Zgjedhjet parlamentare dhe pjesëmarrja e Luginës në këtë proces
Lokale

Zgjedhjet parlamentare dhe pjesëmarrja e Luginës në këtë proces

04.Feb.2016 18:31
0
Partia për Veprim Demokratik në mbledhjen e mbajtur ka shqyrtuar procesin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kjo parti ka vlerësuar se në këtë situatë jashtëzakonisht të rëndë lidhur me zgjedhjet parlamentare është e domosdoshme që me seriozitet të shqyrtohet edhe rëndësia e pakontestueshme e përfaqësuesve shqiptarë në parlamentin qendrorë në fazën aktuale të rrugëtimit të Serbisë në integrimet evropiane, posaçërisht tash kur po përgatitet hapja e kaptinave 23 e 24 shumë të rëndësishme për të drejtat e njeriut dhe për të drejtat kolektive të pakicave nacionale.

 

Kjo është kumtesa e plotë e kësaj partie: 

Në mbledhjen e kryesisë së përgjithshme të PVD – së u shqyrtua problematika e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Fillimisht u konstatua se deri më tani nuk është paraqitur asnjë përgjigje direkte e kryetarëve të subjekteve politike shqiptare në ofertën e kryetarit të PVD – së për shqyrtim të qëndrimit të përbashkët lidhur me këto zgjedhje.

Në diskutimin që u zhvillua për këtë çështje kryesia e PVD – së vlersoi se për shkak të qasjes diskriminuese të gjitha qeverive të gjerritanishme serbe ndaj Shqiptarëve në Serbi kontributi i deritanishëm i deputetëve Shqiptarë është kufizuar kryesisht në paraqitjen dhe senzibilizimin e problemeve të rënda me të cilat ballafaqohet popullata shqiptare. Në këtë situatë deputetëve Shqiptarë iu imponua pozicioni i opozitës andaj edhe nuk u përfill as kërkesa elementare e tyre që Trupi Koordinues i qeverisë serbe për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë të reformohet në bazë të marrëveshjes së vitit 2009, për t’i mundësuar përfaqësuesëve legjitim Shqiptarë nga ky rajon pjesëmarrje efektive në strukturat shtetërore.

Në mungesë të vullnetit politik për qasje serioze ndaj Luginës së Preshevës, Trupi Koordinues i qeverisë serbe është shëndrruar në mekanizëm diskriminues që po i ngushton kompetencat ligjore të pushteteve lokale, e posaçërisht të Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Mjerisht këtë qasje koloniale ndaj Luginës së Preshevës me servilizëm jonormal po e ndihmojnë udhëheqësit e pushteteve lokale në Preshevë e Bujanoc të cilët madje në mbledhjen e fundit të kryesisë së Trupit Koordinues turpshëm daklaruan se me ndihmën e këtij organi arbitrar dhe të imponuar të qeverisë serbe, këto komuna po zhvillohen ekonomikisht, edhe pse në terren kemi realitet të vrazhdë, me shkallë të papunësisë të përmasave katastrofale. Madje këta figurant në Trupin Koordinues u pajtuan me shefin e tyre se situata në Luginë të Preshevës është stabile, madje edhe në kushte të gjendjes katastrofale ekonomike të përcjellura me probleme të rënda jetësore, e mbi të gjitha me shkallë enorme të militarizimit.

Kryesia e PVD – së është e mendimit se edhe në këtë situatë jashtëzakonisht të rëndë gjatë marrjes së qëndrimit lidhur me zgjedhjet parlamentare është e domosdoshme që me seriozitet të shqyrtohet edhe rëndësia e pakontestueshme e përfaqësuesëve Shqiptarë në parlamentin qendrorë në fazën aktuale të rrugëtimit të Serbisë në integrimet evropiane, posaçërisht tash kur po përgaditet hapja e kaptinave 23 e 24 shumë të rëndësishme për të drejtat e njeriut dhe për të drejtat kolektive të pakicave nacionale. 

Kur dihet se edhe përskaj kërkesës së deputetëve Shqiptarë për zvoglimin e numrit të nënshkrimeve të përkrahjes do të mbetet obligim shumë i vështirë për sigurimin e 10.000 nënshkrieve të vërtetuara nga gjykata, kryesia e PVD – së vlerson se është e domosdoshme që sa më shpejtë të qartësohen qëndrimet e subjekteve politike lidhur e zgjedhjet parlamentare.

Njëkohësisht kryesia e PVD – së kërkon nga pushtetet lokale, që urgjentisht të marrin masa që listat zgjedhore të plotësohen edhe me emrat e mbiemrat e votuesëve Shqiptarë në alfabetin e shqipes, sepse në bazë të informatave burimore në këto momente rreth gjysma e votuesëve Shqiptarë janë të shenuar vetëm me shkrimin qirilik!

Kur dihet se me çfarë pasoja negative janë zhvilluar zgjedhjet e vitit 2012 pikërisht për shkak të imponimit vetëm të shkrimit qirilik, kryesia e PVD – së vlerson se përsëritja eventuale e çrregullimeve të rënda të procesit zgjedhorë për këto shkaqe do të ishte lëshim drastik i kryetarëve të komunave dhe kryeshefave të administratës, ndaj të cilëve do të kërkohet edhe përgjegjësi penale nëse nuk i sigurojnë listat zgjedhore sipas normave të parapara me ligjin për përdorim zyrtarë të gjuhëve dhe shkrimit.    

 

Kryetari i PVD – së dhe Deputeti popullorë                                                                                                                     Riza HALIMI

Familja e të zhdukurit Nebi Nuhiu-Neza nga Presheva, paraqet letër të hapur
Ju udhëheqës të pozitës, opozitës dhe shoqërisë civile të Luginës!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration