Lugina nikoqire e artistëve shqiptarë nga Ballkani
Lokale

Lugina nikoqire e artistëve shqiptarë nga Ballkani

14.Aug.2014 17:21
0

Bujanoci e Presheva do të jenë nikoqirë të kolonisë artistike “Pa kufi” me artistë nga trevat shqiptare të vendeve të rajonit.

Ky aktivitet kulturorë mbështet nga Ministria e Diasporës së Kosovës i cili do të mbahet prej 18 deri 22 gusht të disa vendbanime të Luginës.

Artistët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës fillimisht do të hapen këtë solemnitet në Bku do të furnizohen me material punues (ngjyra dhe pëlhurë) dhe pastaj do të vazhdojnë me shëtitjet nëpër vendbanimet tjera  të këtij rajoni, transmeton Titulli.

Eshref Qahili nga galeria “Qahili”, ka bërë të ditur për KultPlus se objektiva e këtij projekti është promovimi i bashkëpunimit në mes të artistëve të trojeve ku jetojnë shqiptarët.

“Poashtu qëllim tjetër është që të fus artin në jetën e përditshme të qytetarëve si dhe integrimin e shoqërisë së Luginës së Preshevës në pjesën tjetër shqiptare dhe më gjerë, në mënyrë që mos të ndjehen të harruar”, ka thënë Qahili. 

Sipas organizatorit nga Prishtina Galeria “Qahili” artistët punimet e tyre do t’i zhvillojnë në fshatin kufitarë Verban të komunës së Bujanocit.

Në këtë Koloni Artistike, artistët pjesëmarës janë: Bardha Buza, Agron Dine, Buron Kaceli, Kujtim Buza, Mustafa Arapi, Sadik Kasa, Sefedin Stafa, Esat Valla, Luan Shahiqi, Musa Kalaveshi, Mumin Jashari, Veli Blakqori, Arben Shala, Mentor Avdili, Lindita Beqiri, Nehat Beqiri, Altin Hetemi, Fitore Fejzullahu, Flutra Aliu, Leoneta Abdyli, Sabedin Hetemi, Selman Selmani, Valon Arifi e Eshref Qahili. 

Gjithashtu është planifikuar që në përmbylljen e këtij aktiviteti kulturorë do të prezantojë edhe Ibrahim Makolli, ministër i Diasporës së Kosovës./Titulli.com/

 

Kontrolle në klube të natës, ndalohen 32 femra pa leje pune në Bujanoc dhe Preshevë
Rainca, vendbanim i vjetër dardan-shqiptarë në rajonin e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration