Presheva pjesë e lëvizjes dhe kujtesës gjithëshqiptare
Lokale

Presheva pjesë e lëvizjes dhe kujtesës gjithëshqiptare

23.Apr.2015 11:28
0

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë do të përkujtojë e nderojë personalitetet e shumta që dhanë apo po japin kontributin kombëtar e tyre për çështjen kombëtare, në shkencë, në kulturë, në arsim, në informim, politikë e tjerë.

Shkruan: Xhemaledin Salihu; 

 

“Ata që i harrojnë përvojat nga e kaluara, do të detyrohen t’i përjetojnë përsëri”
Xhorxh Santaiana, filozof amerikan
“Historia shkruhet gjithmonë gabim, kështu përherë ajo duhet të rishkruhet”
Herodoti, babai i historisë

 

Ajo me programin e saj afatgjatë, të hartuar herë pas here do të paraqitet me projekte në drejtim të ndriçimit të jetës dhe veprimtarisë të të shumë ngjarjeve, ndodhive, personaliteteve të Luginës së Preshevës. Dhe kjo do të jetë kontribut modest i Shoqatës në drejtim e me qëllim të ndriçimit të kaluarës, të sotmes dhe të nesërmes së Luginës së Preshevës, e cila do të bëhet pjesë e Lëvizjes dhe Kujtesës Gjithëshqiptare.

Lugina e Preshevës ka të kaluarën e saj, ka të sotmën e saj, por do ta ketë edhe të nesërmen e saj, e kaluara duhet të hulumtohet e studiohet objektivisht, si dhe të shkruhet objektivish dhe realisht.

Pra, të gjithë ata që merren me hulumtimin dhe studimin në lëmi të ndryshme, duhet ta japin kontributin e duhur për ta ndriçuar kujtesën kombëtare të Luginës së Preshevës. E ajo Kujtesë është përplot me ngjarje, ndodhi, të cilat nuk duhet të harrohen, por të ndriçohen si duhet, objektivisht dhe realisht duke përdorur metoda më bashkoheshe të shkencave të natyrës apo atyre të shoqërisë. Sepse kujtesa kombëtare e Luginës është përplot personalitete që meritojnë të studiohen dhe të trajtohen.

Pra, edhe njëherë Lugina e Preshevës, gjithmonë dhe asnjëherë nuk u nda nga ngjarjet dhe ndodhitë në etnikumin shqiptar, por gjithmonë ishte pjesë e këtij etnikumi si dhe pjesë e Lëvizjes mbarëkombëtare. Ajo mori pjesë në të gjitha proceset e Lëvizjes mbarëkombëtare. Historia dhe kjo Lëvizje duhet të shkruhen, ndoshta nesër prapë duhet të përshkruhet ashtu siç thotë edhe Herodoti i Madh.

Po ashtu, ne, Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të ngutemi në shkrimin e historisë, sespse po na ikin dëshmitarët e kohës, po mbeten gjeneratat e reja, të cilët këtë histori të ithët të stërgjyshërve dhe baballarëve tanë nuk e shijuan, por vetëm po i gëzojnë ato të mira kulturore, historike, shoqërore, ekonomike, të cilat na i lanë ata.

Po ashtu, për të kaluarën dhe të sotmen e Luginës janë hapur arkivat e Turqisë, Shqipërisë, ka një literaturë të bollshme, e cila duhet të shfrytëzohet në maksimum, si dhe duhet shfrytëzuar vullnetin e mirë të këtyre institucioneve vendore e ndërkombëtare.
Lugina e Preshevës pati emra të njohur, personalitete të shquara, veprimtarë të dalluar të Rezistencës në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, duke filluar që nga Dardania e deri më Luftën e UÇPMB-së.

Të theksojmë disa thënie: të patrioti preshevar, Ibrahim Kelmendi: Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë; thënja e historianit nga Nasalca, Dr. Shukri Rahimi:Historia e popullit shqiptar është e pa ndarë, prandaj edhe, këto treva i konsiderojë si të tilla, të ndara artificialisht.

Pjesa I -Vazhdon-

Titulli.com në "Digital Day 2015" - SHOW ME THE MONEY!
16 vite pas, ja cili ishte plani i ushtrisë Jugosllave për Tërnocin?! (Audio)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration