Objektet sakrale islame (Xhami, teqe, tyrbe, varreza) në rajonin e Bujanocit
Lokale

Objektet sakrale islame (Xhami, teqe, tyrbe, varreza) në rajonin e Bujanocit

07.Jul.2014 19:55
0
Përhapja e Fesë islame në Luginën e Preshevës, shqiptarët e këtij rajoni i përkasin me shumicë fesë islame.

Lidhur me islamizimin e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në Ballkan dhe me depërtimin e fesë islame në këto troje shqiptare, në mbështetje të hulumtimeve dhe studimeve të shumta, qëndrojnë dy teza :
1.Fillimi i depërtimit të Islamit në tokat shqiptare, në Luginë të Preshevës, gjegjësisht në Ballkan  e ka zanafillën  prej atëherë, kur filloi zgjërimi i shtetit arab drejt Afrikës dhe Evropës. Islamizmi, feja islame, filozofia islame kulminacionin e saj e arriti në shek VII deri XI, atëherë kur lulëzoi shkenca, mjekësia, filozofia islame, arkitektura, matematika, astronomia. Sipas shumë dijetarëve dhe studiuesve, atëherë u ndërtuan xhamitë më të bukura arkitekturale.

Pra, Islami filloi të përhapet në Evropë, Ballkan dhe në Luginë të Preshevës, atëherë kur Arabët myslimanë formuan një shtet të fuqishëm , të cilin e zgjëruan në Spanjë, Itali, në Bregdetin Adriatik dhe atëherë kur tregtarët arabë filluan të depërtonin në këto troje. Kështu pos tregtisë, ata filluan të propagandonin edhe fenë islame. 
Kështu, pra,  filluan të ndërtohen edhe foltoret e para, xhamitë e para në Luginë të Preshevës, sipas disa gojëdhënave, përmendet ajo e Bilaçit, Bugarinës dhe e Tabanocit. Mirëpo, për këto dhe vitet e ndërtimit të tyre nuk kemi të dhëna që e vërtetojnë ndërtimin e atëhershëm të tyre.Edhepse për Xhaminë e Bilaçit dhe të Bugarinës, përmendet viti i ndërtimit, më 1375. Poashtu në bisedë me Mulla Xhemailin e Raincës, i cili më tha se Xhamia e Raincës është shumë e vjetër, ndërtimi i saj lidhet me ndërtimin e Xhamive në Bilaç dhe në Bugarinë.

Viti I ndërtimit të Xhamisë në Bilaç, ku në plakën, në hyrje të xhamisë shkruan viti 1375 dhe viti I ndërtimit të Xhamisë në Tabanoc, më 1380, janë dëshmi së në Luginën e Preshevës, por edhe në Rajonin e Kumanovës/Xhamia në Tabanoc/ ka pasë prekje të ndieshme të islamit. Mirëpo, fakte dhe argument të tjera të shëndosha shkencore nuk kemi. Poashtu, se ka pasur prekje të islamizmit në këto troje dëshmohet edhe me gojëdhënan për tre udhëtarë apo tre vellezër tregëtarë arabë që kur e kanë pa bukuritë e këtij rajoni kanë dhënë para që të ndërtohen këto xhami. Edhepse përmendet në një document ndërtimi I xhamisë së Tabanocit më 1380, prapseprap edhe autoret e këtij projekti nuk janeë të sigurtë në vitin e ndërtimit, por janë të sigurtë se Xhamia e Tabanocit dallon për kah arkitektura, është arkitekturë e shëkujve VII-XI, arkitekture e ndërtimit të Xhamive më të bukura në Andaluzi.
“Përhapja e Islamizmit te Shqiptarët është e lidhur ngushtë me pushtimin turk  të Shqipërisë. Megjithatë, Shqiptarët kanë qenë në kontakt me banorë mysliman shumë shekuj më parë. Këto kontakte, në fillim janë kryer nëpërmjet, me sa dihet, sulmeve pirateske të saraenëve, pastaj nëpërmjet marrëdhënieve tregtare që arabët e Afrikës Veriore, pasi pushtuan Sicilinë dhe Italinë e Jugut, zhvillonin në qytetet shqiptare të Adriatikut…” shkruan Prof Dr. Kristo Frashëri në “Përhapja e Islamizmit te Shqiptarët” në gazetën Fakti, më 11 shtator 2006, Shkup.

Pastaj Franjo Raçki përmend, se në këto terrirore (Ballkan) ka pasur myslimanë që nga kohët e hershme dhe ate në pjesën e poshtme të Vardarit, në krahinën e Selanikut”/ Franjo Raçki, Bogomil i Patareni, posebna izdanja srpske kraljevske akademije, knjiga LXXXVI, Beograd, 1931/
Perandori bizantin Teofil (829-841) ka shpërngulur numër të madh myslimanësh nga Azia dhe i ka vendosur rreth vardarit të emruar si “Vardariotet”, të cilët shumë përhapën fenë islame dhe Islamin në këto troje. 
2.Islami dhe depërtimi i Islamit, fesë islame dhe filozofisë islame në Luginë të Preshevës, në Ballkan ka ndodhur me depërtimin e Osmanllinjëve dhe ata e sollën Fenë islame në Ballkan dhe në Luginë të Preshevës. Është fjala për një masovizim të islamizmit ndër popullatën shqiptare edhe në Luginë të Preshevës. Pra, para ardhjes së Osmanllinjëve nuk pati asnjë mysliman, sipas tezës së dytë, në Luginë të Preshevës.

Mirëpo, dinamika e procesit të islamizimit në hapësirën shqiptare u përshpejtua me vendosjen pas vitit 1402, të një detyrimi të veçantë të quajtur devshirme, sipas të cilës familjet e krishtera të vendeve nën sundimin osman, duhet të jepnin djemë (devshirë) për të mbushur repartet e jeniçerëve ose për nevoja të tjera të pallatit sulltanor.

Si në çdo vendbanim tjetër ku jetojnë  Shqiptarët , Feja Islame edhe në këto troje tona erdhi nëpërmes Osmanlinjve. Shqiptarët në Luginën e Preshevës me shumicë i takojnë konfesionit Islam. Meqenëse rajoni i Luginës së Preshevës gjendej në udhëkryqin Shkup-Gjilan-Sofje- Beograd, ai ishte mjaftë i frekuentuar nga njerëz të nacionaliteteve të ndryshme. Sipas informacioneve me të cilat disponohet këtu, Islami në Preshevë kishte arritur pas Betejës së Maricës, më 1371 dhe të Kosovës, e cila ishte zhvilluar në vitin  1389”. 

Sidomos, masovizimi i Fesë islame në këto troje lidhet me marrjen e këtij Rajoni, konkretisht të Vranjës dhe Preshevës, më 1444/45.
Popullata Shqiptare e këtyre viseve është 100% e konfesionit Islam, ndërsa medhhebi i tyre është hanefij”, thuhet në një shkrim të Këshillit të Bashkësisë islame në Preshevë.
“Se këta Arnautë/Shqiptarë/ kishin qenë të krishterë shihet nga Kishatë e shumta latine, të cilat ekzistonin thuajse në çdo fshat  dhe të cilat deri vonë i mbrojtën Arnautët” shkruan Jovan Hadzi-Vasiljevic, Juzna Stara Srbija, Presevska oblast, knj. II, Beograd, 1913, f. 141.

1.XHAMITË

1.1.Xhamitë në Bujanoc

Gjatë vitit 1884, këtu në Bujanoc, ishte ngritur një xhami dhe një teqe. Xhaminë e kishte ngritur në qendër të Bujanocit, Zaim Aga-Vraja, muhaxhir, ky i shpërngulur me dhunë dhe terror si edhe shumë familje tjera shqiptare, shkruan Jovan Haxhivasileviqi në librin:Juzna Stara Srbija,Presevska oblast,Beograd, 1913, f.39.
Todor Stankoviqi shkruan se në Bujanoc jetojnë Serbët dhe DISA shtëpi të Shqiptarëve Muhaxhirë, të shpërngulur  nga Serbia. Bujanoci ka Çarshinë e vogël, në të cilën gjenden kryesisht mehanet dhe nallbanët. Serbët kanë kishën dhe shkollën, ndërsa
Muhamedanët e kishin të ndërtuar Xhaminë në Bujanoc më 1891, Stankoviqi shkruan në librin e tij: Putne beleske po Staroj Srbiji 1871-1898, Beograd, 1910, f. 20

Lokaliteti i Xhamisë së vjetër në Bujanoc apo vendi gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4227650, me gjatësi gjeografike: 2146040, në lartësi mbidetare: 360 m.


Qendra e Bujanocit, vendi ku ishte Xhamia,  deri më 1922
 
Xhamia e Qytetit në Bujanoc, e ndërtuar më1969, meremetimi i parë më 1996, riparimi i saj më 2009. Imam i kesaj xhamije ka qen Hafëz Riza Hamidi, i cili i ka shërbyer xhematit të Bujanocit 32 vjet.
Imami i tanishem është Ulvi Fejzullahu, i lindur më 15.05.1973 në Presheve, shkollën fillore ka mbaruar në Preshevë, më 1988, kurse të mesmën në Medresenë "Alauddin" në Prishtinë në vitin 1992. Fakultetin e sheriatit e kreu në Univesitetin Islamik në Medine më 2001.
Imam në Xhaminë e Buajnocit është prej 27.01.2002.
Xhamia e Bujanocit ka një minare me një sherefe dhe gjendet në korodinatat me gjërësi gjeografike: 4227820, me gjatësi gjeografike: 2145711, në lartësi mbidetare: 368 m.


Xhamia në Bujanoc          

Xhamia në Mëhallë e Romëve “Xhenet xhamia” në Bujanoc u ndërtua më 2008.
Xhamia ka një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat më gjërësi gjeografike: 4227608, me gjatësi gjeografike: 2145706,në lartësi mbidetare: 371 m.


Xhenet xhamia në Bujanoc 

1.2.Xhamitë në Tërnoc

Xhamia e Mëhallës së Strukarëve në Tërnoc, e ndërtuar më 1870/1906/, meremetimi i parë më 2003, i dyti më 2010. Xhamia e Strukarëve në Tërnoc u ndërtua 120 vjet më parë, kurse rindertimi i kësaj xhamije u bë qe 30 vjet më parë.
Imamet e parë që mbahen në mend janë Avdi Efendia, Mulla Hazbija që ka shërbyar plotë 40 vjet dhe Hafëz Nazmi Avdiu, 30 vjet i ka shërbyar kësaj xhamije. Imamë janë Mulla Sevder Bajrami qe 11 vjet në këtë xhami dhe Vesim Avdiu.
Xhamia e vjetër në Mëhallën e Strukarëve e ndërtuar aty nga viti 1925-1926, shkruan për një vit tjetër të ndërtimit IlmiHetemi, në Revistën “Jehona”, nr.57, f.17, Sa jemi të njohur për zbulimet arkeologjike në Luginën e Preshevës.
Xhamia në Mëhallën e Strukarëve ka një minaret me një sherefe, aty pranë saj është ndërtesa e Mejtepit dhe gjendet në koordinata  me gjërësi gjeografike: 0560637, me gjatësi gjeografike: 4703542, në lartësi mbidetare: 433 m.


Xhamia e Strukarëve në Tërnoc

Për Xhaminë e Mesme në Tërnoc figurojne dy vite të ndërtimit, 1436/1439 dhe 1840/1855, ndërsa meremetimi i parë u bë më 1982/83, ku minarja ka mbetur ajo e vjetra dhe meremetimi i dytë, më 2010.
Xhamia e Mesme në Lagjen e Kallëve është ndërtuar më 1439, sipas Ilmi Hetemi:Sa jemi të njohur me zbulimet arkeologjike në Luginën e Preshevës, Jehona, nr,56, f.22.
Xhamia e Mesme në Tërnoc u ndërtuar, sipas xhematit të kësaj xhamije qe 400 vjet,  rindërtimi i parë u bë më 1945, kurse rindërtimi i dytë u bë më 1992, rinovimi u bë në vitin 2010.
 Imamët e më hershëm kanë qenë Hafëz Myzafer Shaqiri, Mulla Aziz Ramadani dhe tani është Mulla Sylejman Fejzullahu, 40 vjeçar.
Xhamia ka pllakën ku shkruan: E ndërtuar më 1439, e rindërtuar më 20.9.1981.
Xhamia e Mesme në Mëhallën e Kallëve në Tërnoc ka një minare me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0560846, me gjatësi gjeografike: 4703017, në lartësi mbidetare: 436 m. 
Xhamia e Mesme në Tërnoc është në mbrojtje ligjore shtetërore.


Xhamia e Mesme në Tërnoc

Xhamia e Re, në Mëhallën e Gashëve dhe Terzive, e ndërtuar më 1957, ndërsa e meremetuar më 1997.
Ajo ka një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0560837, me gjatësi gjeografike: 4702636, në lartësi mbidetare: 419 m.


Xhamia në Mëhallën e Gashëve dhe Terzive në Tërnoc

1.3.Xhamia në Maltërnoc

Xhamia në Maltërnoc e ndërtuar më 1959, ndërsa e meremetuar më 1970.


Xhamia në Maltërnoc

1.4.Xhamitë në Breznicë

Xhamia në Breznicë të Epërme, e ndërtuar më 1842/1888/, ndërsa  rindërtimi  i parë u krye më 1948, rindërtimi i dyti më 1993. Të dhënat që i morëm nga banorët e Breznicës së Epërme, thonë se Xhamia është ndërtuar më 1841, ndërsa është renovuar më 1994.
Xhamia në Breznicën e Epërme ka një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558782, me gjatësi gjeografike: 4709891, në lartësi mbidetare: 604 m.


Breznica e Epërme me Xhaminë e saj

Xhamia në Breznicë të Poshtme, e ndërtuar më 1953, ndërsa e rindërtuar më 2009, më 27 dhjetor 2009 u bë hapja solemne e saj.
Xhamia e Breznicës së Poshtme ka një minare, me një sherefe pak si ndryshe nga sherefet e xhamive të tjera dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558749, me gjatësi gjeografike: 4708442, në lartësi mbidetare: 569 m.


Xhamia në Breznicë të Poshtme


1.5.Xhamia në Muhoc


Xhamia e vjetër në Muhoc sipas Mehmet Abdylit shihen gërmadhat e saja, në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0562114, me gjatësi gjeografike: 4713950, në lartësi mbidetare|: 662 m.

Xhamia e Re në Muhoc e ndërtuar më 1920, më 1966 e meremetuar, më 2007 ka filluar rindërtimi dhe më 2009 filloi punën si faltore.
Ajo ka një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0562006, me gjatësi gjeografike 4713590, në lartësi mbidetare: 644 m.


Xhamia e Re në Muhoc

1.6.Xhamia në Turi

Xhamia në Turi, e ndërtuar më 1925, më 1971 meremetimi, më 2006 rindërtimi, ndërsa filloi punën më 2009.
Xhamia në Turi është e ndërtuar qe 68 vjet me parë, kurse rindërtimi u bë në vitin 2006. Imam i kësaj xhamije është Edmond Isufi, 32 vjeçar, qe 3 vite është në shërbim të xhematit të fshatit Turi. 
Imam më parë ka qenë Hafez Ibrahimi.
Xhamia ka një minaret, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559277, me gjatësi gjeografike: 4700936, në lartësi mbidetare: 434 m.
   

Xhamia në Turi

1.7.Xhamia në Lluçan

Xhamia në Lluçan e ndërtuar më 1870, e meremetuar më 1885, më 1957 rindërtimi i parë, më 1985 prap rindërtimi dhe më 2010 meremetimi i saj.
Xhamia ka një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422647.8, me gjatësi gjeografike: 214218.7, në lartësi mbidetare: 380 m.
Xhamia e Vjetër  në Lluçan ishte në mbrojtje ligjore shtetërore.


Xhamia në Lluçan

1.8.Xhamia në Osllarë

Xhamia e Osllarës, e ndërtuar në vitin 1807, e rindërtuar më 1935, më 1962 e meremetuar, më 1997 prap e rindërtuar.
Imam i kësaj xhamije është Berat Alimi, 36 vjeçar.
Xhamia e Osllarës ka  një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4226107, me gjatësi gjeografike: 2143555, në lartësi gjeografike: 333 m.


Xhamia në Osllarë

1.9.Xhamia në Nasalcë


Harta e Nasalcës


Skica e Nasalcës


Xhamia e Nasalcës, është e ndërtuar më 1716, e rindërtuar për herë të parë më 1905, për herë të dytë e rindërtuar më 1964 dhe për së treti e rindërtuar më 2005.
Imam i kësaj xhamije është Agron Halimi, qe 10 vite, moshë është 32vjeçare. Imam më herët ka qenë Mulla Skender Aliu nga Letovica.
“Xhamia në Nasalcë duhet të jetë ndërtuar pak para vitit 1850, sepse po në këtë vit fillon me mësim fetar edhe MEJTEPI që gjendej në oborrin e xhamisë.
I pari imam i Xhamisë së Nasalcës ishte emëruar Mulla Ramadan Masurica, i dyti pas tij Hoxhë Garja, i treti Mulla Ahmet Nasalca, pastaj Mulla Ramadani nga Nasalca, i pesti Haxhi Hasani po ashtu nga fshati, i gjashti Hafëz Gerja, pas tij Mulla Zeqirjahi nga Zhunica dhe i teti Hafës Skender Aliu nga Letovica, të cilin e zëvendëson Mulla Agron Halimi nga Nasalca që vazhdon të ushtrojë këtë mision fetar edhe sot”, shkruan Jonuz Fetahaj-Abdulla Bektashi, Nasalca vatër e arsimit, Monografi, Prishtinë, 2007, f.25
Xhamia e Re ndërtohet në qendër të Nasalcës, dhe të gjitha lagjet e fshatit njësoj e kanë 
largësinë nga Xhamia.
Pasi Xhamia e vjetër kishte filluar të prishej, të rrënohej, u vendos që të ndërtohet e reja.Xhamia e vjetër u rrënua në vitin 2004.
Xhamia ka një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558301, me gjatësi gjeografike: 4696529, në lartësi mbidetare: 425 m.
Xhamia e vjetër ishte në mbrojtje ligjore shtetërore.


Xhamia e Vjetër në Nasalcë


Xhamia e Re në Nasalcë

1.10.Xhamia në Letovicë

Xhamia në Letovicë është e ndërtuar më 1936, e meremetuar më 1877, e rindërtuar më 1992/93 dhe e meremetuar më 2009.
Imam në këtë xhami ishin Mulla Musi dhe Mulla Sherifali Musliu, kurse tash janë Salih Musliu dhe Skender Aliu.
Xhami e Letrovicës ka një minare, me dy sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0556765, me gjatësi gjeografike: 4693627, në lartësi mbidetare: 463 m.
 

Xhamia në Letovicë       


Foto: Xhamia e Vjetër në letovicë

1.11.Xhamitë në Bilaç


Harta e Bilaçit


Skica e Bilaçit

Xhamia e Vjetër në Bilaç është e ndërtuar më 1406/1375/, e meremetuar më 1885, e rindërtuar më 1965/68 si dhe e meremetuar për së dyti më 2007.
Në tabelën e kësaj xhamie shkruan: Bilaç Camii, yapilis tarimi, Rumi 791, Miladi 1375, Yenilenme Tarimi 1968. 
Ajo ka një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:422120.3, me gjatësi gjeografike: 21458.34, në lartësi mbidetare: 442 m.
Xhamia e Vjetër  është  në vendin e kazermës ushtarake turke e shek 16 dhe është në mbrojtje ligjore nga Enti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Nish.  


Xhamia e Vjetër në Bilaç       
   

Pllakë mbishkrimi në Xhaminë e Vjetër në Bilaç

Xhamia e Re apo e Poshtme në Bilaç, është e ndërtuar më 2007. 
Ajo ka një minare me dy sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:422115.1, me gjatësi gjeografike: 214437.3, në lartësi mbidetare: 382 m.


Xhamia e Re në Bilaç

1.12.Xhamitë në Samolicë

Xhamia e Vjetër, me themelet e saja te Mëhalla e Tërnocalive ka mbetur pa minare. 
Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422320.9, me gjatësi gjeografike: 214432.1.,në lartësi mbidetare: 433 m. 


Gërmadhat ë Xhamisë së Vjetër në Samolicë

Xhamia e Vjetër në Mëhallën e Korbëve në Samolicë është e ndërtuar më 1850, e rindërtuar më 1935, prap e rindërtuar më 1965/67 si dhe më 2007 e rindërtuar.
Kjo Xhami shërben për dy mëhallë, për Mëhallën e Korbëve dhe të Tërnocalive. 
Imam i kësaj xhamije është Sedat Beqiri.
Ajo ka minaren e vjetër me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:422315.4, me gjatësi gjeografike: 214436.7, në lartësi gjeografike: 448 m.
Xhamia e vjetër ishte në mbrojtje ligjore shtetërore.
 

Xhamia e Korbëve dhe Tërnocalive në Samolicë

Xhamia në Mëhallën Shemshir në Samolicë, është e ndërtuar më 2006. Imam i 
kësaj xhamije është Mejdi Beqir,i 60 vjeçar.
Xhamia ka një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:422246.7, me gjatësi gjeografike: 214425.1, në lartësi mbidetare: 410 m.


Xhamia në Mëhallëne Shemshirëve

Xhamia e Re, te Autoudha, në Mëhallën e Poshtme në Samolicë,  është e ndërtuar më 2007. Imam i kësaj xhamije është Bejxhet Osmoni - Idrizi nga fsh.Bilaç
Ajo i ka dy minare me nga një sherefe dhe gjendet në korodinatat me gjërësi gjeografike: 422255.8, me gjatësi gjeografike: 214359.2, në lartësi mbidetare: 418 m.


Xhamia në Mëhallën e Poshtme në Samolicë

1.13.Xhamia në Konçul

Xhamia në Konçul është e ndërtuar më 1895, më 2009 ka filluar ndërtimi, ndërsa më 2010 ka përfunduar ndërtimi i saj.
Xhamia në fsh.Konçul u ndërtua 150-200 vite më parë, kurse rindërtimi u bë më 2010. Imam i kësaj xhamije është Mulla Musa Beqiri, 56 vjeçar, ka shërbyer 25 vjet, kurse para tij ka qenë Mulla Sallahi.
Ajo ka një minaret, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422833.1, me gjatësi gjeografike: 214128.9, ne lartësi mbidetare: 377 m.
Xhamia e Vjetër ishte në mbrojtje ligjore shtetërore.
 

Xhamia në Konçul


Pllakë mbishkrimi në Xhaminë e Konçulit

1.14.Xhamia në Dobrosin

Xhamia në Dobrosin më 1905 e ndërtuar, më 1978 e meremetuar, më 2007 ka filluar ndërtimi dhe më 2008 filloi punën e saj xhamia.
Xhamia në Dobrosin mban emrin “Bukurdinë”, ka një minare, me dy sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike; 0552324, me gjatësi gjeografike: 4699878, në lartësi mbidetare: 585 m.


Xhamia në Dobrosin


Foto: Xhamia e Vjetër në Dobrosin dhe pllakë mbishkrimi në Xhami     

1.15.Xhamia në Zarbincë

Xhamia në Zarbincë, është e ndërtuar 1895/1904/, e rindërtuar më 2007. Gjatë ekspeditës tonë në Zarbincë, më 2013, banorët na thanë se xhamia është e vjetër mbi 120 vjet. Themelet e xhamisë i ka vuar Xhemail Bektash Mahmuti, poashtu edhe meremetimin e kësaj xhamie e ka bërë kjo familje. Të dhënat na dha Fetah Mahmuti i Zarbincës. 
Ajo ka një minare, pa sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0564993, me gjatësi gjeografike: 4717208, në lartësi mbidetare 759 m. 


Xhamia në Zarbincë

1.16.Xhamia në Negoc

Xhamia në Negoc është jo aktive, e ndërtuar më 1826, e meremetuar më 1938.
Xhamia e Negocit ka një minare me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422215.3, me gjatësi gjeografike: 214512.1., në lartësi mbidetare: 480 m.


Xhamia në Negoc

1.17.Xhamia në Verban

Xhamia në Verban është në ndërtim më 2013, ndërsa u ndërtua më 1869/1880, e meremetuar më 1938. Xhamia është jo aktive. 
Ajo në ndërtim e sipër, nuk mësuam se a do të ketë minare e sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0555377, me gjatësi gjeografike; 4695818, në lartësi mbidetare: 626 m.


Xhamia në ndërtim e sipër në Verban, më 2013

Pra, sipas kësaj pasqyre në Rajonin e Bujanocit i kemi 23 xhami aktive, ndërsa jo aktive janë vetëm 2 xhami.

Akte dhe veprime gjenocidale të pushtetit serb mbi monumentet fetare islame në Kosovën Lindore, u kryen në masa të mëdha, ishin shkatërruese dhe demoluese.
Kështu, në Bujanoc më 1922 rrënohet Xhamia që ishte në qendër të qytetit. Së pari, rrëzohet minarja e xhamisë, e cila ishte lidhur me zinxhirë dhe e kishin tërhequr me shumë penë buajë. Më pastaj e rrafshojnë xhaminë me themel, duke pirë raki dhe kënduar këngë nacionaliste.
Në Bujanoc, Serbëve lokalë, pas rrënimit të Xhamisë, në vitin 1922, shumë u pengonte edhe Teqeja që i mbijetoi të gjitha sfidat e regjimeve slave deri më 1945, kur i erdhi radha edhe asaj.Aso kohe ajo ishte aty ku sot është Gumoplastika. Vendimin për këtë akt të shëmtuar e mori Kuvendi komunal i Bujanocit, kryetar i të cilit aso kohe ishte Aleksandër Tashkoviq, i njohur me nofkën “Canabeg’, shkruan Nijazi bektashi,Katandisjet dhe likuidimet pa gjyq të Shqiptarëve në komunën e Bujanocit 1912-1946, Jehona, nr.69, f.20

Ngjashëm vepruan edhe me xhaminë në Asllarë, në vendin e quajtur Sllatinë.
Më 1932 vepruan edhe me Varrezat, kështu në Gramadë pas shpërnguljes së popullatës shqiptare për Turqi, Varrezat e fshatit i bënë për plehër, qitnin plehrin e kafshëvenë to, duke mos pasur respekt edhe ndaj të vdekurve.
Xhamia e Osllarës është djegur pjesërisht nga brenda dhe është demoluar.

Lista e Nëpunësve fetar aktiv nga Lugina e Preshevës më 1951:

Zija Shaqiri i lindur më 1909, imam i xhematit në Tërnoc, Bujanoc, Selaudin Demir Ejupi, i lindur më 1901, imam i xhemati në Lluçan, Bujanoc, Rexhep Fetahu, i lindir më 1904, imam i xhematit në Letovicë,Bujanoc, Ahmed A. Bektashi, i lindur më 1896, imam i xhematit në Nasalcë, Bujanoc, Azbi A. Sulejmani, i lindur më 1906, imam i xhematit në Tërnoc, Bujanoc dhe
Xhemail Veseli, i lindur më 1899, imam i xhematit në Breznicë, Bujanoc


2.TEQETË NË BUJANOC

Teqja e Dervishallarëve në Mëhallën e Kallëve, diku afët Xhamisë është me vjetërsi sikur edhe xhamia, e ndërtuar aty kah vitet 1439 dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0560846, me gjatësi gjeografike: 4703017, në lartësi mbidetare: 436 m.

  
Teqja dhe Varrezat e Dervishallarëve në Mëhallën e Kallëve gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0561016, me gjatësi gjeografike: 4703092, në lartësi mbidetare: 426 m. 


Teqja dhe varrezat e Dervishallarëve në Tërnoc

Në Mëhallën e Haxhi Musës ekzistonte Teqja me Tyrben.Aty ka gur të mermertë me gëdhendje me alfabet arab.
Këto Varreza të Moçme të Dervishëve, më vonë u shndërruan në Varreza të Mëhallës së Haxhi Musës.


Teqja dhe Tyrbja e Nasalcës

Teqja ka vjetërsi më shumë se 260 vite dhe se i përket Tarikatit Saadi. Lëvizja e Tarikatit ndodhi shumë herët nga Nishi, Leskoci, Vranja, Shkupi në Nasalcë.
Teqja e Nasalcës është e kohës së vjetër, 230 vite më herët se vitin 2007 është ndërtuar, thekson Akademik Jashar Rexhepagiqi, në librin: Dervishët, rendet dhe teqetë, Prishtinë
Për Teqen dhe Tyrben kujdeset Sheh Hajrullahu
Teqja me Sheh Hajrullahun është aktive, sidomos gjatë Natës së Sulltan Nevruzit dhe Natës së Hashureve.
Teqja dhe Tyrbja e Nasalcës janë renovuar në vitin 2006, por nuk kanë ndërruar pamjen dhe arkitekturën e mëparshme.


Ndërtesa e Teqes

Teqja përbëhet prej këtyre lokaleve: Semihanja me Mirab, ku mbahen ritualet e dervishëve, Mejdan Oda, ku qëndrojnë dervishët dhe Kafe Oxhaku.
Në oborrin e Teqes gjenden shumë varre të vjetra të Shehëve, disa nga shënimet mbi gur i lexoi Rexhep Kadriu dhe sipas tij kishte varre të vjetër që nga viti 1212 sipas Hixhrës.
Në oborrin e Teqes janë varrezat e dervishëve:Dervish Shaban Bojaxhiu I Bilaçit, Baba Rexhep Vranja, Dervish Liman Osaj, Dervish Alija, Sheh Mala, Dervish Nuhiu, Dervish Agushi, Dervish Bilall Selimi, Dervish Xhemali, Dervish nazifi, Dervish hesati, Dervish Sylça, Dervish Qahili dhe dy gra, f.34 e librit të Jonuz fetahaj-Abdulla Bektashi, Nasalca…


Varre të vjetra të Shehëve

3.TYRBJA NË NASALCË

Poashtu në oborrin e Teqes gjendet edhe Tyrbja, në të cilën janë varrosur Shehët dhe personalitete të shquara, që nga themeluesi i Teqes, Sheh Hysen Prishtina, Hoxha Baba Hyseni, Sheh Ali Vranja, Sheh Hysen Nasalca, Sheh Lutfi Shabani, Dervish Alija dhe një varr i një fëmije 7 vjeçar, pa emër.
 

Ndërtesa e Tyrbesë

Teqja dhe Tyrbja gjenden me pozitën gjeografike: gjatësi 0558250, gjërësi: 4696640 dhe lartësi mbidetare: 463 m.


Varret e Shehëve Brenda Tyrbes

4.VARREZAT

Në fshatin Osllarë banorët duke lavruar dhe prashitur për nevojat e tyre bujqësore hasin në Varreza të Vjetra, skelete njerëzish dhe vjetërsina të tjera.Varrezat njihen dhe identifikohen me gur të mëdhenj dhe ka në shumë vendbanime, qëllimisht autori Haxhivasileviq nuk i identifikon se janë Varreza ortodokse apo katolike shqiptare.
Varrezat në Xhaminë e Kallëve kanë një karakter të vecantë se epitafet janë të shkruara në gjuhën e vjetër turke, osmanishte me alphabet arab e Persian, që tregojnë për vjetërsinë e varrezave në këtë xhami.
Afer kësaj xhamije kemi edhe Teqenë edhe këtu këmi varreza të vjetra në të dy teqet.
Varrezat e para të fshatit Tërnoc ishin afër lumit te Lagja e Krivollakëve, por shumica janë të shkatërruara nga lumi dhe ka mbuluar me balte varrezat, por shihen qartë tragjet.
Më vonë në kohën e Turqisë lëshohen në përdorim, këto janë Varrezat ashtu i quan populli Varrezat e Strukarëve
Këtu epitafet janë të shkruara në gjuhën e vjetër osmanishte.
Varrezat e sotme të Mëhallës së Strukarëve gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0561345, me gjatësi gjeografike: 4703707, në lartësi mbidetare: 430 m.


Varrezat në Mëhallën e Strukarëve në Tërnoc

Varrezat muslimane të fshatit Tërnoc gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0561061, me gjatësi gjeografike: 4702737, në lartësi mbidetare: 425 m. 
Vendin për Varrezat e siguroi dhe e dhuroi Haxhi Osmani i Tërnocit.


Varrezat në Tërnoc

Varrezat muslimane të Breznicës së Epërme gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike:
0559036, me gjatësi gjeografike: 4710092, në lartësi mbidetare: 588 m.
 

Varrezat në Breznicë të Epërme

Varrezat muslimane të Turisë gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 05592277, me gjatësi gjeografike: 4700830, në lartësi mbidetare: 430 m.
 

Varrezat në Turi

Varrezat e vjetra dhe varri musliman në Priboc datojnë nga vitit 1202 sipas Hixhrës, pra më 1780. Ato gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0563795, me gjatësi gjeografike: 4717540, në lartësi mbidetare: 947 m.
 

Varret e Moçme në Priboc


Varr I Vjetër në Priboc

Varrezat muslimane të Ramabuçës gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0563021, me gjatësi gjeografike: 4715595, në lartësi mbidetare 695 m. 
 

Varrezat në Ramabuçë

Varrezat e vjetra gjenden afër Xhamisë dhe Kishës në Muhoc në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0562114, me gjatësi gjeografike: 4713950, në lartësi mbidetare: 662 m.
 

Varret e Moçme në Muhoc

Poashtu në Muhoc sipas Mehmet Abdylit ekzistojnë Varreza shumë të vjetra, ne kohën kur Muhoci kishte vetëm 3-4 shtëpi. Ato gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0562369, me gjatësi gjeografike: 4714408, në lartësi mbidetare: 661 m.


Varreza të Vjetra në Muhoc

Varrezat e Vjetra në Dobrosin gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0552324, me gjatësi gjeografike: 4699887, në lartësi mbidetare: 676 m.
 

Varreza të Vjetra në Dobrosin

Varri vjetër në Dobrosin sipas Hixhrës daton 1277 dhe gjendet në korodinatat me gjërësi gjeografike: 0551875, me gjatësi gjeografike: 4699852, në lartësi mbidetare: 673 m.


Varr i Vjetër në Dobrosin

Varrezat e reja muslimane në Dobrosin gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike:0552324 dhe 0551802, me gjatësi gjeografike: 4699887 dhe 4699846, në lartësi mbidetare: 676 m dhe 680 m.


Varrezat në Dobrosin

Varrezat e Moçme të Verbanit gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0555596, me gjatësi gjeografike: 4695585, në lartësi mbidetare: 635 m.


Varrezat e Vjetra në Verban

Varrezat muslimane të Verbanit gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0555740, me gjatësi gjeografike: 4696094, në lartësi mbidetare: 623 m.


Varrezat në Verban

Varrezat muslimane në Nasalcë gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558334, me gjatësi gjeografike: 4695999, në lartësi mbidetare: 442 m.
 

Varrezat në Nasalcë

Varrezat muslimane të Letovicës gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0557589, me gjatësi gjeografike: 4693930, në lartësi mbidetare: 435 m. 
 

Varrezat në Letovicë

Varret e vjetra të Pllanës në Asllarë janë të vjetër dhe gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4225756, me gjatësi gjeografike: 2143022, në lartësi mbidetare: 424 m.
 

Varret e Pllanës në Osllarë

Varrezat muslimane në Asllarë gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4226346, me gjatësi gjeografike: 2143216, në lartësi mbidetare: 366 m.


Varrezat në Osllarë

Varrezat e Shqiptarëve të besimit islamë në Samolicë gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422258.5, me gjatësi gjeografike: 214357.7, në lartësi mbidetare: 418 m.


Varrezat në Samolicë

Varrezat e vjetra në kuadër të Xhamisë së vjetër në Bilaç sipas Hixhrës datojnë që nga viti 1204, 1218, 1370 dhe gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422120.3, me gjatësi gjeografike: 21458.3, në lartësi mbidetare: 442 m
 

Varret në Xhaminë e Vjetër në Bilaç

Varri i Vjetër në varrezat e fshatit Bilaç është i vitit 1277 sipas Hixhrës dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422119.7, me gjatësi gjeografike: 214430.7, në lartësi mbidetare: 410 m.


Varr i Vjetër në Varrezat e Bilaçit

Varrezat e Shqiptarëve të besimit islam në Bilaç gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422124.2, me gjatësi gjeografike: 214430.3, në lartësi mbidetare: 410 m.


Varrezat në Bilaç

Varrezat e Moçme në Konçul gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422830.6, me gjatësi gjeografike: 214117, në lartësi mbidetare: 380 m.
 

Varrezat e Moçme në Konçul

Varrezat e Moçme në Mëhallën e Luranit të Konçulit gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422811.9, me gjatësi gjeografike: 214033.1., në lartësi mbidetare: 540 m.


Varrezat e Moçme në Luran të Konçulit

Varrezat e Shqiptarëve të besimit islam në Konçul gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 42291.5, me gjatësi gjeografike: 214121.2, në lartësi mbidetare: 394 m.


Varrezat e Konçulit

Varrezat e Moçme në Bresiq gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422751.3, me gjatësi gjeografike: 214156.2, në lartësi mbidetare: 369 m.


Varret e Moçme në Bresiq

Varrezat e Shqiptarëve të besimit islam në Lluçan gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422631.1, me gjatësi gjeografike: 214235.9, në lartësi mbidetare: 36o m.
 

Varrezat e Lluçanit

Varrezat e e Shqiptarëve të besimit islam në Bujanoc gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4228078, me gjatësi gjeografike: 2145311, në lartësi mbidetare: 380


Varrezat e Bujanocit


REFERENCAT

1.Raçki, Franjo, Bogomil i Patareni, posebna izdanja srpske kraljevske akademije, knjiga LXXXVI, Beograd, 1931
2.Frashëri, Kristo, Përhapja e Islamizmit te Shqiptarët, në gazetën Fakti, më 11 shtator 2006, Shkup.
3.Arnold,Thomas, Historia e përhapjes së islamit, Prishtinë, 2004
4.Ibrahimi, Nexhat, Islami në Ballkan para shekullit XV, bot. II, prizren, 2000
5.I njëjti, Islami dhe muslimanët në tokat shqiptare dhe në Ballkanin mesjetar, Shkup, 2003.
6.Hadzi-Vasiljevic, Jovan, Juzna Stara Srbija, Presevska oblast, knj. II, Beograd, 1913
7.Stankovic, Todor, Putne beleske po Staroj Srbiji 1871-1898, Beograd, 1910, f. 20
8.Bektashi, Nijazi, Katandisjet dhe likuidimet pa gjyq të Shqiptarëve në komunën e Bujanocit, 
1912-1946/IV/, Jehona, nr. 68,69, Tërnoc, 2002
9.Hetemi, Ilmi, Sa jemi të njohur për zbulimet arkeologjike në Luginën e Preshevës?, Jehona, nr.57, Tërnoc, 2001
10.Kostic, Mihajlo, Presevska kotlina, Drustveno-geografska studija, Vranjski glasnik, knj.V, Vranje, 1969
11.Stojanovski, Aleksandar, Vranjski Kadiluk u XVI veku,Vranje, 1965
12.Feja islame dhe feja ortodokse në rajonin e Kumanovës, Kumanovë, Inter-Etnik Projekt, pa vit botimi

13,Lista e nëpunësve fetar në territorin e Serbisë në Prishtinë, më vitin 1951, rrethi i Bujanocit : /Fondi 332 I Arkivit në Beograd/
14.Salihu, Xhemaledin, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999
 15.Lista e Xhamive të Rajonit të Bujanocit dhe vitet e ndërtimeve të tyre përkatëse të Këshillit të Bashkësisë Islame e Bujanocit, e datës 31 dhjetor 2012, të hartuar nga Ragmi Destani, kryeimam.
16. Kadriu, Rexhep/Rexha i Lluçanit/, arkeolog amator, anëtar i Shoqatës së Numizmatikëve të Serbisë
17.Projekti i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore i Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë: “Trashëgimia e Bujanocit është edhe e jona” realizuar në vitin 2013/2014
18. Fetahaj, Jonuz - Bektashi, Abdulla, Nasalca vatër e arsimit, Monografi, Prishtinë, 2007

Shkruan : Xhemaledin SALIHU

Zyrtare: Arbnor Fejzullahu kalon tek "Partizani"
Burrin e kishte luftëtarë, tani jeton me dy fëmijë jetimë, pa shtëpi të veten (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration