Zyrtare: Arbnor Fejzullahu kalon tek "Partizani"
Lokale

Zyrtare: Arbnor Fejzullahu kalon tek "Partizani"

07.Jul.2014 17:25
0
Futbollisti tërnocas Arbnor Fejzullahu sot ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin futbollistik "Partizani".

“Klubi ka prezantuar sot në mesditë Arbnor Fezullahun. Mbrojtësi 21 vjeçar njëkohësisht edhe pjesëtar i ekipit përfaqësues të Kombëtares shpresa është përforcimi i radhës i të kuqve përgjatë merkatos së verës”, thuhet në njoftimin e klubit nga Tirana, raporton Titulli.

Po sot Fejzullahu ka nënshkruar edhe kontratën 3 vjeçare duke zyrtarizuar përfundimisht transferimin e tij në radhët e 15-të herë kampionëve të Shqipërisë. 

“Vij tek Partizani për të fituar titullin Kampion. Projekti dhe ambiciet e drejtuesve më bindën për të qenë pjesë e këtij ekipi të madh në Shqipëri. Do të jap maksimumin tim dhe besoj se ky do të jetë viti i Partizanit”, është shprehur me këtë rast tërnocasi, i cili stinorin e kaluar mbrojti ngjyrat e klubit futbollistik “Besa” nga Kavaja.

Me këtë transferim të ri Arbnor Fejzullahu do të luajë një ligë më lartë se klubi i mëparshëm “Besa” që garonte në ligën e parë, derisa “Partizani” gjendet në Super ligën shqiptare.

Në këtë ligë nga Tërnoci i Bujanocit luan edhe Mensur Limani i cili mbron ngjyrat e KF “Tiranës”/Titulli.com/

 

 

Luginë: Fillon regjistrimi i nxënësve në shkollë të mesme (foto)
Objektet sakrale islame (Xhami, teqe, tyrbe, varreza) në rajonin e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration