Bulatoviq: Shqiptarët duhet të integrohen në inspektoratet republikane (Video/Foto)
Lokale

Bulatoviq: Shqiptarët duhet të integrohen në inspektoratet republikane (Video/Foto)

26.Feb.2016 10:55
0
Sipas ndarjes territoriale, Serbia është e ndarë në 29 rrethe. Komunat Bujanoc dhe Preshevë bëjnë pjesë në Rrethin e Pçinjës, ndërsa komuna e Medvegjës në Rrethin e Jabllanicës.

Në Rrethin e Pçinjës, përveç komunave Bujanoc dhe Preshevë, hyjnë qyteti i Vranjës, si dhe komunat Vladiçin Han, Surdulicë, Tërgovishtë dhe Bosilegrad.

Selia e Rrethit të Pçinjës është në Vranjë, ndërsa kryeshef është Slavisha Bulatoviq, jurist i diplomuar, i zgjedhur sipas ligjit të ri direkt nga qeveria.

Bulatoviq, i cili është edhe kryetar i degës në Vranjë të partisë së kryeministrit Vuçiq, në një intervistë ekskluzive për portalin Titulli.com, thekson se kryeshefi i rrethit nuk ka kompetenca të mjaftueshme, dhe vetëm bën mbikëqyrjen e punës së inspektorateve republikane.

Lidhur me integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore, Bulatoviq thotë se mbështet integrimin edhe në inspektorate republikane, ku është i punësuar vetëm një shqiptar.

Ai thotë se zgjedhjen e inspektorëve e bëjnë ministritë, ndërsa Rrethi i Pçinjës ka mungesë të inspektorëve.

 

Titulli: Z. Bulatoviq, a mund të na thoni në fillim cilat janë kompetencat tuaja si kryeshef i rrethit, sepse qytetarët e Bujanocit dhe Preshevës nuk janë mjaftë të njoftuar me këtë?

Slavisha Bulatoviq: Kjo që qytetarët e Preshevës dhe Bujanocit nuk janë të njoftuar mjaftueshëm, më besoni që edhe qytetarët e qyteteve tjerë nuk janë mjaft të njoftuar kur është në pyetje funksionimi dhe kompetencat e rrethit administrativ. Këtë e them për arsye se në kontakt të përditshëm me njerëz ndeshem me kërkesa të shumta që thjeshtë nuk janë në kompetencat e mia. Disa qytetarë më shohin si njeri epror i administratave lokale, kryetarëve të komunave, prefektëve, disa tjerë si shef i inspektorateve republikane apo lokale. Nëse e shohim ligjin në mënyrë strikte, kryeshefi i rrethit bën mbikëqyrjen e punës së inspektorateve republikane. Ne në rreth kemi 50 inspektorate republikane. Gjithë këto inspektorate kanë shefat e tyre pranë ministrive të caktuara. Prej këtyre shefave ata marrin detyrat e punës. Puna ime është thjeshtë të mbikëqyr punën e tyre. Unë jam në rrjedha çfarë bëjnë ata, sa herë në muaj kanë bërë mbikëqyrje, çfarë masash janë ndërmarr, dhe të ngjashme. Për fat të keq disa kolegë kryeshefa nuk mund të lavdërohen më raporte të këtilla, me bashkëpunim të këtillë më inspektoratet republikane, dhe kjo është pikërisht shkaku që ne kryeshefët e rretheve nuk kemi kompetenca strikte ligjore që të jemi shefa të drejtpërdrejt të inspektorateve republikane. Ajo që kisha dashur të theksoj është që unë jam kryeshef i rrethit pak më shumë se një vit, dhe në këtë kohë ka ndryshuar tepër raporti i ministrive dhe i qeverisë me kryeshefet e rretheve. Për herë të pare ne jemi takuar me ministrin e resorit, zonjën Kori Udoviçki, e cila është edhe nënkryetare e qeverisë, edhe atë jo vetëm një herë por 3-4 herë. Ne 29 kryeshefët e rretheve, kemi potencuar, përveç tjerash, edhe atë që nuk kemi autorizime direkte ndaj inspektorateve, që nuk kemi kompetenca, për shembull, të kontrollojmë realizimin e buxhetit të pushteteve lokale, realizimin e projekteve që administratat lokale zbatojnë.

Titulli: Inspektoratet republikane emërohen nga ministritë apo na rrethi?

Slavisha Bulatoviq: Jo, ato shkojnë direkt me konkurs, varësisht se cili inspektorat është në pyetje. Për shembull, njëri prej problemeve kur janë në pyetje inspektoratet është përgatitja kadrovike. Psh, inspektorati shëndetësor nuk ka inspektor në rreth. Inspektori i mëparshëm, ishte grua, ka shkuar ne pension. Ende nuk kemi inspektor edhe pse nga ministria e shëndetësisë sa është premtuar që do na japin miratimin për një inspektor. Si njëri prej konkluzioneve nga takimet me nënkryetaren e qeverisë, ishte numri i pamjaftueshëm i inspektorëve. Ju ndoshta e dini që nuk kemi as inspektor të arsimit, i cili ishte shqiptar, dhe sipas një çelësi, përsëri duhet të jetë shqiptar. Mirëpo,  nuk është rasti vetëm ne inspektorin e arsimit. Siç thashë, nuk kemi as të shëndetësisë. Tani so të jetë racionalizimi, kështu që unë shpresoj që brenda disa muajve të zgjidhet kjo.

Titulli: Sa i përket integrimit të shqiptarëve në organet shtetërore të Serbisë, kemi deklaratën e kohë më parë të deputetit Shaip Kamberi, i cili tha që gjendja më e keqe është në inspektoratet republikane, ku është i punësuar vetëm një shqiptar. Çfarë mund të bëni ju në këtë çështje si kryeshef dhe përfaqësues i partisë në pushtet?

Slavisha Bulatoviq: Unë do dëshiroja të theksoja bashkëpunimin korrekt me kryetarët e komunave të Preshevës e Bujanocit, dhe gjithë kryetarët e rrethit. Ne të hënën do të kemi mbledhje të këshillit të rrethit. Me të vërtetë kemi komunikim të shkëlqyeshëm, dhe kryetarët e komunave e dinë sa kam kompetenca unë si kryeshef që t’i ofrojë ndonjë ndihmë konkrete. Kjo është më tepër ndonjë kontakt me ministri të caktuara. Por mendoj qe kjo qeveri në masë të madhe ka ndryshuar qasjen ndaj rrethit. Ju jeni dëshmitar që disa herë në dy vitet e kaluara kryeministri ka qenë mysafir. Madje mendoj që është kryeministri i parë që ka vizituar Preshevën. Gjithashtu, disa herë ka qenë mysafire ministrja Kori Udoviçki, pastaj ministri Serti. Gjithë kjo kontribuon në krijimin e një ambienti, që para së gjithash, qytetarët e Serbisë, pa marr parasysh përkatësinë e tyre etnike, do të kenë dobi. Unë për këtë arsye thash për inspektorin e arsimit, që ka qenë shqiptar, tani ky vend është i zbrazët. Nuk është rasti vetëm te ky vend, që dikush të thotë ja nuk po zëvendësohet sepse duhet shqiptar, ja kemi problem edhe me inspektoratin shëndetësor. Mendoj se kësaj qeverie populli duhet t’i besojë, sidomos kur janë në pyetje përfaqësimi i pjesëtarëve tjerë në ndërmarrje publike, në institucione të sistemit. Këtë e them në aspektin se unë jam kryeshef i gjithë qytetarëve. Mua nuk më intereson kush nga vjen, nga cili rreth, për mua janë të gjithë të njëjtë, unë do t’i ndihmoj të gjithëve aq sa mundem nga ky vend. Unë dëshiroj që sa më shpejtë të pranohet inspektori i arsimit, dhe të zgjidh problemet që e presin. Kushdo që vjen problemet në arsim janë të shumtë. Edhe me atë nuk pajtohem që është vetëm një në inspektorate republikane. Nuk është me rëndësi a është shqiptar apo serb, problemi është që në inspektorate mungon një numër i caktuar i inspektorëve, këtë e pohoj me përgjegjësi. Kështu që unë jam ithtar absolut i asaj që shqiptarët duhet të integrohen në inspektorate republikane dhe në organe tjera shtetërore, dhe që ata janë njerëz me të cilët duhet të ndajmë të mirat dhe të këqijat. Duhet që bashkërisht të punojmë në avancimin e jetës sonë, në krijimin e atmosferës pozitive. Mirëpo, për këtë të gjithë duhet të japim kontributin tonë, edhe mediat nga na juaj, edhe përfaqësuesit e pushtetit, edhe politikanët. Të gjithë të japin kontributin për këtë ambient.

Titulli: Sa i përket inspektorit të arsimit, ku është problemi, pse s’po zgjidhet?

Slavisha Bulatoviq: Sinqerisht, nëse fillojmë të numërojmë, kemi mungesë të inspektorëve në inspektoratin e punës, atë të tregut, sanitar. Rreth 15 inspektorë janë minimum që i mungojnë këtij rrethi. Kështu që nuk është problemi vetëm te inspektori i arsimit, por në gjithë inspektoratet, dhe kjo nuk është rasti vetëm në rrethin tonë. Në takim njëri prej problemeve ishte që numër i madh i rretheve po ballafaqohen me mungesë të inspektorëve.

Titulli: Dhe ku është këtu problemi, tek ministritë?

Slavisha Bulatoviq: Kryesisht është tek ministritë. Por këtu është edhe problemi i ndalesës së punësimit dhe racionalizimi. Pas rrethit të parë të racionalizimit më është premtuar që të pranohet një jurist i diplomuar për inspektoratin e punës, edhe pse ky inspektorat me kushtet aktuale, me rezultate është i pari në Serbi kur është në pyetje lufta kundër ekonomisë gri, punës në të zezë, mbrojtjen në punë dhe të tjera. por, konkretisht sa i përket inspektorëve, mungesa e tyre në Rrethin e Pçinjës, është evidente.

Titulli: Për fund, cilat janë planet për këtë vit, a mund të presim punësime të reja?

Slavisha Bulatoviq: Detyra ime kryesore për këtë vit është që të forcohen kuadrot e inspektorateve. Kjo është detyra kryesore, sa do të arrijmë, të shohim, ne kemi punuar mjaftë në rregullimin e hapësirave të punës, por kjo mendoj që do të jetë detyrë primare, sidomos duke pasur parasysh strukturën e popullatës. Mendoj që kjo do të jetë kërkesa ime kryesore ndaj ministrive, që inspektoratet që forcohen me kuadro./Titulli.com/

fondi-shqip-1

VIDEO: 

Bujanoci dhe Presheva përfitojnë donacion nga Japonia me vlerë prej 140 mijë euro
Mitroviq: Stojança po punon për shqiptarët! Arsiq: Mitroviq po përçan votat e serbëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration