theksohet se në zgjedhjet e fundit për pushtet lokal, të vitit 2012, shqiptarët për herë të parë në historinë e Komunës së Bujanocit, arritën një fitore të thellë bindëse, të sigurojnë 30 këshilltarë, nga 41 sish sa i ka Kuvendi Komunal.

Mirëpo, një gëzim i tillë nuk zgjati shumë, meqë qeverisja e re multietnike i la anash jetës institucionale 18 këshilltarë shqiptarë, duke i përfshirë në pushtet të gjithë 11-të këshilltarët serbë. Kështu 12 këshilltarët shqiptarët e partisë së Nagip Arifit, në bashkëpunim me 11 këshilltarët e bllokut serb, ndanë kulaçin duke favorizuar serbët pakicë me Shtëpinë e Shëndetit, Qendrën Sportive, Bibliotekën e disa resorë tjerë të komunës, të cilat i qeverisnin dikur shqiptarët.

E kur t’ia shtojmë këtyre institucioneve edhe dy të tjerat, që do të privatizohen, del se pushtetin e fundit në Bujanoc, do ta mbajmë gjatë në mend për “sukseset’ në fushën e qeverisjes.

 

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

78 parcela me 1275 hektar, komuna e Bujanocit i ofron për t'i punuar qytetarëve
Medvegja shfuqizon gjendjen e jashtëzakonshme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration