Kolonia “Pa Kufi” filloi edicionin e dytë në Preshevë

Nga Redaksia 10.09.2015 21:07

Ka filluar sot Kolonia artistike “Pa Kufi” në Luginë të Preshevës, e cila do të mbahet deri të dielën, më 13 shtator 2015, e ku marrin pjesë njëzet artistë nga trojet shqiptare, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi si dhe Diaspora.

Kolonia “Pa Kufi” do të përmbyllet me ekspozitën e përbashkët të artistëve, me punime të cilat do të krijohen gjatë periudhës së mbajtjes së këtij aktiviteti. Ekspozita do të mbahet me 12 shtator 2015 në Preshevë, duke filluar nga ora 19:00.

Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i artit dhe kulturës Shqiptare si dhe më gjerë, ruajtja dhe zhvillimi i identitetit, ruajtja e trashëgimisë kulturore si dhe nxitja dhe zhvillimi i marrëdhënieve ndërkulturore në mes të Republikës së Kosovës me vendet e rajonit ku ka shqiptarë dhe përfshirja e shoqërisë së luginës në fushën e artit dhe kulturës.

Ky aktivitet organizohet nga Galeria Qahili dhe mbështetet nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, Ministria e Diasporës, Majanca, Meritaterm dhe Hotel Rozafa, njoftuan organizatorët. /Titulli.com/

Nga Redaksia 10.09.2015 21:07
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.