Riza Halimi, ligjëratë studentëve amerikan
Lokale

Riza Halimi, ligjëratë studentëve amerikan

12.May.2015 18:26
0
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, njëherit deputeti popullorë Riza Halimi, të mërkurën, më 6 maj, priti një grup studentësh të nivelit master nga Universiteti Amerikan Arcadia.

Ky universitet, ndër më të njohura në Filadelfia solli studentët e studimeve të politikave ndërkombëtare, i themeluar në vitin 1853 të udhëhequr nga Alex Roinshvili Grigorev, ligjeruesi i këtij univerziteti në programin pasuniverzitar “Paqja ndërkombëtare dhe zgjidhja e konflikteve”, njëherit drejtor i “Këshillit për qeverisje inkluzive” në SHBA.

Me këtë rast deputeti Halimi mbajti ligjeratë studentëve të këtij univerziteti në lidhje me situatën dhe pozitën e Shqipëtarëve në Luginën e Preshevës dhe raportet shqiptaro-serbe në rajon.

Kjo ligjëratë u organizua në kuadër të vizitës së përvjetshme studimore  të realizuar nga ky universitet me qëllim të njohjes së problematikave aktuale mes shqiptarëve dhe serbëve, me theks të veçant në avancimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë përmes normalizimit të raporteve ndërshtetërore, thuhet në komunikatën e PVD-së.

Pas përfundimit të ligjëratës drejtori i “Këshillit për qeverisje inkluzive” nga SHBA dhe ligjeruesi pranë Univerzitetit Arcadia i dorzoi deputetit popullorë dhe kryetarit të PVD-së, Riza Halimi, mirënjohje për kontributin e dhënë në programin pasuniversitar “Paqja ndërkombëtare dhe zgjidhja e konflikteve”, të ndarë nga presidenti i këtij univerziteti  Nicolette DeVille Christensen. /Titulli.com/

 

 

"Gratë e biznesit "“ Bujanoc", ftesë për pjesëmarrje
Mustafa: Vuçiq dhe Daçiq me deklarata kërcënuese ndaj shqiptarëve të Luginës (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration