Nxënësit e shkollës më të madhe fillore në Bujanoc i nënshtrohen testit
Lokale

Nxënësit e shkollës më të madhe fillore në Bujanoc i nënshtrohen testit

18.Jun.2014 10:06
0

Shkolla fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc e cila mbanë primatin për nga numri i nxënësve filloristë në komunë të Bujanocit, pas mbajtjes së testit nga gjuha amtare dhe matematika, organizon edhe testin e kombinuar.

Si në të gjithë shkollat tjera fillore në Luginë e në Serbi edhe në shkollën  “Muharrem Kadriu” nxënësit që kanë përfunduar klasën e tetë të shkollës fillore dhe që vazhdojnë shkollimin e mesëm, nga ora 10:00 iu kanë nënshtruar testit të kombinuar që aplikohet nga ky vit.

Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij institucion arsimor Sherif Ademit, dy testet (gjuhë shqipe dhe matematikë) kanë kaluar në mënyrë të rregullt dhe se nxënësit kanë punuar.

“Rezultatet ende nuk i dimë, mirëpo ajo që është evidente se nxënësit kanë punuar mirë dhe shpresojë të jemi të kënaqur me rezultatet”, i tha Titullit , u.d. drejtori Ademi.

Foto ilustrim

 

Nga ana tjetër pedagogu pranë kësaj shkolle theksoi se nga 108 nxënës sa kanë përfunduar shkollën fillore, 105 prej tyre i janë nënshtruar provimit të gjuhës, matematikës dhe sot atij të kombinuar.

“Rezultatet preliminare rreth mbajtjes së këtyre provime do të paraqiten në tabelën e shkollës të premten (20 qershor) deri në orën 20:00, ndërsa ato përfundimtare të enjten (26 qershor), poashtu deri në orën 20:00”, deklaroi për mediumin tonë pedagogu Selami Jakupi.

Dorëzimi i listave të plotësuara me dëshirat për regjistrim në drejtimet e caktuara do të bëhet më 27 dhe 28 qershor.  Nga data 6 korrik do të fillojë pranimi dhe ndarja nëpër drejtime të ndryshme e nxënësve, kurse regjistrimi në shkollë të mesme në rrethin e parë do të bëhet më 7 dhe 8 korrik. Rrethi i dytë i regjistrimit do të zgjasë nga 7 deri më 10 korrik.

Përveç pikëve në testin përfundimtar, për regjistrim në shkollën e mesme vlerësohet edhe suksesi nga klasa e 6-të deri në klasën e 8-të, të cilat përmbajnë gjithsejtë 60 pikë.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit Ministria e Arsimit e Serbisë, përveç dy testeve, nga gjuha amtare dhe matematika, ka futur edhe testin e kombinuar.

Ky test përmban pyetje nga lënda e biologjisë, fizikës, kimisë, historisë dhe gjeografisë./Titulli.com/

Gordana Jankoviq nga OSBE, viziton redaksinë e Portalit Informativ Titulli
Kamberi: Bisedat informative në Bujanoc, qëllim frikësimin...do të njoftojmë ndërkombëtarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration