Mbi 100 biznese po i promovojnë produktet e tyre në Gjilan, asnjë nga Lugina
Lokale

Mbi 100 biznese po i promovojnë produktet e tyre në Gjilan, asnjë nga Lugina

03.Aug.2014 14:45
0

Është hapur zyrtarisht të shtunën Panairi regjional i produkteve vendore "Gjilani 2014”, në të cilin të gjitha bizneset e regjionit po i promovojnë produktet e tyre, të cilin panair e organizon drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit dhe do të mbahet për dy ditë me radhë.

Në ceremoninë e hapjes zyrtare të panairit ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu, kryesuesja e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku Rexhepi, drejtori për Zhvillim Ekonomik Ismail Januzi, drejtorë të tjerë komunal, përfaqësues nga zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues të shtatë komunave të regjionit të lindjes si dhe qytetarë të shumtë nga Gjilani e diaspora.

Në fjalën e rastit, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka falënderuar të gjithë ata që mbështeten këtë panair, duke shtuar se Gjilani po e rikthen Panagjyrin që e kishte shumë më parë, por tash me prodhime vendore, për të cilat tha se Gjilanin e bëjnë krenar.

“Më lejoni t’i falënderoj të gjithë ata që janë përfshirë në Panagjyrin e Gjilanit. Unë si pjesëtar i gjeneratës së mesme dhe gjeneratat më të vjetra e dinë që Gjilani e ka pasur dhe po e rikthen Panagjyrin e vet, por tash të prodhimeve të vendit. Komuna jonë është lidere në prodhim, sidomos në prodhime bujqësore, në industrinë e bujqësisë po rikthehet nami dhe meritorë për këtë janë bizneset private, njerëz që na bëjnë krenarë, njerëz që kanë arritur ta plasojnë prodhimet e tyre në Bashkimin Europian, e deri në Afrikë. Shumë shtete që tash e mbajnë mbishkrimin “Made in Gjilan”, “Made in Kosova” dhe kjo përmes panaireve ka mundësi të shihet, të preket, të shijohet, të blihet dhe ta dërgojmë në shtëpitë tona, sofrat tona prodhimin që është jashtëzakonisht në interes, jo vetëm të zhvillimit të vendit, por në interes edhe të zhvillimit të komunës sonë, në veçanti regjionit të Gjilanit”, ka thënë Haziri.

Më pas kryetari Haziri ka vizituar kompanitë e regjionit një nga një, duke parë nga afër produktet e tyre.

Kreu i Gjilanit nuk ka harruar t’i falënderoj edhe bashkatdhetarët që jetojnë në Europë e Amerikë që ishin prezentë sot, me të cilët pohoi se ndihemi krenarë dhe për këta dy muaj sa qëndrojnë në Gjilan, janë vlera më e madhe që ne e kemi në komunën tonë.

Ndërsa, drejtori për Zhvillim Ekonomik Ismail Januzi, ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe që i ka dhënë panairi regjional të produkteve vendore "Gjilani 2014” si dhe Bashkimin Europian, që përmes Qendrën Regjionale të Marketingut - Lindje, ka qenë donatori kryesor i këtij evenimenti.

“Panairi është organizuar për herë të parë me qëllim të promovimit të produkteve vendore. Produktet vendore kanë një rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik të regjionit, duke pasur parasysh edhe pjesën e madhe të bashkatdhetarëve tanë që punojnë në diasporë dhe qëllimi i këtij evenimenti është që të krijohet një urë lidhëse e bashkëpunimit mes të bizneseve dhe bashkatdhetarëve tanë që punojnë në diasporë”, ka thënë Januzi.

Ai theksoi se ky panair, me rëndësi të veçantë për regjionin, pretendon të bëhet tradicional dhe në vitin që vije do të zgjerohet, të kaloj kufijtë dhe të marrin pjesë edhe produktet nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dhe Gjilanit do t’i krijoj një identitet të ri. Në këtë panair do të ketë edhe aktivitete kulturore dhe artistike.

Ndryshe, kryetari Lutfi Haziri ka paralajmëruar se “Panagjyri i bereqetit” do të mbahet në tetor të këtij viti. /2L ONLINE/

 

Arsiq: Problemet ekonomike më të mëdha se ato të sigurisë
Shi i përcjellë me vetëtima "˜apokaliptike' në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration