Vuçiq i gatshëm për bisedime me shqiptarët e Luginës (Video) Foto: Tanjug
Lokale

Vuçiq i gatshëm për bisedime me shqiptarët e Luginës (Video)

20.Nov.2015 00:30
0
Integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore të Serbisë, përveç liderëve të Luginës së Preshevës, e përkrah edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndonëse shqiptarët nuk janë të kënaqur lidhur me moszgjidhjen e problemeve të shumta të kësaj popullate në jug të vendit, kur dihet se kanë kaluar mbi 13 vite nga Plani i atëhershëm i qeverisë për zgjidhjen e problemeve në këtë rajon, deputetët shqiptarë nga Parlamenti i Shqipërisë janë të mendimit se integrimi përmes gjuhës së dialogut duhet të vazhdojë.

Integrimin e plotë, shqiptarët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës e kanë vendosur si pikë të parë në planin shtatë pikësh për bisedime me qeverinë e Serbisë në vitin 2013.

Këto bisedime janë ndërprerë pas një kohe të shkurtër, por të gatshëm për t’i vazhduar bisedimet janë shprehur edhe shqiptarët, Trupi Koordinues, e së fundmi edhe kryetari i qeverisë serbe.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e vlerësoi çështje shumë të rëndësishme integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore të Serbisë. Vuçiq nuk u duk shumë i informuar lidhur me këtë problematikë, por u shpreh i gatshëm për të biseduar.

“Kjo është një çështje shumë e rëndësishme, nuk jam i sigurtë që ashtu pikërisht ashtu, por nëse keni të drejtë, jam plotësisht i gatshëm të punoj dhe të bashkëpunoj me ju lidhur me këtë çështje, dhe në mënyrën më serioze të marr pjesë. Plotësisht jam i gatshëm. Jo vetëm unë si kryetar i qeverisë, por edhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi”, u përgjigj Aleksandar Vuçiq në pyetjen rreth inkuadrimit të shqiptarëve, raporton Titulli.com.

Kryeministri i Serbisë u shpreh i gatshëm edhe për vazhdimin e bisedimeve të qeverisë serbe me liderët shqiptare të Luginës së Preshevës, lidhur me planin shtatë pikësh të hartuar nga shqiptarët e këtij rajoni, ku njëra prej pikave të këtij plani është integrimi i plotë i shqiptarëve.

“Gjithnjë jemi gati të bisedojmë, sa më herët, aq më mirë. Nëse më pyetni për pjesëmarrjen time, gjithmonë jam i gatshëm për këtë. Për gjithçka që nuk prish shtetësinë e Republikës së Serbisë, ne jemi të gatshëm të bisedojmë”, u përgjigj kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në pyetjen e shtruar nga gazetari i portalit informativ Titulli.com.

Edhe Shqipëria mbështet integrimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucionet shtetërore të Serbisë.

Deputeti i parlamentit të Shqipërisë, Alfred Peza, gjatë qëndrimit të Preshevë dhe Bujanoc, theksoi se “të integruar, të bashkuar dhe me ndihmën gjithnjë më të madhe të qeverisë së Shqipërisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të fitojnë më shumë të drejta”.

“Integrimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në rrjedhat integruese të Serbisë është pjesë e një procesi më të madh, e një projekti të madh kombëtar që ne kemi, bashkimin e të gjithë shqiptarëve, por kuptohet në Bashkimin Evropian”, theksoi Peza, i cili vizitoi Luginën e Preshevës në cilësinë e kryesuesit të një delegacioni deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, sipas Pezës, mund të përfitojnë edhe nga avancimi i marrëdhënieve Shqipëri – Serbi, apo marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, që paraqitet si kusht për integrimet evropiane të rajonit.

“Me avancimin e këtyre marrëdhënieve, ata që përfitojnë më shumë janë qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, sepse jemi dy vende pjesë e proceseve integruese për BE dhe zgjidhja e problematikave të pakicave nacionale në vendet anëtare të BE-së zgjidhen në bazën e një kuadro rregullator të mirëpërcaktuar. Si e tillë Serbia do të jetë e detyruar  gjithmonë e më tepër të avancojë dhe të respektojë të gjitha të drejtat që i takojnë shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, theksoi deputeti Peza për portalin tonë.

Deputeti i parlamentit shqiptar i bëri këto komente pas takimit me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën, i cili thotë se Komisioni për edukim dhe mjetet e informimit publik pranë Kuvendit të Shqipërisë ka kompetenca që të dal me propozime konkrete për të mbështetur shqiptarët e Luginës.

“Shqiptarët e Luginës duan tekste mësimore në gjuhën amtare, përshpejtimin e njohjeve të diplomave nga Shqipëria në Serbi, pastaj rregullimin me ligj të përdorimit të lirë të simboleve kombëtare shqiptare dhe shumë çështje tjera”, tha Mustafa.

“Uroj që deputetët dhe ky komision të jenë në funksion të ndihmave serioze në zgjidhjen e problemeve të grumbulluara decenie me radhë për shqiptarët në Luginë të Preshevës”, deklaroi kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, pas takimit me deputetët nga Shqipëria.

Delegacioni i deputetëve shqiptar vizitoi edhe Këshillin Kombëtar Shqiptar, ku u takuan me kryetarin e këtij organi, Jonuz Musliun.

Musliu pas takimit tha se kanë informuar deputetët shqiptar lidhur me problemet që preokupojnë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Është momenti që Shqipëria të jetë më afër shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t’i mbështetur ata, pasi jemi në shekullin 21 dhe është absurde të thuhet se nuk ka tekste mësimore, por ky është një realitet i politikës në Serbi”, tha Jonuz Musliu.

Duke folur për mungesën e teksteve mësimore në gjuhën shqipe dhe donacionin e qeverisë së Kosovës, Musliu tha se “tekstet janë bllokuar që dy muaj në terminalin doganor të Preshevës, pasi qëllimi kryesor i Serbisë është që të mos ketë mësim cilësor në Luginë të Preshevës”./Titulli.com/

VIDEO

 

Në Serbi mbahen të bllokuara 24 tonë tekste nga Kosova të dedikuar për Luginën
Serbia vendosi kontrollimet e emgriantëve me Maqedoninë, zvogëlohet numri i refugtëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration