Si jetojnë shqiptarët në jug të Serbisë Sheshi i qytetit- Bujanoc
Lokale

Si jetojnë shqiptarët në jug të Serbisë

08.Dec.2015 21:52
0
Më pëlqen të jetoj me bindjen që nacionaliteti nuk na dallon: që nacionaliteti nuk flet për atë se sa libra kemi lexuar, cilat janë interesimet tona kryesore, cilët njerëz vlerësojmë, si informohemi dhe sa miq kemi. Nga ana tjetër, nacionalitetit, të cilit i përkasim po përcakton bindjet e njerëzve rreth nesh, veçanërisht nëse nënkupton edhe dallimin i cili është i dukshëm që në shikim të parë "“ p.sh., gjuha tjetër.

Shkruan: Maja Stojanoviq;

Kur përmendim shqiptarët dhe Serbinë në të njëjtin kontekst, nacionalistët së pari e kujtojnë Kosovën, krahinat ekzistuese sërbe: disa punëtorë të mediave – kolegun Fahri Musliun, gazetarin, i cili me vite të tëra punon në Beograd; njerëzit nga bota e teatrit – Bekim Fehmiun, aktorin e vdekur; gratë të cilat kanë lindur në Zvezdara – gjinekologun e atjeshëm; arkitektët ndoshta e kujtojnë Jelisavete Naçiq, gruan e pare, arkitetekte të shkolluar në Serbi, e cila projektoi shkollën “Kralj Petar I”, kurse u martua për një shkrimtar shqiptar. Rrallë kujt kjo i asocion me disa komuna në jug të Serbisë, aq më pak me tridhjetë mijë shqiptarë, të cilët jetojnë atje. Asnjëri prej tyre nuk ka përvojë personale ose kujtim në lidhje me shkaqet e luftërave, e as nuk ka marrë pjesë në këto konflikte. Sot jetojnë në Serbi. Tridhjetë mijë të rinj, të cilët kanë fatin e tillë, që sot të jenë shqiptarë dhe shqiptare në Serbi.

Çfarë gjuhe flasin? Do të duhej të flasin edhe serbisht, jetojnë në Serbi, do të thonë shumë njerëz. Paramendoni një familje të re, e cila krijohet në kohën kur ekzistonin konfliktet më të mëdha në mes autoriteteve të atëhershme dhe shqiptarëve në këtë hapësirë, kur bëhej fjalë për rindarjen e njësive zgjedhore ashtu që mos të vijnë në pushtet lokal shqiptarët edhe pse janë shumicë, kur shqiptarët shkolloheshin në shtëpitë e improvizuara si klasa, sepse ishin  të larguar nga shkollat, kur shumica e shqiptarëve e humbi punën. Në familjet e reja, në një situatë të tillë, vështirë dikujt I ka shkuar mendja t’i mësojë fëmijët “gjuhën e mjedisit” ku jeton. Shqiptarët prej atëherë nuk kanë pasur mundësi dhe nevojë të flasin gjuhën serbe, poashtu si shumë serb, të cilët më herët flisnin gjuhën shqipe. Bashkëpunimi dhe komunikimi  ishin incidente, madje edhe sot nuk janë kthyer në gjendjen e si para viteve të nëntëdhjeta. Pra, nuk qëndron çështja vetëm në atë se a dëshiron dikush sot të flasë serbisht – me gjuhën jo amtare ata duhet të takohen në çdo hap, duhet ta dëgjojnë për çdo ditë, duhet ta flasin për të mbetur e gjallë. Këso mundësie këta të rinj nuk kanë pasur.

Si shkollohen? Në gjuhën e tyre amtare, deri në fund të shkollës së mesme. Pa literaturë adekuate, sepse shteti ynë ende nuk ka gjetur forcën t’i miratojë të gjitha tekstet në gjuhën shqipe.  Tekstet shkollore kontrabandohen përmes kufirit me Kosovën, sepse janë më të përshtatshme. Shteti ynë nuk po e pranon Kosovën, prandaj nuk po i njeh as tekstet nga matematika. Lloj-lloj sulmesh mund të gjenden në rendin kushtetues në variablat me ekuacione të shumëfishta. Çdo vit, para se të mundohen që dijen e nxënë “ta fusin në kokë”, të flenë në libër ose të ngrohin karrigen, si të gjithë nxënësit mesatarë në Serbi, sëpari duhet të mundohen që librat të futen në çantat e tyre. Pas kësaj vjen fakulteti. Para disa viteve përherë të parë është formuar Fakulteti Ekonomik në Gjuhën shqipe në Medvegjë, ku si të thuash as nuk ka pakicë shqiptare. Është formuar edhe paralelja e ndarë e Univerzitetit të Novi Sadit, sepse Univerziteti i Nishit ka refuzuar ta formojë një të tillë. Tash nëse je shqiptarë, ke tetëmbëdhjetë, jeton në Serbi dhe dëshiron të shkollohesh në vendin ku jeton, edhe më tutje me mundësi minimale që të dëgjosh dhe flasësh gjuhën serbe, zgjedhja është e lehtë – duhet të studiosh ekonomi.

Si punësohen të rinjtë shqiptarë? Pas dymbëdhjetë vjet shkollimi në gjuhën shqipe, shumica (të cilëve shkenca e ekonomisë nuk i flenë në zemër) është e obliguar të shkollohet në universitetin e Tetovës ose të Prishtinës. Njohja e diplomave nga Tetova nuk është aspak e lehtë, ndërsa e atyre nga Prishtina deri frik e pamundshme. Ndoshta prapë do të jetë e pamundshme, sepse Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendim (deri tash publikisht të paarsyetuar) që mënyra e nostrifikimit të diplomave nga Prishtina e arritur me marrëveshjen e Brukselit, është antikushtetuese. Andaj, përveç problemeve të cilat të gjithë të rinjtë në Serbi kanë – si të arrijmë deri te diploma dhe si të dalim nga regjistri i të papunëve, të rinjtë shqiptarë kanë edhe një hap ndërmjet këtyre: si të nostrifikojnë diplomën dhe si të arrijnë deri në biron për punësim.

Si jetojnë të rinjtë shqiptarë? E këtu janë të njëjtë me shumicën e të rinjve në Serbi. Ulen nëpër kafene, kërkojnë nga pak para prej prindërve, kanë dashuritë e tyre të mëdha si dhe komplikime të pazgjidhshme dashurie, ikin nga shkolla, u gjejnë pseudonime profesorëve dhe gërvishtin zemra nëpër bankat shkollore. Punojnë si vullnetarë, pas përmbytjeve, në aksionet e ndërmarra në Paraçin, sepse janë plot entuziazëm rinor. Sigurisht nuk shtrihen në krevat me mendimin – unë jam shqiptar në Serbi. Me shumë gjasë zgjohen me mendimin – ku mund të shkoj nga Serbia?  Si edhe shumica e të rinjve në Serbi, pa dallim – derisa nuk ndryshojmë parimet themelore në bazë të të cilave jetojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

Autori është Drejtoreshë ekzekutive e organizatës "Iniciativës Qytetare"- Beograd

Opinionet janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI  

Kamberi qeverisë në Beograd: A nënkupton vendimi militarizëm të mëtutjeshëm të Bujanocit
Daçiqi: Në Serbi s'mund të mësohet nga librat që shkruajnë se Kosova është e pavarur
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration