Artistët nga trevat shqiptare, vizitojnë KKSH-në

Nga Redaksia 11.09.2015 17:04

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, kryetari Jonuz Musliu priti në një takim të përbashkët koloninë e artistëve nga gjitha trojet shqiptare.

“Ju jeni, jo thjesht njerëz të profesionit, por ambasador të kulturës, me çrast po vendosni në qendër të vëmendjes edhe këtë pjesë të trojeve shqiptare. Unë mbetem me shpresë që Lugina e Preshevës të vizitohet më shpesh dhe të senzibilizohet opinioni mbarëkombëtar me çështjen e Luginës së Preshevës” nënvizoi kryetari Musliu.

Sipas njoftimi të KKSH-së qëllimi i këtij aktiviteti të Kolonisë së artistëve që merren me pikturën është promovimi i artit dhe kulturës shqiptare si dhe më gjerë, ruajtja dhe zhvillimi i identitetit, ruajtja e trashëgimisë kulturore si dhe nxitja dhe zhvillimi i marrëdhënieve ndërkulturore.

Tashmë ky aktivitet për Luginën e Preshevës është tradisional ku artistët kanë përshëndetur dhe falimenderuar KKSH-në për mbështetjen që po jep në vazhdimësi.

Me këtë rast kryetari Musliu duke i dhënë mbështetje theksoi se “duhet të vazhdohet me këto përpjekje artistike, sepse gjuha e artistëve jo vetëm si piktur, përçonë mesazhe inkurajuese për shqiptarët e këtushëm”./Titulli.com/

Nga Redaksia 11.09.2015 17:04
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.