Mitroviq: Politikanët shqiptarë t\'i thonë të vërtetën qytetarëve të tyre (foto&video)

Nga Redaksia 11.12.2015 10:07

Në një intervistë ekskluzive për portalin informativ Titulli.com, Nenad Mitroviq, deputet në parlamentin e Serbisë, flet për integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore, për tekstet shkollore në gjuhën shqipe dhe për zhvillimin ekonomik të rajonit.

Mitroviq, deputet i partisë në pushtet në nivel qendror në Serbi, lidhur me tekstet shkollore në gjuhën shqipe që prej shtatorit gjenden në terminalin doganor në Preshevë, thotë se “nuk ka asnjë marrëveshje lidhur me këto tekste, dhe udhëheqësit e partive politike shqiptare duhet t’i thonë të vërtetën qytetarëve të tyre”.

Lidhur me raportin e auditorit shtetëror për buxhetin e komunës së Bujanocit, Mitroviq thotë se “ajo që thuhet në atë raport është e saktë, janë disa gjëra që janë bërë në mënyrë që nuk është dashur të bëhen”.

 

Si e vlerësoni situatën aktuale politike në komunën e Bujanocit dhe raportet shqiptaro – serbe në këtë komunë?

Nenad Mitroviq: Situata politike dhe ajo e sigurisë në komunën tonë është stabile për arsye se kemi të formuar koalicionin lokal në bazë të parimit të pushtetit multietnik, që do të thotë se në pushtet lokal marrin pjesë edhe partisë serbe edhe ato shqiptare. Me kënaqësi mund të konstatoj se situata politike në komunën tonë është stabile. Shpresoj që edhe në periudhën e ardhshme të mbetet kështu, duke marrë parasysh që ideja e Partisë Përparimtare Serbe (PPS) është që edhe pas zgjedhjeve lokale të kemi pushtet multietnik në Bujanoc. Ju e dini që stabiliteti politik është çelësi, para së gjithash për zhvillim ekonomik. Bujanoci hyn në radhën e 45 komunave më të pazhvilluara të Serbisë, dhe nëse dëshirojmë të flasim për vende pune, nëse dëshirojmë të flasim për zhvillim ekonomik, duhet patjetër të kemi stabilitet politik, që është mëse i nevojshëm për ne.

 

Si e vlerësoni punën e pushtetit lokal, pasi kemi akuza nga ana e opozitës për parregullsi në buxhet sipas raportit të Institucionit shtetëror të auditimit?

Nenad Mitroviq: Natyrisht që PPS është pjesë e koalicionit lokal, por këshilltarët e PPS-së nuk kanë votuar gjithmonë për propozimet e partnerëve tonë të koalicionit sepse ne me ato propozime nuk jemi pajtuar. Kemi menduar që ata propozime nuk janë të mirë dhe me zgjidhje tjera mund të japin rezultate dhe efekte më të mëdha. A ka mundur pushteti lokal, gjegjësisht koalicioni lokal që është në pushtet në Bujanoc të bëjë më shumë, sigurisht që ka mundur të bëjë diçka më tepër, a ka mund të bëjë diçka më mirë, sigurisht që ka mundur të bëjë më mirë. Them se me shumë gjëra nuk pajtohem. Sa i përket raportit të Institucionit shtetëror të auditimit (ISHA), unë si deputet popullor e kam marrë këtë raport në kuvend. Këshilltarët e pushtetit lokal gjithashtu kanë pasur rastin të marrin këtë raport. Ajo që thuhet në atë raport është e saktë, janë disa gjëra që janë bërë në mënyrë që nuk është dashur të bëhën, unë shpresoj që rekomandimet e këtij institucioni do të respektohen dhe zbatohen nga ana e pushtetit lokal. Konsideroj që e gjithë ajo që është bërë, e që nuk është në përputhje me rregullat ligjore, të kthehen dhe të harmonizohen me rregullat ligjore.

 

Titulli: Pasi që jeni kohë të gjatë në politikë, dhe natyrisht një kohë të gjatë flitet për integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore, çfarë mendoni lidhur me këtë si deputet i partisë që është në pushtet në Serbi?

Nenad Mitroviq: Sigurisht që është i nevojshëm integrimi i shqiptarëve në sistemin shtetëror të Serbisë, e ky integrim po përflitet tanimë një kohë të gjatë. Por, unë kam përshtypjen se edhe shqiptarët në një mënyrë nuk janë deri në fund të interesuar për integrim në sistemin shtetëror të Republikës së Serbisë. Ajo që është mirë më duhet ta them, e këto janë bisedimet që duhet të mbahen rreth shtatë pikave, të parapara për bisedime ndërmjet shqiptarëve dhe Qeverisë së Serbisë. Mund të them që kjo është një kornizë e mirë për t'u biseduar, pasi qeveria ka pranuar planin prej shtatë pikave. Gjithashtu gjithë partitë politike nga jugu i Serbisë, mendoj në partitë politike shqiptare, kanë nëshkruar këtë plan, e gjithashtu kemi edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar lidhur me planin dhe bisedimet, kështu që mendoj se është korniza e vetme për të cilën mund të bisedojmë me pakicën kombëtare shqiptare. Natyrisht, jemi të gatshëm që aty ku ekziston mundesia dhe gatishmëria të përmirësohet gjendja, nëse është kjo gjendja në arsim, në fushën e shëndetësisë, gjyqësisë. Secila nga shtatë pikët ka të bëjë me një sferë për të cilën është e definuar. Qeveria e Serbisë sigurisht do të caktojë njerëzit nga ministritë përkatëse që do të marrin pjesë në këto bisedime me të cilët do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për problemet eventuale që janë paraqitur në jug të Serbisë. Kemi probleme, nuk them që nuk kemi. Ja keni rastin të shihni që tekstet shkollore, që janë tentuar të importohen nga hapësira e Kosovës dhe Metohisë janë në terminalin doganor në Preshevë. Sigurisht që kjo nuk është mirë që është bërë ashtu, por mendoj që edhe liderët shqiptarë të jugut të Serbisë e kanë ditur që nuk mund të importojnë tekste shkollore nga hapësira e Kosovës dhe Metohisë. Ligjet tona parashohin që çdo pakicë etnike që jeton në Serbi, edhe pakica kombëtare shqiptare mund të importojë tekste shkollore për nevoja të nxënësve të tyre vetëm nga shteti amë prej nga vjen ajo pakicë kombëtare. Kështu që ne nuk kemi asnjë problem që tekstet shkollore të importohen nga Shqipërisa sepse Shqipëria është shteti amë i pakicës kombëtare shqiptare, e natyrisht që këto tekste shkollore duhet të harmonizohen me programin e ministrisë së arsimit të R. Serbisë.

 

Por munden edhe nga Kosova nëse për këtë merren vesh në Bruksel?

Nenad Mitroviq: Duhet të themi për shkak të vërtetës, opinionit dhe qytetarëve tonë që asnjë marrëveshje nuk është arritur në Bruksel lidhur me importimin e teksteve shkollore nga hapësira e Kosovës dhe Metohisë, për nevojat e pakicës kombëtare shqiptare në jug të Serbisë. Unë mendoj që kolegët e mi që udhëheqin partitë politike shqiptare duhet t'i thënë të vërtetën qytetarëve të tyre. Është më së lehti të vini dhe t'i thoni qytetarëve atë që juve ju konvenon dhe ajo që ju sjell pikë politike në afat të shkurtër. Por, ne duhet të merrem me çështje afatgjate, duhet të mendojmë afatgjatë pikërisht për atë që e thamë në fillim të bisedës, e ai është stabiliteti politik. Nëse dëshirojmë që të kemi stabilitet politik, duhet të merremi më të vërtetën, nuk guxojmë t'i themi të pavërteta qytetarëve tonë.

 

Sa i përket zhvillimit ekonomik, ju jeni në mandatin e dytë në Kuvendin e Serbisë, kur mund të presim në investim të huaj në komunën e Bujanocit?

Nenad Mitroviq: Unë shpresoj që shumë shpejtë do të kemi bisedime me disa investitorë potencial lidhur me potencialin ekonomik në komunën e Bujanocit. Më duhet të them në fillim se është shumë gjë e mirë që Korridori 10 kalon nëpër komunën tonë dhe që së shpejti do të kemi të përfunduar këtë pjesë të Korridorit 10 e cila po punohet. Ky është edhe një rast i mirë dhe një rekomanim që investitorët e huaj të vijnë në Bujanoc dhe të investojnë kapitalin e tyre në potencialet ekonomike të komunës sonë. Janë bërë disa bisedime lidhur me disa subjekte ekonomike që aktualisht janë në falimentim apo në ndonjë status tjetër. Ajo që sigurisht nuk bën është që fabrikat nuk po na punojnë. Përpjekjen e fundit e patëm për Jugokopin. Po bisedojmë me njerëz nga Italia, që janë të interesuar të nisin procesin e prodhimit në këtë industri të thertores. Të shohim çfarë mund të bëjmë, duke marr parasysh që kjo fabrikë është në falimentim. Kemi edhe disa rregullativa ligjore që në momente të caktuara po na ngadalësojnë që të bëjmë diçka, por nësë bashkërisht mundohemi dhe ndërmarrim disa gjëra, rezultatet do të mungojnë.

Titulli: Nga rajoni i Bujanocit dhe Preshevës kemi tre deputetë, Halimi, Kamberi dhe ju. A bashkëpunoni ndërmjet veti, për shembull në çështjen e investimeve të huaja?

Nenad Mitroviq: Natyrisht, pa marr parasysh që PPS është në koalicion në nivel lokal me partitë shqiptare që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje parlamentare, që nuk kanë përfaqësues në parlamentin republikan, unë kam bashkëpunim korrekt me kolegët Kamberin dhe Halimin. Kur është në pyetje zhvillimi ekonomik i këtij rajoni, unë jam i gatshëm që bisedoj dhe të bashkëpunoj me të gjithë, duke mos shtuar çështjen se cilës parti i takon dhe deputet i kujt është. Zhvillimin ekonomik duhet të jetë interesi ynë i përbashkët. Unë shpeshë ftoj kolegët e mi shqiptarë që në mënyrë aktive të marrim pjesë në bisedime, negociata. Shpeshë kemi kontakte me bashkësinë ndërkombëtare dhe mund të them që ne bashkërisht ftojmë përfaqësuesit ndërkombëtarë të na ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të rajonit tonë. Do të shohim sa do të kemi sukses në këtë. Më duhet përsëri ta them, të gjithë ata që bisedojnë me ne së pari na pyesin a kemi stabilitet politik në komunën tonë. Do të thotë investitorët i intereson vetëm një gjë, a ekziston stabiliteti politik në këtë rajon, sepse dikush duhet të investojë paratë e vetë në ndonjë potencial ekonomik, dhe natyrisht që ai që investon kërkon që një kohë të gjatë të mund të punojë i papenguar.

 

Dhe pyetja e fundit. Në vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet lokale. A do të dalin serbët në Bujanoc me listë unike zgjedhore?

Nenad Mitroviq: Mendoj që është shumë herët të flitet për këtë gjë a do të dalin serbët me një listë zgjedhore. Ajo që është e domosdoshme tek ne serbët, dhe tek partitë politike serbe, është sigurisht të zmadhojmë skenën politike në anën e serbëve. Kemi pasur zgjedhjet në vitin 2012. Në këto zgjedhje katër lista zgjedhore serbe nuk e kaluar pragun zgjedhor, kështu që kemi pasur shpërndarje të 2.200 votave serbe. Nuk janë fajtore partitë politike shqiptare që i kanë marrë këto vota, sepse e dini që çdo parti që nuk e kalon pragun, votat i shkojnë partive që e kanë kaluar pragun. Por në serbët prej 17 mandateve që i kemi pasur deri në vitin 2012, kemi rënë në 11 mandatë këshilltarësh. Mendoj se për këtë arsye duhet pak të zmadhojmë skenën politike serbe. Më ideale do të ishte një listë, dhe kështu nuk do të kishim asnjë votë të shpërndarë, por nëse nuk mundet një listë, atëherë së paku të zmadhohet skena politike dhe këto lista që do të konkurrojnë në zgjedhje lokale të kalojnë pragun zgjedhor./Titulli.com/

 

 

Nga Redaksia 11.12.2015 10:07
Shkruaj Koment

1 Komente

  1. milii 11.12.2015 11:01

    Une habitem me ket Popull qe nuk qohet nKom e me dal nprotest kunder ktynve politikanve qe ja hupen krejt drejtimin tardhmen femijeve tane per interesa personale edhe pi mosdijes.

    Vlerësimi: Nuk Rekomandoj 0 Përgjigju në këtë koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.