Siriani mbërrin në Bujanoc pas tetë ditë ecjesh në këmbë, destinacion final BE (Video)
Lokale

Siriani mbërrin në Bujanoc pas tetë ditë ecjesh në këmbë, destinacion final BE (Video)

05.Apr.2015 18:43
0

Është nisur në këmbë nga Greqia dhe për tetë ditë me radhë ka ecur nëpër hekurudhën që lidhë Greqinë, Maqedoninë dhe Serbinë.

I vetëm, siriani 34 vjeçar, ka marrë rrugën në këmbë drejtë Evropës Perëndimore nga Greqia, ku edhe kishte dorëzuar kërkesën për azil. I pakënaqur me trajtimin nga shteti helen, ai të dielën në ditën e tetë të udhëtimit të tij në këmbë, nëpër rrugën e trenit, arriti në Serbi, respektivisht në Bujanoc.

Ai kishte zgjedhë të rrezikonte jetën duke ecur nëpër hekurudhë, pasi siç tha, kështu e kishte më të lehtë orientimin drejt cakut.

I rraskapitur nga ecja, emigranti që ilegalisht kishte hyrë në Serbi, në takimin me gazetarin e portalit informativ Titulli.com, në afërsi të Bujanocit, gjëja e parë që kërkoi të dijë ishte se ku gjendej stacioni i autobusit.

Qëllimi i tij fillestar ishte të arrijë në Beograd ku do të kërkonte azil dhe më pas planifikimi për të ikë drejt Evropës Perëndimore.

Duke mbuluar fytyrën, siriani, emri i të cilit është i njohur për redaksinë, tha se ndjen lodhje pasi ka ecur nga Greqia, ku ka lënë babanë, nënën, vëllaun dhe dy motra.

“Kemi luftë dhe probleme në shtetin tim. Kjo është arsye e ikjes. Në Greqi kërkon azil dhe ata nuk të japin asgjë, luajnë me njerëz. Familja ime është në Greqi”, shprehet i riu, i cili rrugën nëpër Serbi e përdorë si tranpolinë për në BE.

“Për tetë ditë jam duke ecur, duke filluar nga kufiri i Greqisë dhe është shumë, shumë vështirë”, thotë emigranti.

Në këtë ditë me shi ai kërkonte stacionin e autobusëve nga ku do të vazhdonte për në Beograd.

“Do të shkojë për në Beograd dhe më pas...nuk e di, do të shoh. Në Beograd pasi të japin dokumentin je i lirë”, u shpreh siriani, i cili më pas vazhdoi rrugën nëpër hekurudhë, duke kaluar edhe përmes vendit ku të dielën humbën jetën tragjikisht dy refugjatë ilegalë, pasi u shtypën nga treni.

Lufta në Siri, Irak dhe vende tjera të Lindjes së Mesme kanë shtuar numrin e refugjatëve ilegalë që Luginën e Preshevës e shfrytëzojnë si vend tranzit për në brendësi të Serbisë, e më pas edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Muajt e fundit me qindra refugjatë janë ndaluar nga policia me ç’rast janë arrestuar edhe organizatorët e transportimit të tyre drejt qendrave më të mëdha të Serbisë dhe kufirit me Hungarinë, në Suboticë. /Titulli.com/ 

 
Bujanoc: Ecnin në hekurudhë, i shkel treni (Foto)
Një veturë nga Bujanoci bie në Badovc, nuk pati të lënduar (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration