Asnjë shqiptar i punësuar në Shtëpinë e Shëndetit në Medvegjë (video)
Lokale

Asnjë shqiptar i punësuar në Shtëpinë e Shëndetit në Medvegjë (video)

29.Jan.2016 10:20
0
Në komunën e Medvegjës sipas regjistrimit të vitit 2002 kishte 2.813 shqiptarë, apo 26.17 për qind të popullsisë së përgjithshme.

Por, shumica e shqiptarëve të kësaj komune janë shpërngulur në drejtim të Kosovës në vitin 1999 dhe aktualisht në komunën e Medvegjës jetojnë rreth 400 shqiptarë.

Edhe ata që jetojnë atje, sipas përfaqësuesve politik të tyre, jetojnë në kushte të vështira, të papunësuar dhe pa perspektivvë për të ardhmen.

Fehmi Beha, këshilltar i pavarur në Kuvendin Komunal të Medvegjës thotë se shqiptarët e Medvegjës janë në gjendje të mjerushme, dhe kjo gjendje sipas tij, nuk pritet të përmirësohet në të ardhmen nëse nuk ndërmirret diçka nga Kosova apo nga Shqipëria.

“Problemi më i madh në komunën e Medvegjës është punësimi i shqiptarëve. Shqiptarët nuk janë as pesë për qind të punësuar. Ata janë në përfundim të shpërnguljes për shkak të papunësisë së madhe”, thotë Beha për portalin informativ Titulli.com.

Rexhep Abazi, kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH) në Medvegjë thotë se shqiptarët janë të diskriminuar.  Ai thotë se në shëndetësi nuk ka asnjë të punësuar shqiptar.

“Në shëndetësi s’kemi çfarë të flasim, nuk kemi asnjë shqiptar, as mjek, as motër medicinale, bile as punëtor të thjeshtë shqiptar. Në çdo fushë vërehet përfaqësimi i ulët i shqiptarëve. Për shembull në polici ku janë diku rreth 180 të punësuar, janë tetë shqiptarë. Kjo nuk është as minimumi i përfaqësimit të shqiptarëve. Nuk kemi asnjë vend udhëheqës në nivel komunal. Jemi të diskriminuar totalisht”, thotë Abazi për Titulli.com.

Komuna e Medvegjës është ndër komunat më të pazhvilluara të Serbisë dhe një impuls pozitiv rreth punësimit dha Dul Krasniqi, afarist nga Medvegja që jeton në Austri. Ai në një forum ekonomik të mbajtur ditë më parë në Preshevë tha se në bashkëpunim me invesitorë italianë planifikojnë të investojnë në Banjë të Sijarinës.

“Në bashkëpunim me investitorët italian kemi projektet për Banjën e Sijarinës në fushën e turizmit dhe hotelierisë”, theksoi Dul Krasniqi.

Në komunën e Medvegjës në vitin e kaluar janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme lokale, ku shumicën e votave i fitoi koalicioni rreth Partisë Përparimtare Serbe (SNS). Nga 35 vende në Kuvendin Komunal të Medvegjës SNS ka fituar 22, ndërsa shqiptarët kanë gjithsej tetë këshilltarë.

“Zgjedhjet e 13 shtatorit 2015 nuk mund t’i quajmë të lira dhe demokratike sespe shqiptarët u bllokuan, nuk u lejuan të shkojnë tek kutitë e votimit. Këtë e penguan organet shtetërore të Serbisë, kështu që fituam një përqindje të vogël, prej 35 këshilltarëve, tetë janë shqiptarë”, thotë Rexhep Abazi i UDSH-së.

Sa i përket kërkesave të shqiptarëve ndaj pushtetit lokal e qendror, përveç punësimit dhe kërkesës së vazhdueshme për kthim të popullatës së shpërngulur, janë edhe investimet në infrastrukturë në fshatrat shqiptare.

“Sa i përket pushtetit qendror ne kemi bërë kërkesa mirëpo nuk hemi hasur në ndonjë mirëkuptim dhe nuk ka shqiptarë në organet shtetërore. Kërkesat ndaj pushtetit lokal janë investimet në infrastrukturë. Nëpër fshatrat shqiptare nuk ka kurrfarë infrastrukture, rrugët janë të paqarkullueshme, nuk bëhet pastrimi i tyre gjatë sezonit të dimrit, mirëpo edhe gjatë verës janë pothuajse të pakalueshme”, thotë këshilltari Fehmi Beha.

“Kërkesat tona janë shumë reale. Nuk kërkojmë asgjë më tepër se që na takon. Nuk kërkojmë asgjë jashtë ligjit dhe konventave ndërkombëtare. Kërkesat janë e drejta në shkollim, e drejta në punësim, në zhvillim ekonomik, e drejta e fjalës së lirë, informimit dhe  tjera”, shton Rexhep Abazi.

Sa i përket gjendjes së sigurisë, këshilltari Beha nuk mund të thotë se ska siguri, por sipas tij,  nuk është në nivel të duhur, pasi nuk krijohen kushtet për kthimin e popullatës.

“Për kthimin e shqiptarëve në komunën e Medvegjës për çdo vit ndahen mjete nga buxheti komunal, mirëpo deri më tani ato mjete nuk janë shfrytëzuar për kthimin e popullatës. Kushte për kthim nuk ka, as shteti as komuna nuk ka krijuar kushte për kthimin e popullatës shqiptare në komunën e Medvegjës”, përfundon Fehmi Beha./Titulli.com/

VIDEO: 

 

 

 

Arsim Sadriu nga Presheva, nominohet për deputet në kantonin Basel të Zvicrës
Familjet Maksuti dhe Rashiti: "Falenderim për gjithë miqtë tanë, që ndanë dhimbjen bashk me ne!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration