Udhëpërshkrime të vjetra mbi Preshevën
Lokale

Udhëpërshkrime të vjetra mbi Preshevën

04.May.2015 12:42
0
Lugina e Preshevës shtrihet përgjatë lumit Moravë, në jug të saj dhe te Çukarka e Preshevës bashkohet me lumin Vardar, e njohur Lugina e Shkupit, këtu është edhe UJËNDARËSJA e madhe, e cila në jug shkon lumi për në Detin Egje, ndërsa tjetra për në perëndim, për Detin e Zi. Këto dy lugina janë më të rëndësishme në Siujdhesën Ballkanike dhe zënë vendin qendror në Ballkan. Sipas Jovan Cvijiqit, gjeografit serb këto dy lugina paraqesin pjesën më gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan.

Shkruan: Xhemaledin Salihu;

 

 

Poashtu edhe Leopold Mandli Luginën e Preshevës e quan “Zemër e Ballkanit”, sipas preshevarit patriot Ibrahim Kelmendi. Andaj edhe rëndësia e madhe e tyre për ta zotëruar këtë Luginë nga pushtues të ndryshëm dhe për ta pasur në mbikqyrje Luginën e Preshevës.

Në pjesën qendrore të Luginës shtrihet Presheva me 264 km2 dhe me 36 vendbanime, kryesisht shqiptare : Bërçec, Bugarinë, Buhiç, Bukoc, Bukuroc, Bushtran, Cakanoc, Caravajkë, Corroticë, Çukarkë, Depcë, Gare, Gerajt, Golemidolli, Gosponicë,Ilincë, Kurbali, Lanik, Maxhere, Miratoc, Norçë, Peçenë, Preshevë, Rahovicë, Raincë, Ranatoc, Relan, Sefer, Sllavujevc, Stacioni Halurudhor, Stanec, Strezoc, Shoshajë e Poshtme, Shoshajë e Epërme, Tërrnavë dhe Zhunicë. Ajo, pra në perëndim përfshinë fshatrat e Karadakut, në lindje fshatrat e Rujanit, ndërsa në mes fshatrat e fushës. Nëpër Preshevë kalojnë : Autostrada Beograd-Nish-Vranjë-Preshevë-Shkup-Selanik, Hekurudha Beograd-Shkup-Selanik, ndërsa vija e lumenjve Danub-Moravë-Vardar ishte interesim i shumë shteteve për ta bërë kanalin e lundrimit nëpër këto lumenj, i cili do të lidhte shumë shtete e kontinente.

Pozita e volitshme gjeografike, kushtet e favorshme klimatike, hidrografike, kushtet e përshtatshme natyrore kanë bërë që Presheva të banohet nga periudha e neolitit, vazhdon të banohet edhe gjatë periudhave të mëvonshme : të bronxit, të hekurit e deri në ditët e sotme.
Lugina e Preshevës, sidomos gropa e saj, më herët në terciar ishte liqe. Në fund të neogjenit Liqeni I Preshevë dhe disa të tjerë të formuar në këtë luginë humbin dhe vazhdojnë rrjedhjet e lumenjve : Moravica dhe Banjka nga fundi I liqeneve të tharë në drejtim të Detit të Zi, në veri dhe atij Egje, në jug./M.Kostic, Presevska kotlina, drustveno-geografska studina, Vranjski glasnik, knj.V, Vranje, 1969, f.123
Lugina e Moravës dhe ajo e Vardarit, kryesisht ishin të banuara nga fisi Ilir Dardan, pra Presheva shtrihej në pjesën qendrore të Mbretërisë Dardane dhe ishte e banuar nga fisi ilir Dardan, paraardhësit e shqiptarëve të sotëm. Këtë e dëshmojnë të dhënat arkeologjike, antropologjike, kulturo-historike, gjuhësore, etnologjike, e të tjera.
Edi Shukriu, Proceset etnopolitike te Dardanët dhe integrimet iliro arbërore, Kosova, nr.3/1995, f.11 : “Territori I shtrirjes se dardanëve e I Dardanisë para pushtimeve romake është përcaktuar në bazë të të dhënave që ofrojnë autorët antik, si Herodoti, Polibi, Livi, Straboni e të tjerë si dhe në bazë të analizave që mundësuan monumentet epigrafike antike”. Dardanët e kohës pararomake banonin kryesisht ne Kosovën e sotme, Maqedoninë veriperëndimore e Serbinë Jugore.
“Në kohën parahistorike territori i Moravicës së atëhershme me Preshevën I takonte popullit të vjetër Dardanëve” shkruan K. Jiriçek, Istorija Srba, I, Beograd, 1922, f.255. 
Vendbanimet e kohës parahistorike në Preshevë janë : Presheva, Rahovica,e njohur me Kacipupin, në themelet e të cilit më vonë është ngritur opidumi dardan, Gerajt, Bushtrani.
Vendbanimet e kohës së Antikës në Preshevë janë : Bukuroca, Zhunica, me një ujësjellës dhe kanalizim të kësaj kohe, Rainca, Presheva me Kalanë e saj, Corrotica, Norça, Golemidolli, Lerani, Strezoci, Tërrnava,Cakanoca, Çukarka, Miratoci, Bërçeci.

Vendgjetjet nga periudha parahistorike në Preshevë, sipas dr Jahi Stanecit, janë : Guri i Gjatë në Tërrnavë, Kështjella e Bushtranit, Kacipupi i Rahovicës, Gerajt, Staneci, Buhiçi, Ilinca, Vale/Valeva/, Peçena, Guri I Norçës, Depca, Caravajka, Seferi, Miratoci, Strezoci, Tërrnava.

Vendgjetjet nga periudha antike, sipas dr Jahi Stanecit, në Preshevë janë : Kështjella e Preshevës, Rrëza Lindore e Kështjellës së Preshevës, Bregu i majtë i Lumit të Kurbalisë, Tarraca në bregun e djathtë të Lumit të Kurbalisë, Bregu i majtë i Përroit të Kështjellës së Preshevës, Vendi te Çezma e Lugut të Brinjës, Rrëza e Udhës së Brinjës së Preshevës, Përzhari, Përkulja e Përzharit, Bukuroca, Zhunica.

Pjesa I: Presheva pjesë e lëvizjes dhe kujtesës gjithëshqiptare

Pjesa II: Presheva pjesë e lëvizjes dhe kujtesës gjithëshqiptare, aktivitet e viteve 1841-1845

 
 
 

 

Ndërron jetë Isa Memeti, plaku më i vjetër në Komunë të Bujanocit?
Konkurs për gazetarë/kameraman/webmasterë...
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration