Sali Salihu merr timonin e rinisë së Partisë Demokratike (foto)
Lokale

Sali Salihu merr timonin e rinisë së Partisë Demokratike (foto)

14.Jun.2014 00:39
0
Në Konventën zgjedhore të mbajtur të premten në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc janë zhvilluar zgjedhjet e reja në Kuvendin e Rinisë së Partisë Demokratike (PD) Sali Salihu, është emri i ri i udhëheqësisë së Rinisë së PD-së pasi arriti të marrë besimin në Konventën zgjedhore, pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në rininë e këtij subjekti politik shqiptar. pd-forumi rinor Deri më sot këtë post e mbante Arbër Pajaziti, njëherit shef i kabinetit të kryetari të komunës së Bujanocit. Pas zgjedhjes në detyrën e re, Salihu përshëndeti të pranishmit duke falënderuar për besimin e dhënë me premtimin se do të punojë me përkushtim të lartë ndaj rinisë së kësaj komune. Prezentë në konventën zgjedhore ishte edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi si dhe kryetarja e Forumit të Gruas pranë këtij subjekti, Adelina Bruçaj Hasani. pd-forumi rinor-1 Me këtë rast kryetari Arifi i ndau një mirënjohje për kontributin e dhënë, ish kryetarit të Forumit Rinor të PD-së Arbër Pajaziti, i cili më herët kishte paralajmëruar dorëheqjen nga ky funksion. Në këtë Konventë zgjedhore morën pjesë simpatizantë të rinj të Partisë Demokratike./Titulli.com/
Detaje mbi vrasjen e bujanocasit Xhemsi Demiri (foto)
E “sjellë Brazilin” në Bujanoc, jep mesazh sensibilizues (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration