Gjendje e mjerueshme e Muzeut të Tërnocit (foto)
Lokale

Gjendje e mjerueshme e Muzeut të Tërnocit (foto)

05.Jan.2016 14:55
0
"Ne do ta avancojmë kulturën dhe traditën tonë" ishte motoja e Nagip arifit dhe partisë së tij në zgjedhjet e fundit lokale, por, po shihet qartë se një pushtet që konsideron politikën si rrugë të pasurimit të bartësve të tij, nuk i intereson mbrojtja e kulturës dhe traditës kulturore në komunën tonë.

Shkruan: Galip Beqiri, sociolog.

Në muajin maj të vitit 1995 bashkësia lokale e Tërrnocit,ne bashkëpunim me një grup te rinjsh dhe entuziastësh në fushën e kulturës dhe ruajatjen e trashëgimisë kulturore, bëri përgaditjen dhe hapjen e muzeut, në prezencën e shum njerëzve kompetent në fushën e historisë, arkeologjisë etj. nga Kosavova dhe Maqedonia si ; Jahja Drançoli, Gjiltekin Shehu, Shukri Rahimi, Hakif Bajrami Rexhep Doci, Abdulla Amidi e shumë të tjerë.

Në grumbullimin e eksponateve, kanë kontribuar vendasit e Tërnocit të fshatarve tjera e më gjerë.

Vlerësimi i prezentëve ishte se; është bërë një punë shumë e mirë dhe kualitative për periudhën e shkurtër në grumbullimin e eksponateve, e në ruajtjen e trashëgimisë kulturore,identitetit kombëtar, autoktonisë së popullit shqiptar në këto troje etj.

Hapja e muzeut ka qenë pikënisje për pasurimin e tij të mëtutjeshëm, me material të nduardurshëm arkeologjik, historik, kulturor etj.

Për fat të keq, nuk kaluan disa vjet dhe muzeu u shndërrua në një vend të pahijshëm dhe në një gjendje të palakmueshme. Në vend se të pasurohej, ai, ditë e për ditë varfërohej-shkatërrohej. Zhdukja dhe vjedhja e një numri të madh të eksponateve me vlerë arkeologjike shumë të madhe .

Në mungesë të hapësirës adekuate për muze, një kontribut me peshë ishte edhe ndihma materiale e bashkëfshatarëve në rregullimin-adaptimin e hapësirave të shkatërruara e të lënura pas dore për shumë vite. Eksponatet u ekspozuan në hapësirat e Shtëpisë së kulturës në katin e dytë, tani të renovuara, iu lënë nën përkujdesje Bashkësisë lokale, shkollës fillore "M.Kadriu".

Mirëpo, shpesh, siç dimë ne, e jemi të prirur në mosruajtjen e të mirës, në vend të pasurimit të muzeut, bile ruajtjes së gjendjes fillestare të tij, për moskujdesit total gjendja e Muzeut është katastrofale, gjegjësisht siç flasin fotot e poshtme.

Për çdo dite flitet se “ne do ta avancojmë kulturën dhe identitetin tone kulturor ne komunën tonë”, por, po shihet shumë qartë se një pushtet që konsideron politikën si rrugë të pasurimit të bartësve të tij, nuk i intereson  mbrojtja e kulturës dhe traditës kulturore në komunën tonë.

 

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI   

 

Hungaria ndihmon Vojvodinën me 160 milionë euro, sa ndihmojnë Shqipëria dhe Kosova Luginën e Preshevës
Komandantët e policisë në Bujanoc e Preshevë ndërrojnë vendet, shqiptarët të nënpërfaqësuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration