Rrezikohet mbijetesa e 250 familjeve të Bujanocit dhe Preshevës (video&foto)

Nga RedaksiaL 12.02.2016 10:18

Kompania multinacionale “Alliance One Tobacco”, nëpërmjet Industrisë së Duhanit në Bujanoc, prej vitit 2005 blen duhanin e prodhuar në komunat e Bujanocit dhe Preshevës.

Prodhuesit e duhanit të këtyre dy komunave për çdo vit kanë nënshkruar kontratat me këtë kompani, ku paraprakisht kanë qenë të përcaktuar lloji i duhanit, sasia dhe çmimi për një kilogram të duhanit sipas kategorisë.

Mirëpo, siç theksojnë prodhuesit e duhanit, kjo kompani ka paralajmëruar se këtë vit do të ndërprejë blerjen e duhanit oriental që kultivohet në rajonin tonë, dhe sipas tyre kjo do të jetë një goditje e rëndë për buxhetin familjar të tyre, pasi prodhimin e duhanit e kanë burimin e vetëm të ekzistencës.

Ne kontaktuam përfaqësuesit e kompanisë “Alliance One Tobacco” për të marrë qëndrimin e tyre, por ata nuk u shprehën të gatshëm të prononcohen, duke thënë se së shpejti do të dalim me një komunikatë lidhur me këtë çështje.

Kështu, 280 prodhues të duhanit që kanë pasur kontrata me këtë kompani deri në këtë vit, aktualisht gjenden në një situatë të palakmueshme.

Ata kanë kërkuar ndihmë nga pushteti lokal dhe janë takuar me kryetarin e komunës, Nagip Arifin, dhe nga deputetët e këtij rajoni, ku janë takuar me deputetin Shaip Kamberin, i cili e ka ngritur këtë çështje edhe ne parlamentin republikan.

Pas takimit me Kamberin, janë dakorduar që prodhuesit të nisin me nënshkrimin e një peticioni me anë të të cilit do t’i drejtohen qeverisë së Serbisë, respektivisht kryeministrit Aleksandar Vuçiq.

Prodhuesit e duhanit kërkojnë nga kryeministri që të angazhohet personalisht për të bindur përfaqësuesit e kompanisë multinacionale “Alliance One Tobacco” që të vazhdojnë blerjen e duhanit të prodhuar në komunat e Bujanocit dhe Preshevës, njofton Titulli.com.

“Prodhimi i duhanit paraqet resursin e vetëm ekonomik për ne dhe familjet tona. Nëse anulohen kontratat për blerjen e duhanit, kjo praktikisht do të thotë që 280 familjet tona do të mbesin pa resursin e vetëm ekonomik. Pra, së paku 1250 persona do të mbesin pa mjete elementare të jetës, që do na sjell në listën e kategorisë së rrezikuar të popullatës”, thuhet ndër të tjera në peticion. 

Në listën prej 280 prodhuesve të duhanit, shumica prej tyre janë nga komuna e Bujanocit, një pjesë nga komuna e Preshevës, ndërsa 30 prodhues janë nga komuna e Nishit.

Ragmi Salihu, 54 vjeçar nga Tërnoci, ka gjashtë anëtarë të familjes dhe asnjë të punësuar. Salihu thotë për portalin informativ Titulli.com se prodhimin e duhanit e ka burim të vetëm të ekzistencës, e nëse kjo do të ndërpritet nuk do t’i mbetet tjetër përpos largimit së bashku me refugjatët sirianë.

“Ne kërkojmë zgjidhje, së pari me peticion e ndoshta më vonë edhe diçka më ashpër, sepse ne këtu e kemi ekzistencën. Nëse na ndalojnë edhe prodhimin e duhanit, atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm të shkojmë nga këtu së bashku me sirianët, përndryshe nuk kemi rrugëdalje tjetër”, thotë Salihu për portalin Titulli.com.

Ai thekson se në vit ka punuar deri në 1.800 kilogram duhan, duke shtuar se kultura e vetme bujqësore që paguhet në këtë rajon është kultivimi i duhanit.

Prodhuesi Imran Avdiu, 52 vjeçar nga Bilaçi, thekson se me prodhimtari të duhanit mban gjallë familjen e tij nëntë anëtarëshe, duke prodhuar deri në 2.5 tonë në vit.

“Kërkesa jonë është që të vazhdojë kjo kompani të blejë duhanin, ose të vijë kompani tjetër. Nëse nuk vazhdon, atëherë jeta do na vështirësohet edhe më tepër. Rrugëdalje tjetër për trojet tona nuk ka, sepse këtu bëhet vetëm lloji i duhanit që kultivojmë ne. Në bazë të analizave që i kanë bërë ekspertët, duhani me gjethe të madhe që kultivohet në Vojvodinë tek ne nuk bëhet kualitativ”, thotë Avdiu për Titullin.

Prodhuesi tjetër, Rexhepali Emini, 55 vjeçar nga fshati Bushtran i komunës së Preshevës, gjithashtu thotë se prodhimi i duhanit ka qenë burimi i vetëm i mbijetesës për familjen e tij katër anëtarëshe.

“Nëse dëshiron shteti le të gjej kompani tjetër. Ne nuk heqim dorë nga duhani. Me këtë punë merremi, me këtë punë kemi mbajtur familjet”, thekson Emini.

Që prodhimi i duhanit është i rëndësishëm dhe tradicional në këtë rajon e thotë prodhuesi nga fshati Tërnoc, 72 vjeçari Qemal Zymberi. Ai thekson se gjithmonë janë marrë me prodhimin e duhanit. Familja e tij dhjetë anëtarëshe merret edhe me kultura tjera bujqësore, por me kultivimin e duhanit kanë siguruar ekzistencën.

“Kjo që po paralajmërojnë të ndalojnë prodhimin e duhanit nuk është mirë. Ne mendonim të lejojnë të mbjellin edhe më shumë e jo të ndalojnë. Me këtë punë kemi mbetur gjallë”, thekson Zymberi për portalin tonë.

Nënshkrimi i peticionit ka filluar të mërkurën në fshatin Tërnoc, dhe prodhuesit shpresojnë ta përfundojnë sa më shpejtë dhe ta dërgojnë në adresë të qeverisë për të gjetur zgjidhje.

Kompania “Alliance One Tobacco” duhanin e prodhuar në këtë rajon e ka blerë për nevoja të kompanisë “DIN Philip Morris” nga Nishi.

Duhani është grumbulluar fillimisht në Industrinë e Duhanit në Bujanoc, dhe një rrethanë vështirësuese e kësaj problematike mund të jetë se kjo kompani është në fazën e privatizimit./Titulli.com/

fondi-shqip-1

VIDEO: 

Nga RedaksiaL 12.02.2016 10:18
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.