Edi Rama: Jam më i gjatë së Vuçiqi, më të u pajtuam në Tiranë

Nga Redaksia 05.06.2015 23:59

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ishte i ftuar në “Top Show Magazine” me Alban Dudushin, në një intervistë të sa personale aq edhe politike. Rama foli për familjen, Zahon, vizitën e Vuçiç, zgjedhjet e 21 qershorit, garën e Tiranës e të tjera.

Është siklet të jesh me Ramën në këmbë, unë ndjehem në siklet për vete dhe mora vesh që këtë siklet e kishte edhe Vuçiç, kur ju akuzuan se vishni taka...

Edi Rama: Unë taka nuk vesh dhe në Serbi kanë “55” (gazetë e PD-së) e tyre, kështu që merren edhe ata me budallallëqe.

 Ata bënë krahasim mes dy vizitave. Në Shqipëri dukesh me afër, kishte veshur taka ai?

Edi Rama: Ndoshta për shkak të mikpritjes ishte e nevojshme që të vija vizë në të njëjtën lartësi. Unë jam pak më i gjatë, shumë pak.

U tha që takimi në Shqipëri ishte një miqësi e lindur, ishte si puna e dy njerëzve që zihen e më pas bëhen miq…

Edi Rama: Miqësi e lindur jo, por një marrëdhënie që falë asaj që ndodhi në Beograd, ka një bazë solide, sepse u thanë disa të vërteta të hidhura, por pa këto të vërteta, nuk ka një marrëdhënie të qëndrueshme afatgjatë. Në Tiranë u thanë gjërat që duheshin thënë, dhe ajo që është më e rëndësishmja është që pavarësisht se çfarë tha kryeministri i Serbisë, atmosfera dhe pritja që i rezervoi publiku dhe media, bëri një dallim shumë të madh, gjë që është një arsye për t’u ndjerë mirë.

Mund të quhemi të pajtuar ne pas gjithë kësaj?

Edi Rama: Jemi të pajtuar, por ajo që ka rëndësi nuk është paqja, por ajo çfarë do të bëjmë me paqen. Paqja ka ardhur si rezultat i aspiratës së përbashkët të popujve për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Ka qenë një përputhshmëri mes aspiratës së popujve të rajonit dhe vullnetit të lidershipit në rajon në këtë moment.

Duket si një miqësi nga halli më shumë sepse pa paqe, pa shtrënguar ju duart, para nuk ka.

Edi Rama: Miqësi nga halli nuk ka. Besoj që janë pjekur kushtet për të ndërtuar një rrugë të re të përbashkët dhe nuk është se jemi ne të parët që po bëjmë diçka të tillë. Shembulli i Francës dhe Gjermanisë është tipik. Sot janë dy shtyllat që mbajnë Bashkimin Europian, është një shembull që ne mund ta jetësojmë në rajonin tonë. Besoj që Shqipëria dhe Serbia, shqiptarët dhe serbët janë dy forcat që kanë në dorë fatet e rajonit tonë. Nga mënyra sesi do të bashkëjetojmë, do të varet shumë sesi do të jetë mirëqenia në rajon dhe Ballkani nesër në panoramën e Europës. 

Për 1 Qershor, çfarë dhurate bëre?

Edi Rama: Besoj që bëmë gjënë e duhur sepse nisëm realizimin e Parkut Olimpik të Tiranës, që është pjesë e transformimit të gjithë zonës. Sa i përket djalit, ka kaluar me shpejtësi disa faza rritjeje dhe më 1 Qershor veshi për herë të parë sandale.

Pse nuk i keni publikuar asnjë foto të tij?

Edi Rama: Djalin nuk e kemi objekt kurioziteti. Për kuriozitet shkohet në kopsht zoologjik, në kopsht botanik, kuriozitet për fëmijët nuk ka.

Kur e gjen kohën të rrish me djalin?

Edi Rama: Në zgjim na përkojnë oraret, rreth orës 7 pa çerek. Kemi një kohë që rrimë bashkë, pastaj sigurisht të dielave paradite unë gjithmonë kam qejf që të rri vetëm me Lindën dhe me Zahon.

 Mes teje dhe Lindës, kujt i ngjan më shumë Zaho?

Edi Rama: Është një sintezë e të dyve dhe unë nuk i hyj kësaj gare kujt i ngjan, kujt s’i ngjan. I ngjan vetes së vet. Ne e kemi dhënë kontributin tonë, se kujt i ngjan është...

Urojmë që t’i ngjajë bashkëshortes tuaj...

Edi Rama: Unë do të isha më i lumturi nëse i ngjan me të gjitha bashkëshortes time se do isha i sigurtë që do isha gjithmonë në drejtimin e duhur. Kam mësuar nga jeta që po qe puna në drejtim, burrat e humbasin, gratë janë ato që e mbajnë gjithnjë drejtimin.

Ti e ke humbur herë pas here?

Edi Rama: Unë? Po si thua ti?

Tani o je burrë e ke humbur drejtimin, ose s’je burrë dhe s’e ke humbur drejtimin?

Edi Rama: Përderisa po e them me kaq siguri, dmth që e kam provuar veten që edhe e kam humbur drejtimin, sepse u bënë 50 tani. 50 vjet në drejtimin e duhur është jetë e mërzitshme.

Si është të jesh 50 vjeç baba me një djalë që nuk ka bërë 1 vjeç akoma?

 

Edi Rama: Zaho është personazh...me atë që prisja, jam shumë i lumtur. Unë prisja që do bashkëjetoja me një fëmijë që s’do më linte të flija, s’do më linte të përqendrohesha dhe plus frika që do më ngjante mua, sepse sipas tregimeve të nënës time, unë deri në moshën 2 vjeç, nuk kam pushuar së qari dhe flija shumë, shumë pak. Zaho është shumë më i qetë.


Nga kjo ardhje në jetë e Zahos, si i ke marrëdhëniet sot me gjinekologët?

Edi Rama: Unë di që nga ardhja në jetë e Zahos, i kam marrëdhëniet shumë të mira me gruan, për gjinekologët duhet të pyesni gruan, se gjinekologu s’është pjesa ime.

Aq më tepër që është një gjinekolog që ju ka ftuar për kafe, ju ka ftuar publikisht dhe do të pijë një kafe me ju?

Edi Rama: Ka 22 qershor. Unë më 22 qershor do t’i jap kafen Halimit dhe do ta inkurajoj që të jetë në lartësinë e detyrës, kur të kthehet në maternitet, sepse na duhet atje, nuk na duhet në bashki. Për Halimin kam një vlerësim të përgjithshëm si gjinekolog. Është bërë një spekullim që unë i kam dhënë dekoratë e ku di unë. Kur ishim bashki bënim çdo vit vlerësimin e 10 personaliteteve të qytetit, qytetarë të dalluar, që i bënim mbi bazën e propozimeve dhe në një nga këto audicione ka fituar doktori. Nuk kam asnjë dyshim dhe nuk kam pse dyshoj që ai është gjinekolog i zoti dhe për këtë duhet të kthehet në maternitet, se unë nuk e kuptoj se çfarë bën vërdallë, sa në parlament, sa në fushatë. Ndaj them që të gjitha gratë duhet të votojnë Erionin edhe për Halimin. T’i gjejmë punës njeriun dhe jo njeriut punën. Besoj që duke pas Erionin kryetar bashkie, Halimin drejtor materniteti, kemi gjetur vendin e duhur për këta dy njerëz, ndaj dhe gratë duhet të votojnë Erionin për t’i bërë mirë edhe Halimit. Sa i përket asaj që tha që çifliku a ku di unë, unë e kam shumë të thjeshtë bisedën. Unë nuk them jepjani votën atyre, them një gjë që është shumë e thjeshtë, këto zgjedhje që kanë një natyre të veçantë, janë zgjedhje për bashkinë, për çdo familje sepse nëse brenda mureve të shtëpisë tënde gjithçka varet nga ty, sapo del nga muret e shtëpisë, të gjitha gjërat e tjera varen nga bashkia. Këta nuk flasin fare për çështjet e pushtetit vendor, i ke dëgjuar të flasin për këtë? Kurrë!

Kjo është e natyrshme, edhe ju në opozitë thatë në 2007, edhe në 2011 thatë që po votuat sot të majtën, nesër rrëzohet Berisha nga pushtetit...

Edi Rama: Po ju them që kush do të votojë kandidatët tanë do të ketë njeriun e duhur për të bërë këto punë që po flasim. Për fat të keq PD nuk ka asnjë model. Nuk ka asnjë qytet apo komunë që të thotë që ne kemi filan model. Nuk kanë lidhje me këtë punë. Kanë një problem shumë të madh që do të vazhdojë t’u zmadhohet derisa ta trajtojnë seriozisht dhe ta zgjidhin, kanë një raport të gabuar me shtetin, ndërkohë që ne dimë të bëjmë shtet. Çdo parti kërkon të fitojë kudo ku garon. Edhe PD thotë të njëjtën gjë.

Shumica e kandidatëve të opozitës janë trembur që nëse do ta fitojnë nuk do të mbështeten me fonde nga ana juaj. 

Edi Rama: Unë s’e kam thënë asnjëherë që nuk do t’i mbështesim. Unë kam thënë që po t’i jepni votën atyre merrni veten në qafë, sepse ata nuk janë të vendosur aty për të bërë punë dhe nuk do të bashkëpunojnë, por do të bëjnë vetëm sherr. Unë kam fakte për këtë. Në 18 muaj si kryeminsitër kam pasur vetëm një rast që një kryetar bashkie i PD, të më ketë kontaktuar për të kërkuar mbështetje, as kanë ardhur, as kanë çuar projekte, as të trokasë e të thotë; unë dua këtë për komunitetin tim. SHQUP-i do që t’i ketë kryetarët e njësive vendore, ushtarë politikë. PD ka probleme në raportin në ndërtimin e shtetit. Ne kemi modele që janë pika referimi.

Halim Kosova ka treguar në fushatë që është distancuar, edhe në slogan, nga 4 vitet e mëparshme të qeverisjes së Tiranës. Ka identifikuar problemet, gjërat që nuk janë bërë dhe premton se do t’i bëjë.

Edi Rama: Fakti që këtë arriti ta bëjë edhe doktor Halimi, dmth që është kaq kollaj që të dalësh e të flasësh, por duhet edhe të thuash si.

Është e mundur që Tirana të ketë një tramvaj dhe një metro?

Edi Rama: Unë besoj që historia e tramvajit ishte një histori absurde dhe siç janë këto tani, që thonë na votoni ne që të keni taksat më të ulta në ballkan, që të ulim energjinë. Dakort ja po i votojmë, si do i bëjnë këto? Më 21 qershor votohet për bashkitë. Këto nuk janë fare tema për lojën e bashkive. Këta e kanë të qartë, lojën e tyre hedhin grepin dhe të kapin ç’të kapin. Tirana nuk ka sot asnjë mundësi të ketë një linjë tramvaji dhe sot nuk ka nevojë për tramvaj. S’është tramvaji problemi i Tiranës.

Nga Redaksia 05.06.2015 23:59
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.