Shqiptarët kërkojnë Qendër Spitalore për Bujanoc e Preshevë

Nga RedaksiaL 11.03.2016 11:46

Në Luginën e Preshevës, respektivisht komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë funksionojnë tre shtëpi të shëndetit, që ofrojnë për qytetarët shërbime të shëndetësisë primare.

Në këto institucione shëndetësore janë të punësuar rreth 550 persona, në Bujanoc 260, në Preshevë 217 dhe në Medvegjë rreth 70 të punësuar.

Qytetarët e Bujanocit dhe Preshevës për shërbime spitalore drejtohen në Qendrën Shëndetësore (QSH) në Vranjë, ndërsa ata të Medvegjës në spitalin e përgjithshëm në Leskoc.

Në kërkesat dhe problemet në fushën e shëndetësisë, shqiptarët e Luginës nëpërmjet planit për bisedime me qeverinë e Serbisë, përveç tjerash kanë kërkuar institucion të shëndetësisë sekondare, gjegjësisht një spital për këto komuna.

Lidhur me kërkesën e shqiptarëve për spital në kontaktuam Qendrën Shëndetësore në Vranjë, për të marr mendimin e tyre, por zyra për marrëdhënie me publikun e kësaj qendre, nuk u prononcuan rreth kësaj çështje.

Ndërkaq, në pyetjen tonë rreth punësimit të kuadrove shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva në Qendrën shëndetësore në Vranjë, sipas kërkesës së shqiptarëve për integrim në organet shtetërore, zyra për marrëdhënie me publikun e QSH-së Vranjë na kthyen këtë përgjigje.

“Qendra shëndetësore në Vranjë nuk është organ shtetëror por institucion publik dhe aty nuk zbatohet ligji për organet shtetërore”.

Me këtë nuk pajtohet mjeku Burhan Halili nga Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc. Ai thotë se shqiptarët duhet të punësohen edhe në QSH në Vranjë, duke marr parasysh numrin e pacientëve shqiptar në këtë institucion.

“Mendoj se duhet të punësohen mjekë dhe motra medicinale të komunitetit shqiptar edhe në spitalin e Vranjës, meqenëse ka shumë pacientë shqiptarë që kërkojnë ndihmë mjekësore atje”, tha doktor Halili për portalin informativ Titulli.com.

Shqiptarët e Luginës gjithashtu kanë identifikuar si problem mungesën e stacionareve për sëmundje interne në kuadër të shtëpive të shëndetit, pavarësimin e barnatores në Preshevë dhe pajisjen e institucioneve të shëndetësisë primare që janë nën kompetenca të pushteteve lokale ma pajisje mjekësore.

Në intervistat e realizuara më herët nga portali Titulli me drejtuesit e shtëpive të shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë, Lela Jovanoviq dhe Mitat Sahiti, ata kanë potencuar edhe nevojën për më shumë punëtorë dhe pajisje të reja medicinale.

Edhe mjekët Burhan Halili nga Bujanoci dhe Beqir Nuhiu nga Presheva janë pajtuar këto institucione shëndetësore kanë nevojë për më shumë të punësuar, por punësimi mos të bëhet nën ndikim të politikës.

Në QSH në Vranjë thonë se në këtë ent shërohen rreth 300 mijë njerëz, dhe në vitin 2015 kanë pasur rreth 177 mijë pacientë.

“Qendra Shëndetësore në Vranjë është ent rajonal shëndetësor, i rëndësishëm jo vetëm për Rrethin e Pçinjës, por edhe për Anamoravën e Kosovës, sepse në të shërohen rreth 300 mijë banorë të këtij rajoni. Në vitin 2015, në spitalin e përgjithshëm në Vranjë shërbime shëndetësore kanë marrë 176 mijë e 498 pacientë”, thonë gjithashtu nga zyra për marrëdhënie me publikun pranë Qendrës Shëndetësore në Vranjë. 

Një kërkesë e shqiptarëve të këtij rajoni që nga përfundim i konfliktit të armatosur në vitin 2001 ishte hapja e maternitetit, projekt që u realizua në vitin e kaluar në Preshevë, i cili ka filluar punën më datën 15 korrik 2015, ku janë punësuar 10 motra medicinale dhe tetë gjinekologë.

Nga Qendra shëndetësore në Vranjë thonë se kanë ndihmuar këtë projekt me trajnime të mjekëve dhe motrave medicinale të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë./Titulli.com/

fondi-shqip-1

 

Nga RedaksiaL 11.03.2016 11:46
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.