Arifi: Partitë aktuale në Luginë janë diktatoriale me qytetarët, Presheva pa ide ekonomike (video)

Nga Redaksia 08.01.2016 09:31

Shqipërim Arifi, kryetar i partisë më të re në Luginë të Preshevës “Alternativa për Ndryshim”, në një intervistë ekskluzive për portalin Titulli.com, akuzon partitë aktuale në Luginë të Preshevës se kanë udhëhequr politikë diktatoriale deri më tani.

Lidhur me zhvillimin ekonomik, në veçanti në komunën e Preshevës, Arifi thotë se zhvillimi ekonomik është në duar të diletantëve, njerëzve amatorë, që nuk kanë ide për ekonominë.

Ndërkaq, lidhur me institucionet lokale, ai thotë se të gjithë janë të politizuara, madje edhe shkollat, të cilët duhet të depolitizohen në tërësi.

 

Po fillojmë intervistën me planet dhe vizionin e partisë suaj lidhur me administratën komunale në Preshevë. Çfarë kishit bërë ndryshe?

Shqipërim Arifi: Ne kishim bërë gjithçka që ata më herët nuk e kanë bërë dhe nuk janë duke e bërë me vite. Ne duhet të kuptojmë se njerëzit që gjenden në komunë kanë ardhur nga një kohë e edukatës post komuniste. Kjo tregon qartas se nuk kanë afinitet dhe kompetenca profesionale për të organizuar gjërat që i përkasin qytetarëve. Gjithçka që është punuar deri më tani, jo që nuk është punuar asgjë, nuk është punuar profesionalisht, nuk është punuar në atë formë që të mos përfshihet interesi personal. Përkundrazi, gjërat janë implementuar në atë mënyrë që partitë aktuale dhe njerëzit e veçantë, të kënaqin interesat e tyre personale e grupore, në mënyrë që të garantojnë pushtetmbajtjen edhe në të ardhmen. Kështu që gjithçka është për t’u rikonsoliduar. Më e rëndësishme për ne është zhvillimi ekonomik. Ne e dijmë që në komunë të Preshevës ekziston Zyra e veçantë për zhvillim ekonomik. Në atë zyrë janë të punësuar persona që pikë së pari nuk e dijnë gjuhën e ekonomisë botërore, anglishten, në atë nivel, por edhe nuk kanë kapacitete, pa dashur t’i dëmtojë personalisht. Thjeshtë po them pasi që janë njerëz të komunës. Nuk posedojnë kompetencat dhe edukatën profesionale për të ditur se si funksionojnë fondet, si funksionojnë marrëdhëniet me ndërkombëtarët, si bëhet një bisedë më nje investitor që është i interesuar të vijë këtu. Pastaj, janë edhe ngushtë të lidhur me partinë dhe pushtetin lokal, i cili në një formë apo tjetër, dirigjon zyrën për zhvillim ekonomik të bëjë atë që është në interes të tyre dhe partisë.

 

Cilat janë kerkesat nga programi juaj në fushën e shëndetësisë?

Shqipërim Arifi: Konteksti jonë është që Shtëpia e Shëndetit është e politizuar dhe kjo është një problematikë që ndikon në jetën e qytetarit tonë. Duke qenë e politizuar, punëtorët e këtij institucioni janë njerëz që janë edhe nëpër kryesi dhe kryetar të partive, janë njerëz që janë të përfshirë në ngjarje politike. Automatikisht, me dëshirë apo jo, në këtë formë je i politizuar dhe më nuk mund të zbatosh betimin e Hipokratit. Ne do ta depolitizojmë komplet Shtëpinë e Shëndetit. Një nga format se si do ta depolitizojmë është pikë së pari që ne nuk do të përfshijmë mjekë që janë punonjës të Shtëpisë së shëndetit në strukturën tonë politike. Forma e dytë është që profesionistët që gjenden në Shtëpinë e Shëndetit të trajnohen. Ne duhet që atyre t’i mundësojmë përfshirjen në ngjarjet e medicinës globale, e cila po ndryshon shumë shpejt. Çdo vit në medicinë del diçka e re, sidomos pasi është përfshirë edhe teknika, e cila është e domosdoshme për një shërbim shëndetësor kualitativ. Stafin tonë të Shtëpisë së Shëndetit do ta avancojmë nëpërmjet trajnimeve jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit. Forma e tretë është që profesionisti që gjendet aty të jetë shërbëtor. Këtë mentalitet duhet ta kemi në çdo ndërmarrje. Në Shtëpinë e Shëndetit duhet që humanizmi të jetë mbi të gjitha. Ai i cili punon si doktor, nuk është privilegj të veprosh si doktor, por është përgjegjësi dhe shërbim ndaj qytetarit.

 

Cilat janë objektivat tuaja në arsim?

Shqipërim Arifi: Edhe në arsim do të kemi qasje të njejtë. Ne do të indentifikojmë problemet në formë shumë konkrete, edhe para se të hyjmë në pushtet, pasi ne jemi duke i identifikuar ato. Këto tre forma që i ceka për Shtëpinë e Shëndetit do të implementohen edhe në arsim, në shkollat që gjenden këtu. Ne do t’i depolitizojmë, do t’i trajnojmë dhe do t’i mbjellim mentalitetin secilit mësues, pasi ata nuk janë profesorë, janë mësues që edukojnë gjeneratat tona të ardhshme. Nëse ne i edukojmë ata në formë të politizuar, jo kualitative, atëherë ne prodhojmë një gjeneratë e cila nuk do të punojë për të mirën e popullatës sonë. Vetëm po shihet drejtimi që ka marrë gjenerata jonë. Ka shumçka që është për t’u lavdëruar, por ka shumçka që është për t’u kritikuar. Këtu nuk mbajnë përgjegjësi vetëm prindërit, por mbajnë përgegjësi edhe mësuesit. Kështu që ne do të bëjmë këto hapa, do t’i depolitizojmë, do t’i trajnojmë dhe do t’i mbjellim mentalitetin që janë shërbëtor të kësaj shoqërie, e asgjë më tepër.

 

Po kalojmë në një fushë që nuk është kompetenca e pushtetit lokal, fusha e gjyqësisë dhe gjykatave. Çfarë mendoni lidhur me këtë problematikë?

Shqipërim Arifi: Ne këtë problematikë e kemi marrë shumë seriozisht. Kemi inicuar dhe realizuar një peticion, të cilin e kemi dërguar në institucionet përkatëse që e kanë për detyrë të na kthejnë gjykatën, për arsye se ka ndodh një gabim politik që ndikon tek ne qytetarët teknikisht. Është bojkotuar regjistrimi i popullatës dhe përmes regjistrimit qeveria e Serbisë e ka shfrytëzuar menjëherë, sikur të kishte pritur që ne të bëjmë një gabim. E ka shfrytëzuar teknikisht, që edhe kjo nuk është në rregull, sepse mund të ndodh ndonjë gabim, mund të ndodh që “liderët tonë politik” të kenë qëllimet e tyre personale e grupore, e për këtë arsye nuk duhet të dënohët e tërë popullata shqiptare. Këtu unë shoh qeverinë e Serbisë në pozitë që të rikonsiderojë mendimin për gjykatat dhe prokurorinë dhe ta pranojnë peticionin tonë të qytetarëve, i cili ka qenë shumë korrekt, konkret dhe transparent që sa më shpejtë të kthejnë gjykatën në godinën që kemi këtu.

 

Edhe një fushë që nuk është kompetencë e pushtetit lokal por që ka kërkesa të vazhdueshme të faktorit politik shqiptar, e ajo është gjendja e sigurisë, respektivisht demilitarizimi i rajonit. Çfarë kërkesa keni ju?

Shqipërim Arifi: Me programin tonë parashohim qe ne pikë së pari duhet të ndryshojmë komunikimin, gjegjësisht gjuhën politike. Politika e cila është bërë, sidomos tetë viteve të fundit në komunën e Preshevës ka qenë politikë që ka përdorur një gjuhë që është një formë kërcënuese ndaj qeverisë dhe pushtetit qendror. Nëse unë flas pas lufte që ne do të bëjmë një Shqipëri të madhe, ne do të bëjmë Iliridën etj, gjëra që janë biseduar këtu, atëherë ne duhet të kuptojmë se këto fjalë nuk shkojnë bosh, nuk do të mbeten vetëm në rrethin tonë por do të dëgjohen edhe më largë. Janë dëgjuar edhe në Beograd, edhe shumë më largë në Bruksel, në Uashington. Dhe çfarë kemi bërë ne, kemi bërë vetveten faktor jo stabil në rajon. Ky vend ka qytetarë që ekonomikisht punojnë këtu, kanë kompani, janë njerëz që janë të integruar këtu. Të gjithë kanë letërnjoftime, të gjithë paguajnë taksa, janë njerëz që definitivisht nuk e cenojnë sigurinë. Nëse e marrim Beogradin nuk një numër statistikor të lartë të krimit, nuk ka më as kontrabandë sepse kufijtë janë bllokuar. Dmth ne jemi njerëz që nuk e cenojmë sigurinë dhe për këtë arsye nuk duhet të ketë këtu militarizim.

 

Dhe pyetja e fundit, zhvillimi ekonomik i rajonit?

Shqipërim Arifi: Zhvillimi ekonomik është aktualisht është në duar të diletantëve, njerëz amatorë, njerëz nuk janë të edukuar ekonomikisht, nuk kanë kurrfarë përvoje ekonomike, dhe gjithashtu, kjo është më me rëndësi, nuk dijnë të ndërtojnë politikë për të zhvilluar ekonominë. Kjo është problematika. Këta njerëz që sot neve na udhëheqin, idenë nuk e kanë për ekonominë. Dikush i lë fajin Serbisë, por unë i them Serbia nuk i ka fajet pse ne nuk kemi rrugë, Serbia nuk i ka fajet pse ne nuk kemi zgjidhur problemin e mbeturinave, Serbia nuk i ka fajet pse ne nuk kemi mundur të ndërtojmë me diasporën marrëdhënie të tilla të besueshmërisë që të mund të ofrojmë diasporën si faktor investitor në vendin tonë. Shqiptarët tonë që gjinden në Zvicër, Gjermani, Austri, Belgjikë e gjithandej, nuk janën jerëz që nuk kanë para, ata nuk janë njerëz që nuk kanë vullnet të investojnë në këtë vend, por përkundrazi besueshmëria ka humbur në këtë vend. Tash secili frikësohet të vijë e të investojë, pasi që frikësohen të mos hyjnë në lojërat e këtyre me ryshfete, korrupsion e burokraci, që përdoret si mekanizëm me të shty në shtos. Serbia këtu nuk na ka faj, këtu i kemi fajet ne. Për këtë arsye, zhvillimi ekonomik është në duart e gabuara për momentin. Kjo duhet të shfuqizohet nga qytetarët tonë, në komunë të Preshevës. Ne mendojmë që zhvillimi ekonomik dhe menaxhimi profesional i komunës duhet të shkojë në kombinim më ndërtimin e mirëqenies sociale. Kjo është qasja jonë. E gjithashtu, atë që e dijnë qytetarët tonë, që ndërkombëtarët janë larguar nga ky vend. Nuk ka asnjë organizatë të huaj. Po të mos ishin refugjatët, kurrë këtu një ndërkombëtar nuk shkel, kurrë nuk vjen ndonjë organizatë ndërkombëtare për bashkëpunim për projekte. Pyetja është, a thua për çka? A është rezultat i qytetarëve apo i pushtetit lokal. A thua ata e kan sjell situatën që ndërkombëtarët të frikësohen të bashkëpunojnë, apo Serbia i paska fajet që ndërkombëtarët nuk vijnë këtu. Këtu ne s’kemi mundur të reflektojmë tek të tjerët që jemi bashkëpunues, korrekt, ofrues dhe punojmë për të mirën e qytetarëve tonë. Kemi treguar që ne jemi diktatorë. PDSH, PVD, PD, cilado parti që ka ekzistuar deri më tani, e kanë treguar veten që dijnë të udhëheqin në mënyrë diktatoriale me qytetarët tonë. Na kanë shtrirë për toke dhe na kanë vendosur këmbën në fyt dhe po na thonë përsëri na jepni votën. Kjo nuk funksionon dhe nuk duhet të funksionojë. Nëse ne shqiptarët dijmë t’i dënojmë njerëzit që na shkelin, tash ka ardhur momenti, si për qytetarët tonë që jetojnë këtu edhe për diasporën të vijnë këtu, jo vetëm të flasin, të kritikojnë e të ankohen, por konkretisht me votën e tyre t’i dënojnë këta. Tash është momenti./Titulli.com/

Nga Redaksia 08.01.2016 09:31
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.