Fondi Humanitar i bashkohet protestës së Preshevës (video)
Lokale

Fondi Humanitar i bashkohet protestës së Preshevës (video)

17.Sep.2015 16:16
0
Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me seli në Zvicër i bashkohet protestës së të premtes (18 shtator) që do të zhvillohet në Preshevë.

Përveç kësaj, ky Fond, duke mos qenë i kënaqur me zhvillimet në Luginë të Preshevës, përmes një letre të hapur drejtuar instancave relevante të vendosjes: Ambasadorëve, Bashkësisë Evropiane, Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe pushtetit lokal në Preshevë, i ka njoftuar për degradimin e shqiptarëve në këtë rajon.

Lexo të plotë letrën e Fondit Humanitarë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Letër e hapur

Për të drejta e liri të barabarta për të gjithë Fondi Humanitar – Preshevë, Bujanoc, Medvegjë në Zvicër, në 18 vjet të funksionimit të tij, ka bërë përpjekje për përmirësimin e gjendjes së rëndë ekonomike e sociale të bashkëvendasëve në vendlindje.

Kështu, Fondi materialisht ka ndihmuar familje të varfra, ka dhënë ndihma, në formë burse njëvjeçare, për studentë me gjendje të rëndë ekonomike, ka pajis shkolla me kompjuter, ka furnizuar biblioteka me libra, dhe së fundi është duke zhvilluar aksionin për ndërtimin e shtëpive familjeve pa kulm mbi kokë, me qëllim të pengimit të dëmtimit të shëndetit të atyre njerëzve, si dhe parandalimit të shpërnguljeve drejt Evropës të familjeve të varfra, shpërngulje këto që kohët e fundit, jemi dëshmitarë të gjithë, po bëhen drejtë Evropës qendrore e perëndimore.

Këto veprime, ndihma, fondi ka qenë i detyruar me i ndërmarrë, ngase shqiptarëve në këto komuna në mënyrë sistematike u mohohen shumë të drejta si ato politike e kombëtare deri edhe te ato sociale.

Shembull konkret e kemi kur me datë 13.09.2015, kur shumë shqiptarë të Medvegjës, të cilët përkohësisht janë në Kosovë, në kufirin « Mutivod » nuk u lejuan të hyjnë për votime lokale. U desht ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar që të ha- pet kufiri. Serbia nuk lejon përdorimin e teksteve mësimore për shqiptarët sipas përkatësisë kombëtare, zvarritë pa kufi nostrifikimin e diplomave të studentëve shqiptarë të përmbaruar në universitete jashtë Serbisë.

Tej mase ka zvarritë dhënien e lejes për hapjen e maternitetit në Preshevë, e për ndonjë spital, që është më se i nevojshëm, as që vranë mendjen. Shërbimet spitalore shqiptarët duhet ti kryejnë 30 km në veri, në Vrajë.

Komunën e Preshevës, me rreth 45.000 banorë, e ka zhveshë nga institucionet shtetërore. Nuk ka gjykatë të rregullt, nuk ka prokurori. Drejtorinë e Shërbimit të të Ardhurave Shoqërore e ka zhvendosë në Bujanoc, rreth 20 km larg Preshevës. Gjithashtu i ka mbyllë edhe të gjitha bankat.

Në dhjetor të v. 2008 i arreston 9 (nëntë) shqiptarë,me pretekst se kanë kryer krime lufte në Kosovë,edhe pse shumica prej tyre,në periudhën për të cilën ngarkoheshin,kishin qenë të moshës jo madhore. Pas 5 (pesë) viteve të mbajtjes në paraburgim dhe maltretimeve çnjerëzor, fizike e psiqike, lirohen në mungesë të fakteve.

Të gjitha këto Serbia i bën me qëllim të krijimit të gjendjes së pasigurt për shqiptarët, me kriju situatë të pa perspektivë, e që të detyrohen ta lëshojnë vendin.

Fatkeqësisht kësaj politike gjenocidale të Serbisë po i ndihmojnë edhe injorantët politik të pushtetit lokal në Preshevë. Edhe përkundër të gjitha këtyre veprimeve diskriminuese të politikës së Serbisë ndaj shqiptarëve Kryetari i Preshevës i jep mirënjohje Kryeministrit të Serbisë, e që në mënyrë të drejtpërdrejt e stimulon të vazhdojë me këtë formë të diskriminimit të shqiptarëve, e njëkohësisht e bën edha bashkautor të këtyre diskriminimeve.

Për të gjitha këto padrejtësi sistematike të ushtruara ndaj shqiptarëve, subjektet opozitare në Preshevë, Shoqëria civile dhe Fondi Humanitar, me 18.09.2015 kanë organizuar protestë paqësore për të shprehë pakënaqësinë për të drejtat e nëpërkëmbura, dhe njëkohësisht duke kërkuar që Serbia të bëjë kthesë radikale drejt përmirësimit të të drejtave të më lartë numëruara, me ç`rast edhe nga faktori ndërkombëtar i vendosjes kërkohet ti bëjë trysni Serbisë.

14.09.2015
Z ü r i c h
 
Kryetari i fondit
Xhelal Memeti
 
11. (12.) Shtatori apo Mashtirimi i ,,Politikaçëve'' t'Luginës
Më shumë se 2.000 sirianë arrijnë në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration