Pakica shqiptare në Serbi e (pa) kënaqur me përkrahjen e Kosovës dhe Shqipërisë (Video)
Lokale

Pakica shqiptare në Serbi e (pa) kënaqur me përkrahjen e Kosovës dhe Shqipërisë (Video)

15.May.2015 08:41
0

Pakica shqiptare në Serbi në korrik të vitit 2010 ka themeluar Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe ka konstituuar strukturat udhëheqëse, institucion i bazuar në Konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtat Kolektive të Pakicave Kombëtare.

Ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Galip Beqiri duke folur për rolin dhe rëndësinë e funksionimit tha se pritshmëria ka qenë më e madhe mirëpo me gjithë pengesat e shumta është arritur të ndërtohen kapacitetet infrastrukturore dhe ato ligjore.

“Ka pas pengesa nga Qeveria e Serbisë dhe ministritë përkatëse, mirëpo me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar janë arritur disa përparime në fushat e caktuara”, deklaroi Beqiri.

Ai thotë se në krahasim me pakicat tjera në Serbi jemi mbrapa në avancimin e të drejtave  shqiptare, por kjo është dëshmi se jemi edhe të fundit që kemi themeluar këtë institucion.

“Ne kemi marrë përvojat e ndryshme nga pakica hungareze, boshnjake dhe rumune që janë para nesh. Mirëpo përparësi e tyre është se kanë mbështetje të fuqishme nga shteti amë. Ndërsa tek ne mungon përkrahja e Kosovës dhe Shqipërisë”, është shprehur Beqiri.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa partia e të cilit udhëheq me ekzekutivin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) shprehet i bindur në realizimin e qëllimeve sidomos në fushën e arsimit, informimit dhe përdorimin e flamurit kombëtar.

“KKSH është në mandatin e dytë të tij dhe se ne do të angazhohemi që tekstet mësimore të hyjnë vetëm nga Prishtina, përkatësisht Tirana zyrtare. Këto kërkesa janë në veshin e Ministrisë së Arsimit të Serbisë dhe janë në shqyrtim të situatës”, theksoi Mustafa.

Sipas tij kjo kërkesë ka reflektua pozitivisht edhe në Ministrinë e Arsimit të Kosovës për pajisjen e nxënësve shqiptarë të shkollave fillore me tekste mësimore.

“Për dallim nga përbërja e kaluar tani është marrë vendimi për themelimin e radiotelevizionit shqiptarë të Luginës së Preshevës. Gjithashtu ne jemi të  përkushtuar që të vëmë vulën përfundimtare për tekstet mësimore dhe përdorimin e lirshëm të flamurit kombëtarë”, është shprehur Ragmi Mustafa.

Buxheti vjetor i Këshillit Kombëtar Shqiptar për vitin 2015 është 12.4 milion dinarë, ndërsa në fillim ishte 16.5 milion. Ky zvogëlim është bërë duke u bazuar në regjistrimin e fundit të vitit 2011 të cilin e bojkotuan shqiptarët, ndërsa qeveria e Serbisë publikoi statistikat prej  5.800 banorëve shqiptarë.

Deputeti popullorë në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi lidhur me pjesëmarrjen e KKSH-së  në përgatitjet e planeve dhe programeve për krijimin e strategjisë nacionale  për pakicat,  thotë se nuk është i përfaqësuar nga njerëz adekuat.

“Pjesëmarrja e Këshillit Kombëtar Shqiptarë në agjendë me bashkësinë ndërkombëtare sidomos me kapitujt rreth planeve dhe programeve,  kapitulli 23 që ka të bëjë me funksionimin e të drejtave të pakicave për krijimin e strategjisë nacionale që është një obligim i Serbisë para se të hapet dialogu për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, theksoi Kamberi.

Ai shtoi se Serbia pritet të hap dialogun me Brukselin për kapitullin 23.

“Nëse në këtë fazë nuk arrijmë ne si shqiptarë t’i artikulojmë kërkesat tona, këtu drojë se Serbisë mundë t’i jepet drita jeshile nga Bashkimi Evropian duke qenë të injoruar edhe kërkesat e shqiptarëve”, u shpreh deputeti popullor, Shaip Kamberi njëherit edhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc.

Kuvendi i Këshillit Kombëtar Shqiptar  numëron 15 anëtarë, 8 prej të cilëve i takojnë koalicionit qeverisës të Partisë Demokratike Shqiptare,  Lëvizjes së Progresit Demokratik, Partisë Demokratike, Bashkimit Demokratik të Luginës dhe grupit qytetarë Rilindja Demokratike, ndërsa 7 anëtarë përbehen nga Partia për Veprim Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar.

Rahmi Zulfiu, kryetari i Unionit  Demokratik Shqiptar i cili përfaqësohet me dy anëtarë, shprehet skeptik në realizimin e qëllimeve në të cilat punon KKSH sepse pengesë është fakti se shumica e udhëheqësve vetëm mbajnë poste të dyfishta.

Zulfiu thotë se themelimi i televizionit publik është një çështje e momentit shumë me rëndësi, ndërsa edhe në fushat tjera sidomos në arsim, kulturë ka brenga serioze.

”Gjithashtu si barrë e madhe është edhe përdorimi gjuhës dhe shkrimit shqip, sidomos në pushtet lokale në Bujanoc e Preshevë ku vetë shqiptarët udhëheqin lëndët e caktuara ndërsa ato shkruhen në gjuhën serbe”,  deklaroi Zulfiu.

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Serbi jetojnë 61 mijë e 647 shqiptarë, ndërsa Këshilli Kombëtar Shqiptar mbetet institucion i rëndësishëm në avancimin e të drejtave shqiptare në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare./Titulli.com/

VIDEO

 
 
 
 
Bujanoci pa Skënderbe, PPBS kërkon vendosjen e përmendores Karagjorgje Petroviq
Përkujtohen dëshmorët e Zhegrës që ranë në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration