Skeçi i \"Stupcave\", gjenial për realitetin e politikbërjes së shqiptarve të Luginës

Nga Redaksia 05.01.2016 16:06

Lugina e Preshevës ndërrimin e motmoteve e shënoi në një atmosferë të qetë, gati të pahetueshme, madje edhe të zymtë, si asnjëherë më parë në dekadën e fundit.

Shkruan: Nehat Hyseni;
 
Ky vit i ri u prit me shpresa të harxhuara dhe me bindjen e trishtueshme të shqiptarve se në Serbi është vështirë të jetohet nën thundrrën e rëndë të regjimit serb.
 
Në këto kushte kur, realisht, shumë vështirë frymohet e jetohet shqip, kuptohet se edhe shpresat e shqiptarve të kësaj pjese të Shqiptarisë po veniten përditë e më tepër, e bashkë me shpresat e venitura për një ardhmëri të lumtur dhe me perspektivë për ata, këto troje, që kanë rëndësi tejet të madhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike për kontrollin e rajonit të Ballkanit, gjithënjë e më tepër po braktisen nga shqiptarët e pashpresë dhe po i lihen Serbisë.
 
Në këtë atmosferë të vështirë, mbytëse për shqiptarët e Luginës, sa duket, betejën politike e diplomatike, shqiptarët si komb me dy shtete në Ballkan, janë duke e humbur gjithënjë e më tepër.
 
Hapin e parë drejtë ambisit të shqiptarve të Luginës e bëri ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në dialogun e Brukselit për "normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi" dhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së 19 prillit 2013 me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiqin dhe me ndërmjetësimin e komisioneres së lartë të BE-së, baroneshës Catherine Ashton, pa e përfshirë, madje pa e përmendur fare çështjen e shqiptarve të Luginës së Preshevës?!
 
 Pra, në Bruksel zhvillohet dialogu vetëm për serbët e Kosovës, pa e përfillur fare çështjen e shqiptarve të Luginës, duke i tradhëtuar ata tmerrësisht dhe duke i lënë nën mëshirën e regjimit të tërbuar antishqiptarë të Serbisë!
Kurse, në anën tjetër, Qeveria e Kosovës  angazhohet për sigurimin dhe garantimin e të drejtave maksimale, mbi çdo standard europian e botëror për minoritetet.
 
Natyrisht se në këto rethana makabre, kur Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, me disa deklarata verbale për konsum të brendshëm politik, sa për t'i qetësuar votuesit e tyre, gënjejnë paturpësisht se janë duke bërë diçka relevante, të rëndësishme, për mbrojtjen e të drejtave të Shqiptarve të Luginës, së paku në nivelin e standardeve minimale europiane për të drejtat e njeriut.
 
Këtë avaz të tradhëtisë kombëtare të Qeverisë Thaçi ndaj shqiptarve të Luginës e vazhdoi edhe Qeveria Mustafa, duke nënshkruar Marrëveshjen e 25 gushtit 2015, në Bruksel, midis kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës dhe Aleksandar Vuçiqit, si kryeministër i Serbisë, me ndërmjetësimin e komisioneres së lartë, Frederica Mogherinit.
 
Me këtë rast, Isa Mustafa i dëshproi dhe tradhëtoi edhe më keq shqiptarët e Luginës, të cilët pritnin e shpresonin shumë nga z. Mustafa, duke marrë parasysh faktin se partia e tij, LDK ishte inicuese e debatit të 31 majit 2013 në Kuvendin e Kosovës dhe miratimin e Rezolutës për Luginën, në mbledhjen e 6 qershorit 2013, në dhjetë pika. Ndërkaq, në pikën një të kësaj Rezolute thuhet decidivisht, se Republika e Kosovës do të kujdeset për të drejtat e shqiptarve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, sipas parimit të reciprocitetit me serbët e Kosovës, se do t'i hapë zyrat për shqiptarët e Luginës në Prishtinë dhe Gjilan (pika 3), etj.
 
Mjerisht, asgjë nga kjo Rezolutë nuk është përfillur dhe nuk është realizuar nga Qeveria Thaçi, e as nga Qeveria Mustafa.
Këtij realiteti të zymtë dhe kësaj performanse antishqiptare të qeverive të Kosovës i bashkëngjitet edhe qëndrimi deklarativ i Qeverisë Rama, që përveç premtimeve dhe vizitave të Ramës, Majkos e Metës, kur premtuan ndërtimin e një shkolle për shqiptarët në Luginë, me ardhjen e tyre në pushtet në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, sa duket, premtimet e tyre u "avulluan" dhe u harruan.
Në këtë gjendje dëshpruese dhe të pashpresë për shqiptarët e Luginës, spektri politik i tyre, me performansën e vet politike të shfrenuar dhe të pa kontrolluar nga askush, ka shënuar papërgjegjësinë dhe idiotësinë proverbiale të qeverisjes me pushtetin lokal në Preshevë nga PDSH dhe Ragmi Mustafa, si dhe ai dhe komunën e Bujanocit që është në koalicion me partitë serbe, kundër partive politike shqiptare, në opozitë, kanë degraduar e përdhosur skajshmërisht pozitën politike e juridike të shqiptarve të Luginës.
 
Duke "vajtuar" dhe (gjoja) duke e "kundërshtuar" regjimin e Serbisë PDSH me "satelitët" e vet në Preshevë, Ragmi Mustafa ka siguruar "parajsën" e pasurimit të dy-tri firmave private në Preshevë dhe ka vazhduar të jetë argat i tyre me misionin e zhvatjes së buxhetit komunal të komunës së Preshevës për llogari të tij personale dhe të kushërinjve të vet. 
Formula e tij e patrazuar dhe e pakundërshtuar gati nga askush nga spektri i "fjetur" politik i Luginës, ku në të kaluarën thuajse ishte krijuar një pakt midis pozitës dhe opozitës, me ndarje të "heshtur" të interesave, në dëmë të qeverisjes së mirë dhe të përgjegjëshme të pushtetit lokal në Preshevë dhe Bujanoc.
 
Në Preshevë, Ragmi Mustafa&company, derdhte "lotë krokodili" ditën "kundër Serbisë", kurse bashkëpunonte "vëllazërisht" me Qeverinë e Serbisē, për interesa të firmës private të kusherinjve të tij, si dhe të dy firmave private, natën. 
 
Kështu, demagogjia e tij politike, e ndihmuar nga blerja e votës dhe degradimi i komunës së Preshevës, si dhe ai i koalicionit shqiptaroserb në Bujanoc, e dëmtuan rëndë dhe e degraduan e përkeqësuan tmerrësisht pozitën e shqiptarve në Luginë.
 
Prandaj, konsideroj se skeçi politik i Stupcave në Programin humoristik të vitit të ri, i përgjigjet shkëlqyeshëm gjendjes kaotike politike në Luginë, e sidomos luftës 2000-2001 në Luginë.
 
Andaj, i përgëzoj Stupcat për guximin në mbrojtjen e dinjitetit kombëtar dhe zbardhjen e dëmkosjes së tradhëtisë dhe elementeve të dëmshme të shpirtëkëqinjëve dhe lakmitarve, të cilët e dëmtuan luftën tonë për liri pavarësi e mirëqenie, duke përfituar për interesa personale dhe në dëm të kauzës kombëtare.
 
Meqë zgjedhjet lokale në Serbi kabgjasë se do të mbahen më 24 prill 20016, partitë politike në Preshevë kanë filluar përgatitjet për zgjedhje. PVD, si parti e parë shqiptare në Luginë, që ka shtrirje në Preshevë, Bujanoc dhe në Medvegjë, tashmë i ka kryer zgjedhjet e brendëshme partiake në nëndegë dhe në degë, duke zbatuar parimin e fshehtë dhe freskimin më të madh në historinë e saj me kuadro të reja. Kjo parti pretendon që ta përfundoj periudhën dhjetëvjeçare e të qenit në opozitë, si dhe përfundimit të periudhës së "errët" të keqqeverisjes së pushtetit lokal në Preshevë dhe Bujanoc.
Kësaj radhe, garës zgjedhore në Preshevë do t'i bashkëngjitet edhe Alternativa, si parti e re, që do e begatoj këtë garë me ide dhe akterë të rinjë në skenën politike të kësaj komune.
UDSH, disi ka qenë e pasivizuar gjatë tre-katër viteve të fundit dhe akoma nuk është duke treguar shenja "zgjimi"?
 
Kurse, pozita qeverisëse PDSH dhe "satelitët" e saj, që gjatë qeverisjes së tyre dhjetëvjeçare, e sidomos në mandatin e tyre katërvjeçar, kanë shkaktuar një mori skandalesh të rënda dhe të pafalëshme politike, me Lapidarin e UÇPMB-së në vitin 2012-2013, pastaj me dhënien e Mirënjohjes ("Zahvalnicës") keyeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq "për merita ndaj shqiptarve" të Luginës, si dhe një varg i pafund i akteve kriminale të politikbërjes shqiptare në Luginë, sipas formulës: "patriotizëm - ditën, hajni e bashkëpunim me Serbinë për pasurim, natën"!
Pra, kjo është situata reale në Luginë. Shpresat se diçka e rëndësishme dhe pozitive do të ndodhë me zgjedhjet lokale të 24 prillit 2016, paraqesin një pritshmëri të vakët, se më në fund do të shihet pakëz "dritë në fund të tunelit" duhet t'i mobilizoj të gjithë shqiptarët e Luginës që të kontribuojnë që ato ndryshime, me ndihmën edhe të faktorit gjithëshqiptar dhe miqëve tanë ndërkombëtarë, realisht të ndodhë.
 

Nga Redaksia 05.01.2016 16:06
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.