Ekspozitë e tre artistëve shqiptarë në galerinë Mytoro në Hamburg

Nga Redaksia 01.12.2015 08:24

"Personal Archives" titullohet ekspozita me punime të artistëve: Reshat Ameti, Nafi Jashari dhe Xhelil Rufati që hapet në galerinë e artistit shqiptar Mentor Ejupi.

Galeria e artit bashkëkohor “MYTORO” Hamburg, e artistit shqiptar Mentor Ejupi-Toro hap një ekspozitë me tre artistë shqiptarë nga Maqedonia. «Personal Archives» titullohet ekspozita me punime të artistëve: Reshat Ameti, Nafi Jashari dhe Xhelil Rufati. Ajo është kuratuar nga Goranqo Gjorgjievski (kurator pranë Galerisë Nacionale në Shkup).

Ekspozita «Personal archives» ka të bëjë me grumbullimin e veprave të këtyre tre artistëve dhe pedagogëve universitarë dhe të kuratuar nga z. Gjorgjievski. Kuratori i përmendur shkruan veç tjerash “artistët në fjalë janë të bashkuar në konceptin e marrëdhënieve të të kaluarës së tyre dhe artit të tyre, art i cili në vete ka një hulumtim permanent në botën e tradicionales dhe personales, veprat e artistëve kanë të bëjnë me një tematikë dhe ide që të çon në thellësitë e të kaluarës së kulturës shqiptare. Format e të shprehurit janë të ndryshme, por gjithmonë të një niveli të lartë artistik dhe mjeshtrisë teknike”.

Në pikturat e z. Ameti, kemi të bëjmë me një shprehje tradicionale të abstrakuar në koloritin shumë tipik dhe shumë të fortë të ngjyrave dominante, detajet e veshjeve dhe të rekuizitave tjera nga përditshmëria e kulturës shqiptare, zbërthehen në një harmoni multi kolore dhe simetrike , me forma shumë të qarta të një “rrëmuje” kulturore dhe historike. Kur e themi rrëmujë kemi parasyshë lëvizjet teatrale që autori i pikturon me një mjeshtri të rrallë, duke mos u larguar asnjëhere nga skena që bartë me vete me vite të tëra nga arkivat e tradicionalizmit.

Forca e arritur në pikturën e z.Ameti është shumë dominuese, kjo forcë të jep përshtypjen se ngjyra dhe forma janë në një “luftë” permanente me njëra tjetrën. Kjo, pra është një histori e një populli të tërë që në rrethana historike dhe aktuale po përballon luftëra të llojeve të ndryshme. Perfekcionizmi, që në të shumtën e rasteve është shumë gjeometrik, por asnjëherë monoton, ofron një zbulim nga brendia e autorit, një pjesë nga shpirti i tij që është bartur në arkivin e tij personal.

Reshat Ameti sot është njëri nga artistët më të pranishëm në skenën e artit maqedonas dhe ndërkombëtar.

Nafi Jashari paraqitet me grafikë, por kjo grafikë edhe pse synon tradicionalen, është pothuajse e transformuar në pikturë, duke shfrytëzuar e kombinuar metodat moderne të grafikës klasike. Jashari jep vlera të reja të grafikës bashkëkohore, ngjyrat e përdorura në veprat që do ekspozohen janë një klithje e bukurive natyrore të Mesdheut, këto bukuri thyhen me vendosjen perfekte të simboleve tradicionale shqiptare. Patriarkalizmi si veti tipike e shqiptarëve, lë gjurmë në veprat e Nafi Jasharit: familja, shtëpia dhe ambienti i jetesës tradicionale të bëjnë të hulumtosh më tutje në arkivat e të së kaluarës.

Ndërsa Xhelil Rufati, skulptor, me punën e tij paraqet një formë të justifikuar të të krijuarit në forma të plastikës moderne. Drita, gjeometria, tradita, janë tatuazhet në skulpturat e krijuesit. Baza e perceptimit të tij është frymëzim nga e kaluara e largët (legjendat dhe mitologjitë e kombeve), e kaluara të kohëve të fundit (ndikimi i artit modern) dhe natyrisht të tashmen, por kryesisht për të nxjerrë në pah se shumica e veprave që zvarriten nga mitologjia pagane parahistorike, interpretuar me shprehje moderne artistike.

Legjendat dhe tregime mitologjike për perënditë, dielli, vallet, kafshët … janë burim i traditës së popullit shqiptar të kësaj zone, veçanërisht teknikat filigrane të Rekës së Epërme, por në fakt ato janë të pandara në historinë e të gjitha kombeve. Në disa skulptura, e perceptueshme është struktura molekulare, bashkim i të kaluarës dhe moderne, si një simbol i identitetit personal. Pra, z. Rufati flet për historinë dhe traditën e popullit të tij dhe historitë universale, legjendat, mitologjitë dhe traditat e njerëzimit.

Z.Rufati, duke transferuar legjendat dhe tregimet mitologjike në vëzhgim vizual krijon një dialog modern me të kaluarën, duke krijuar një format surreale dhe associative. Ekspozita do të hapet me 17 dhjetor 2015 në ora 19:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri me 16 Janar 2016./albinfo/

 

Nga Redaksia 01.12.2015 08:24
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.