Përfundoi aksioni policorë në Kumanovë
Lokale

Përfundoi aksioni policorë në Kumanovë

09.May.2015 11:34
0

Sipas informatave të gazetarëve tanë nga tereni, aksioni policorë në Kumanovë ka përfunduar.

Është asgjësuar edhe grupi i fundit i armatosur i përbërë nga 9 persona, katër prej të cilëve kanë vdekur nga të shtënat me policinë derisa raportohet se njëri prej tyre është vetëvrarë. Të tjerët i janë dorëzuar policisë./Alsat-M/

*******************************

Kumanovë: Grupet e armatosura u dorëzohen policisë

Grupet e armatosura që po i rezistojnë prej mëngjesit të sotëm sulmit të forcave policore, kanë vendosur të dorëzohen.

Jo zyrtarisht Televizioni Koha mëson se gjat përleshjes së armatosur 30 persona me veshje ushtrie dhe me emblema të Uçk-së i janë dorzuar policisë së Maqedonisë . 

Ende nuk ka asgjë zyrtare nga policia për dorëzimin e grupit të armatosur dhe nuk dihet mos ka të lenduar apo të vrarë nga të dyja anët.

Sot në orët e mengjesit filloi përleshja e armatosur midis gurpit siç thuhet se janë pjestarë të Uçk-së dhe policisë së Maqedonisë . 

Deri në këto momente thuhet se janë të vrarë 5 civil, 4 policë dhe një numër i madh i të plagosurve . /Titulli.com/

***********************************

Krizë pengjesh në Kumanovë. Burrat shqiptar nuk lejohen nga policia të evakuohen (Video)

Në Kumanovë, në lagjen e trimave policia nuk lejon evakuimin e burrave shqiptar. Kerkojne ndihme nga OSBE-ja dhe Ambasada e SHBA-ve. Ata me orë janë të bllokuar nga policia maqedonase dhe nuk lejohen që të dalin nga kjo zonë ku nga orët e hershme të mëngjesit ka përleshje të armatosur.

Disa persona anonim nga lagjja e trimave për ZHURNAL thanë se policia lejon vetëm evakuimin e grave dhe fëmijëve, ndërsa burrat me orë janë të bllokuar dhe nuk ju lejohet që të largohen për tu evakuuar nga ky vend kritik që është shëndruar në betejë lufte.

Megjithatë, ka filluar evakuimi i grave dhe femijeve  të "Lagjes së Trimave" ku janë zhvilluar përleshjet mes forcave policore dhe grupit të armatosur. Evakuimi i banorëve është në rritje e sipër, megjithatë edhe gjatë evakuimit dëgjohen të shtëna me armë zjarri.
Banorët e evakuuar priten nga ndihma e shpejtë dhe familjarë të tyre.

Ndërkohë menjëherë pas evakuimit raportohet se policia me armatim edhe më të rëndë është nisur drejt "Lagjes së Trimave".

VIDEO

*******************************

4 policë të vrarë në Kumanovë, 2 prej tyre nga Bërvenica e Tetovës

Aksioni Policor që filloi sot në ora 5:00 të mëngjesit la të vrar shum polic dhe banor të lagjes së Trimave në Kumanovë.

Televizioni Koha eksluzivisht mëson se dy nga katër policët e vrar janë nga fshati Bërvenicë i Tetovës, ndërsa mbetën të plagosur 15 policë tjer tre prej tyre kanë marr plagë të rënda.

Në mediumet elektronike dhe ato të shkruara flitet se është i vrar edhe ish komandanti i UÇK-së Fadil Fejzullahi dhe katër persona tjer mesë tyre edhe një vajzë tetvjeçare.

******************************

Ish-pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Fadil Fejzullai, raportohet se është njëri nga të vrarët në aksionin e sotëm të policisë së Maqedonisë në Kumanovë. 

Miqtë e tij në rrjetin social facebook kanë thënë se Fejzullai u vra duke mbrojtur pragun e shtëpisë së tij.

Ndërkohë ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri - Komandant Hoxha, ka akuzuar direkt kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, për vrasjen e tij.

“Lehtë është që në emrin e subjektit që e drejton BDI-në, e në emrin tënd Ali Ahmeti të bësh apel për qetësi me hipokrizi, por ky skenar i përgatitur ka nënshkrimin tënd, e gjitha që po ndodh në Kumanovë. Na e sakrifikove edhe një shok të UÇK-së”, ka shkruar komandant Hoxha.

******************************

PDSH kërkon ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar për situatën e krijuar në Maqedoni

Kjo parti, me anë të një reagimi, thotë se me vëmendje ndjek zhvillimet e reja të situatës në Kumanovë dhe apelon tek qytetarët që ta ruajnë qetësinë dhe tek faktori ndërkombëtar që të ndërhyjë për ta qetësuar situatën. 

“Partia Demokratike Shqiptare, konform pozicionit momental politik që ka si opozitë, kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme si dhe institucionet e tjera qeveritare të involvuara në këtë situatë, që me veprimet e tyre në asnjë mënyrë të mos cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve”, thuhet në komunikatën e partisë së Menduh Thaçit.

Partia Demokratike Shqiptare në këto momente krize ka thënë se ajo ka potencialin dhe aftësinë politike që pakënaqësitë e akumuluara t’i artikulojë me metoda politike dhe ti mbrojë interesat e shqiptarëve të Maqedonisë si dhe apelon që shqiptarët të mos bëhen pjesë e skenarëve të individëve dhe grupeve të ndryshme me agjendë dhe qëllime të cilat nuk përkojnë me metodat me të cilat shqiptarët do të donin të zgjidheshin problemet e tyre.

“Apelojmë tek faktori ndërkombëtarë që urgjentisht të ndërhy në këtë situatë me qëllim të parandalimit të përshkallëzimit të mëtutjeshëm të situatës”, apelon PDSH.

***************************

Policia: Grupi që synonte sulmin ndaj institucioneve vinte nga një shtet fqinj

Kjo parti, me anë të një reagimi, thotë se me vëmendje ndjek zhvillimet e reja të situatës në Kumanovë dhe apelon tek qytetarët që ta ruajnë qetësinë dhe tek faktori ndërkombëtar që të ndërhyjë për ta qetësuar situatën

“Sipas informacioneve operative të cilat i ka pasur MPB një grup i armatosur ka pasur për qëllim që të organizojë sulme të armatosura ndaj institucioneve të ndryshme shtetërore. Informacionet të cilat i kemi siguruar më parë tregojnë se grupi ka hyrë në Maqedoni nga një shtet fqinj dhe nëpërmjet mbështetësve të tyre është strehuar dhe është përgatitur që të veprojë për sulmet e tyre terroriste. Policia ka arritur të gjegjë lokacionin e tyre se ata fshihen në disa shtëpi të “Lagjia e Trimave”. Sipas të dhënave bëhej fjalë për një grup që është i armatosur mirë dhe e trajnuar për luftë në kushte të tilla”, tha Kotevski, transmeton "Zhurnal". 

"Në aksionin e sotëm nga ora 5 e mëngjesit, policia ka filluar operacionin, ndërsa ka hasur në rrezistencë të ashpër ku është shtënë me armë kallashnikov, armë më të rënda, snajperë dhe bomba. Bëhet fjalë për një vend me rrugë të ngushta dhe policia duhet të bëjë kontrolle nëpër të gjitha shtëpitë me qëllim që deri në fund ta shkatërrojë këtë grup”, ka thënë Kotevski, i cili ka apeluar që qytetarët të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur. 

Policia tha se për shkak të situatës tepër të ndijshme nuk do të raportohen informacione më të detajizuara. 

********************

Fadil Fejzullai u vra duke mbrojtur pragun e shtëpisë

775120_fadil-fejzullai-i-vrare-ne-maqedoni

Ish pjesëtarë të UÇK-së në Facebook kanë konfirmuar se është vrarë gjatë operacionit të sotëm të policisë, Fadil Fejzullai. Miqtë e tij në rrjetin social kanë theksuar se Fejzullai u vra duke mbrojtur pragun e shtëpisë së tij, raporton Zhurnal. Ai ka qenë ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. /Titulli.com/

***********************

Portali Maqedonas 'Fokus' ka publikuar fotografi të policëve të plagosur gjatë përleshjes së armatosur në Kumanovë, e që janë dërguar për trajtim në Shkup

Personat përgjegjës të Spitalit të Shkupit kanë njoftuar se deri më tani janë pranuar 20 policë të plagosur nga të shtënat e sotme në Kumanovë, katër prej tyre në gjendje të rëndë.

Ndërsa, deri tash është raportuar për një polic të vrarë. /Titulli.com/

polici-i-plagosur-1

***********************

Njëri prej të vrarëve në Kumanovë është Fadil Fejzullai

Në Kumanovë është mësuar identiteti i personit të parë të vrarë shqiptar. Sipas “Al Jazeera Balkans”, shqiptari i vrarë është Fadil Fejzullahi nga “Lagja e Trimave” të Kumanovës ku janë zhvilluar luftimet në mengjesin e sotëm. Ky televizion ka bërë të ditur se emri i personit të vrarë është njoftuar nga banoë lokal. 

Banorët e Kumanovës flasin për disa persona civil shqiptarë të vrarë, por ende nuk ka asgjë zyrtare se sa persona dhe kush janë të vrarët. 

Paraprakisht “Zhurnal”, njoftoi se janë vrarë pesë persona, në mesin e të cilëve ka edhe një vajzë 8 vjeçare. Media të tjera raportojnë se kanë informacione për vrasjen e dy grave dhe dy fëmijëve të tjerë. 

Megjithatë, asgjë nuk është zyrtare. /Titulli.com/

************************
Dy deputetët e BDI nga zona e Kumanovës, Mervan Xhemaili dhe Rexhail Ismaili sapo kanë ardhur në mesin e popullatës së indinjuar. 

Dy deputetët apelojnë për qetësim dhe gjakftohtësi, me që në ndërkohë disa nga të grumbulluarit fëmijë dhe gra vazhdojnë të mbeten të rrethuar në “Lagjen e trimave”. 

Ata kërkojnë edhe nga deputetët që urgjentisht të evakuohet popullata civile pasi që gjendja është tepër e rrezikshme dhe e tensionuar. Në këtë rast nuk mungojnë fyerjet dhe sharjet drejtuar dy deputetëve të Kumanovës duke i akuzuar ata për tradhti ndaj shqiptarëve./Titulli.com/

************************

Ngjarjet e fundit në Maqedoni, respektivisht në komunën e Kumanovës janë duke shqetësuar në masë të madhe banorët e kësaj ane.

Dëshmitarët në një rrëfim për “Alsat” kanë fajësuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti si dhe kryeministrin maqedonas, Nikolas Gruevski, transmeton zeri.info

“E kam një porosi te Ali Ahmeti dhe Gruevski, shka janë këto që i trishtojnë këto fëmijë dhe gra e sidomos nënat shqiptare, ku është, ku ka humbur”, shprehet një qytetare./Titulli.com/

 

*************************

Personat përgjegjës të spitalit të Shkupit kanë njoftuar se deri më tani janë pranuar 15 policë të plagosur nga të shtënat e sotme në Kumanovë. Tre prej personave janë të plagosur rëndë, por nuk janë dhënë detaje m ëtë mëdha për gjendjen e tyre, raporton Zhurnal. /Titulli.com/

*************************

Të shtënat e sotme në Kumanovë kanë bërë që të bllokohet autostrada në Kumanovë e cila e lidh Beogradin me Shkupin si dhe me vendet fqinje Bullgarinë dhe Greqinë,raporotn Alsat-m. Autostrada ndërkombëtare është e palëvizshme dhe kjo ka shkaktuar kaos në qarkullimin jo vetëm të makinave të Maqedonisë por edhe më gjerë. /Titulli.com/

**************************

Në Lagjen e Trimave në Kumanovë, këtë mëngjes ka pasur një përplasje të ashpër ndërmjet një grupi të armatosur dhe forcave policore. Sipas informacioneve jo zyrtare, supozohet se ishte një veprim i policisë për kërkimin e një shtëpie, e cila më pas degjeneroi në një konflikt të armatosur, raporton .

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Koteski, ka konfirmuar rastin dhe i bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë. Nga ndihma e shpejtë informojnë se në atë pjesë të qytetit kanë dy ekipe në terren, por ata nuk kanë informacion të detajuar për persona të plagosur.

Të shtëna me armë automatike dhe zhurma e helikopterëve shkaktuan shqetësime tek qytetarët e Kumanovës rreth orës katër të mëngjesit të sotëm. Të shtënat dhe zhurmat janë dëgjuar në Lagjen e Trimave, mirëpo edhe pothuajse në të gjithë atë pjesë të qytetit. Punonjës e kompanive të te ndryshme të cilat janë të vendosura në pjesën perëndimore të qytetit janë kthyer, për shkak se rrugët janë të mbyllura. Qytetarët thonë se forcat policore janë kudo nëpër qytet, si dhe disa rrugë janë të mbyllura për trafikun. Disa orë u dëgjuan të shtënat, ndërsa mbi atë pjesë të qytetit ende qarkullojnë helikopterë. /Titulli.com/

S'ka kuorum për të miratuar rekomandimet për arsimin në Luginë
Stefanoviq në Bujanoc: Po sulmuat Serbinë do ta merrni përgjigjen shpejtë (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration