Musliu: Kjo është e vërteta, djalin ma rrahën andaj edhe iku nga policia (foto)
Lokale

Musliu: Kjo është e vërteta, djalin ma rrahën andaj edhe iku nga policia (foto)

07.Jul.2014 12:21
0

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit Jonuz Musliu ka reaguar lidhur me ngjarjen e përfolur të ikjes së djalit të tij nga “stacioni policor”.

 

   Fatlum Musliu

Ai në një prononcim ekskluziv për portalin informativ Titulli ka thënë se ikja e Fatlum Musliut nga oborri i stacionit është bërë për t’i shpëtuar rrahjes dhe jo nga hapësirat e brendshme të stacionit siç është raportuar në disa media serbe.

“Djali ka ikur nga oborri i stacionit policor në Bujanoc pasi policia kishin filluar të qëlloni me shkopinj gome në trupin e tij që nga nxjerrja nga vetura”, është shprehur Musliu.

Ai matej ka theksuar se “ai nuk është arratisur nga qefi, por nga frika se çfarë do ta priste brenda në stacion të policisë”.

“Përveç djalit tani policia kërkon edhe nusen, e cila nuk ishte e përfshirë në këtë ngjarje”, shprehet kryetari i Kuvendit Komunal dhe Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu.

Sipas tij deri te rrahja ka ardh për shkak se në këtë aferë janë të përfshirë edhe policë dhe kështu kanë menduar që me rrahjen e tij e vërteta nuk do të dalë në shesh.

Lidhur me rastin në fjalë portali informativ Titulli ka siguruar fotografi të cilat tregojnë edhe shenjat e rrahjes së Fatlum Musliut.

I dyshuari 31 vjeçar tashmë është në arrati, përderisa prindi i tij thekson se gjetja e disa palë këpucëve pa dokumentacion përkatës nuk është arsye për të qëlluar brutalisht në shqiptarët.

“Edhe në Beograd e gjetiu zihen mallra pa dokumentacion, por nuk ndodhë që policia ta rrahë atë siç u soll në këtë rast”, përfundon kryetari Musliu./Titulli.com/

***********************************************************************************************************************************************************************************

Djali i Jonuz Musliut arratiset nga stacioni policor i Bujanocit

Djali i ish-komandantit të UÇPMB-së, dhe kryetarit të Kuvendit Komunal në Bujanoc Jonuz Musliut është arratisur nga stacioni policor në Bujanoc.

Ai po mbahej në dhomat e komisariatit për kontrabandë këpuce, raporton "Radio OK".

Në makinën e Fatlum Musliut janë gjetur 220 palë këpucë, për të cilat i pandehuri nuk ka patur dokumenta. Përveç kësaj, edhe makina që ngiste Fatlumi ka patur targa fallso.

Ndaj Fatlum Musliut, tashmë në arrati është ngritur padi penale për "kontrabandë me këpucë" dhe "arratisje nga ambijentet e stacionit policor".

"Dituria" organizon turnir humanitar në futboll të vogël
Vranja pengon hapjen e maternitetit në Preshevë ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration