Historia e rrahjes në Zvicër të Fatlumit nga Presheva
Lokale

Historia e rrahjes në Zvicër të Fatlumit nga Presheva

25.Jan.2016 18:31
0
Rasti i djaloshit 12 vjeçar shqiptar (me prejardhje nga komuna e Preshevës) Fatlum J nga Walenstadt SG shokoi gjithë Zvicrën dhe është publikuar thuajse në të gjitha mediat e saj. Gjatë pushimit shkollor, ai është rrahur nga pesë deri në gjashtë fëmijë më të moshuar zviceranë (15 deri në 16 vjeçar).

Babai Faik J, 33, mendon: "Djali im është rrahur se është i huaj.

"Ai vetë ka qenë pjesë e dhunës si emigrant në Zvicër, sepse në St Gallen ishin më parë shkollat e tmerrit. "Djali im nuk duhet të marrë shembullin tim," thotë Faiku mendueshëm. Në verën e 1997, Blick sqaronte mbi dhunën e ushtruar ndaj 14 vjeçarit të atëhershëm Faik, shkruan Blick, përcjell Bota sot.

Në vijim e keni lajmin e dhunimit të Faikut në vitin e largët të 1997, ngjashëm si para pak ditësh, siç i ndodhi djalit të tij.

Titulli: «E gjithë shkolla në grevë: Nxirreni jashtë agresorin

330 nxënës të shkollës Feldacker të Mels SG janë ngritur në këmbë. Njëri prej tyre tha: "Faiku nuk është shumë i madh dhe i fuqishëm. Por ai mendon se është më i pushtetshmi dhe të gjithë duhet ti shkojnë pas. Ai është edhe i armatosur me thika dhe boksa." Atëherë kërcënoi një shok i Faikut reporterin e tabloidit Blick:"Nëse Faiku del nga shkolla, ti do jesh i vdekur nesër."

Pas 20 vitesh përsëritet historia. Vetëm: Sot familja J. nuk është agresorja, por viktima. Babai Faik thotë se në 1997 kishte qëndruar në Zvicër dy ose tre vjet, dhe ky ndryshim jetësh e kishte bërë impulsiv, brutal dhe hiperaktiv, përcjell Bota sot.

"Prej dhjetë vitesh, tani nuk kam bërë asnjë krim në Zvicër, përkundër historisë sime të trishtë," thotë më tej Faiku. Sot, e hënë, do shkojë përsëri në shkollë Fatlumi, ndërsa shpresa e të atit mbetet: "Ai nuk duhet të shpagojë veprat e babait të para 20 viteve.

Jep dorëheqje kryetari i OVL së UÇPMB-së në Preshevë, Nazmi Hajredini
Musliu: Të mërkurën në Strazburg për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration