Je shumë vonë bac Berishë!
Vështrime

Je shumë vonë bac Berishë!

30.Oct.2015 15:14
0
Pas më shumë se një muaji e gjysmë të krijimit të Asosacionit të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë më saktësisht më datë 12 shtator 2015, ish "“ kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka reaguar dje mbas ditë në FB duke përshëndetur këtë shpallje të "Autonomisë" së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ai lërë se ka reaguar me shumë vonës, por në statusin e tij ka dhe shumë informacione të gabuara, siç është : "shpallen mbreme ne një mbledhje te te gjithë te zgjedhurve te tyre, Autonomine e Lugines".

Shkruan: Valon Gashi

Si duket z.Berisha, ka marrë informacione të gabuara nga përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ose i ka keqkuptuar ata gjatë takimit që kishte në Gjenevë. Së dyti ai nuk e di se si është krijuar Asosacioni dhe a është përkrahur nga të gjithë të zgjedhurit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kjo shpallje sipas Berishës do të i bëjë të mundur shqiptarëve të Luginës që të gëzojnë liritë dhe të drejtat njerëzorë e minoraitare, kur kjo “Autonomi” që shqiptarët e Luginës e quajnë Asosacion i komunave me shumicë shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, nuk është pranuar nga as kush deri më tani, as nga Kosova, as nga Shqipëria e lëre më nga Serbia.

Shtroj një pikpyetje të madhe, pse tani ky reagim i Berishës  me kaq vonesë dhe si një ish-kryeministër i Shqipërisë me kaq informacione të dobëta e që kur ishte në pushtet nuk shprehi as një herë gadishmërin për interesimin e një vizite apo ndihmese për shqiptarët e Luginës së Preshevcës.

Dhe së treti unë nuk e di se është arrestuar ndonjë këshilltar shqiptarë që ka marrë pjesë në mbledhjen e krijimit të Asosacionit të komunave me shumicë shqiptare në Serbi, ashtu siç cek, z.Berisha në statusin e tij në fb.

Dhe për fund e vetmja që di Berisha sigurt për shqiptarët e asaj pjesë është që janë qytetaret apo minoriteti me i shtypur ne Evrope, gjë që kjo është treguar edhe me shumë kundërshtime të ndryshme siç ka pasur protesta të shumta të organizuar nga shoqëria civile siç është rasti me diplomat që është protestuar në Preshevë me pjesëmarrjen e më shumë se 5 mijë protestuesve shqiptar të asaj pjese për Diplomat e që është zhvilluar në kohën kur z,Brisha ishte kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe nuk pamë atëherë ndonjë reagim zyrtar të tij. 

Autori është gazetar nga Bujanoci, artikulli është marrë nga Gazeta Tema.

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI   

Ndryshimi përmes tri "P-jave""“ Propagandë, Premtime dhe Pallavra
Më more peng shpirtin, o Ba!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration