Kthehu ...

Shqiptarët në Serbi

Kompanitë private, sfidat dhe sukseset e tyre në Luginë (Video)

👤Redaksia 🕔04:13 31.07.2015

Shumë ekspertë të ekonomisë thonë se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendeve në tranzicion. Duke marr parasysh dështimin e ndërmarrjeve shoqërore në komunat e Bujanocit dhe Preshevës, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të këtyre komunave përveç në zhvillimin ekonomik janë të rëndësishme edhe në punësim. Por, sa janë të zhvilluara këto ndërmarrje, sa punëtorë kanë, me çfarë probleme po ballafaqohen, ku po plasojnë prodhimet e tyre, dhe a kanë mbështetje nga komunat, respektivisht shteti.

Lexo Artikullin e plotë

Politika, shkak i dështimit të privatizimit në Luginë! (Video)

👤Redaksia 🕔08:56 24.07.2015

Në komunën e Bujanocit janë rreth 15 ndërmarrje shtetërore që në një kohë kanë punësuar mbi gjashtë mijë punëtorë dhe prej tyre vetëm fabrika e njohur e ujit mineral “Heba” është privatizuar plotësisht

Lexo Artikullin e plotë

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, rast i mirë për ringjallje ekonomike

👤Redaksia 🕔10:12 20.07.2015

Dikur në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ekzistonin kompani të mëdha shtetërore që punësonin numër të madh punëtorësh. Por tani, shumica e këtyre ndërmarrjeve janë mbyllur, kanë falimentuar, ose nuk ekzistojnë fare, e një numër i vogël janë privatizuar. Aktualisht ndërmarrjet e vetme private që kanë të punësuar janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që merren me prodhimtari dhe shërbime, e që shumica kanë filluar punën si biznes familjar.

Lexo Artikullin e plotë

Nuk zhvillohet ekonomia pa investime (Video)

👤Redaksia 🕔09:56 20.07.2015

Në Preshevë, në fund të vitit 2012 është themeluar Unioni i Afaristëve të Preshevës, i cili numëron mbi 100 anëtarë. Në një intervistë ekskluzive për Titullin, kryetari i këtij unioni Ejup Haziri thekson qëllimin e themelimit të kësaj shoqate.

Lexo Artikullin e plotë

Musliu: Pasivizimi i venbanimeve, racizëm nga Serbia (Video)

👤Redaksia 🕔00:17 03.07.2015

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, në një intervistë ekskluzive për Titullin, flet për fushat ku është kompetent Këshilli Kombëtar, për bashkëpunimin me institucionet lokale e republikane, me Shqipërinë e Kosovën, si dhe me bashkësinë ndërkombëtare.

Lexo Artikullin e plotë

Të ndryshojë Ligji, apo flamuri!? (Foto & Video)

👤Redaksia 🕔01:58 26.06.2015

Ligji për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare në Serbi në kompetencat e përgjithshme i jep të drejta Këshillit Kombëtar të përcaktojë propozimet e simboleve kombëtare, shenjave dhe festave të pakicës kombëtare. Por, neni 16 i Ligjit mbi Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Pakicave kombëtare në Serbi, thotë se “simboli kombëtar dhe shenjat nuk mund të jenë identike me simbolin dhe shenjat e një shteti tjetër”.

Lexo Artikullin e plotë

Stankoviq: Shteti duhet të sigurojë vende të punës, nëse dëshiron që këtu të ketë “jetë” (Video)

👤Redaksia 🕔01:41 19.06.2015

Në një intervistë ekskluzive për portalin informativ Titulli.com, kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq flet për situatën aktuale në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, duke e cilësuar atë si stabile.

Lexo Artikullin e plotë

Gjuha shqipe sfidon institucionet në Luginë (Video)

👤Redaksia 🕔07:34 12.06.2015

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë të përdorin gjuhën dhe shkrimin shqip në të gjitha organet, si ato lokale dhe ato republikane. Këtë të drejtë pakica shqiptare në Serbi e ka të garantuar me konventa ndërkombëtare sikurse edhe me ligjet dhe kushtetutën e Serbisë. Gjithashtu, gjuha shqipe është zyrtare edhe me statut në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Lexo Artikullin e plotë

Cilat janë sfidat e mediave në Luginë të Preshevës? (Video)

👤Redaksia 🕔08:58 05.06.2015

Sipas të dhënave të Ministrisë për kulturë dhe informim në Serbi ekzistojnë më shumë se një mijë media. Sipas ligjit të ri të mediave, afati i fundit për privatizimin e mediave publike është data një korrik, kur duhet të privatizohen 72 shtëpi mediale.

Lexo Artikullin e plotë

Mungesë e teksteve, Lugina kërkon ndihmën e Shqipërisë dhe Kosovës (Video)

👤Redaksia 🕔00:08 29.05.2015

Mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, problemet me nostrifikimin e diplomave të Kosovës dhe mungesa e licencimit të personelit arsimor me mësim në gjuhën shqipe janë problemet më të mëdha që aktualisht po ballafaqohet arsimi shqip në Luginën e Preshevës.

Lexo Artikullin e plotë

Shumë kërkesa, pakë mjete për kulturë (Video)

👤Redaksia 🕔08:32 22.05.2015

Ruajtja, kultivimi dhe zhvillimi i kulturës dhe traditës, është një nga të drejtat e pamohueshme të pjesëtarëve të pakicave kombëtare, të cilët për avancimin e kulturës dhe traditës së vet, mund të themelojnë institucione të veçanta kulturore, artistike dhe shkencore, shoqëri dhe shoqata të ndryshme. Kështu thuhet në hyrje të kaptinës numër 5 të Planit strategjik të Këshillit Kombëtar Shqiptar, kaptinë që ka të bëjë me kulturën.

Lexo Artikullin e plotë

Pakica shqiptare në Serbi e (pa) kënaqur me përkrahjen e Kosovës dhe Shqipërisë (Video)

👤Redaksia 🕔08:41 15.05.2015

Pakica shqiptare në Serbi në korrik të vitit 2010 ka themeluar Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe ka konstituuar strukturat udhëheqëse, institucion i bazuar në Konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtat Kolektive të Pakicave Kombëtare.

Lexo Artikullin e plotë