Incident në Beograd: Daçiq sulmon komisionarin e BE’së për Zgjerim, e detyron ta lëshojë takimin
Rajoni dhe Politika

Incident në Beograd: Daçiq sulmon komisionarin e BE’së për Zgjerim, e detyron ta lëshojë takimin

06.Feb.2020 22:33
0

Shefi i diplomacisë serbe e ka sulmuar komisionarin e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Të paktën kështu raporton gazeta e atjeshme “Blic”, e cila, sikurse shumë të tjera, kontrollohet nga pushteti, përkatësisht presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas “Blic”, Daçiq e ka detyruar komisionarin evropian që ta lëshojë takimin që po e zhvillonte me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, dhe me ministrat e kabinetit të saj.

Gazeta beogradase shkruan se Daçiq e ka sulmuar në mënyrë verbale mysafirin nga Brukseli, duke e shtyrë atë të largohej nga salla.

Një orë para se Daçiq të inkuadrohej në takimin me Varhelyin, biseda e qeveritarëve të tjerë serbë me të po zhvillohej normalisht, shkruan “Blic”.

 

E përditshmja e Beogradit pohon se në një moment Daçiq ka marrë fjalën dhe ka nisur ta sulmojë me fjalë komisionarin hungarez.

Varhelyi raportohet të jetë ndier në siklet, teksa Daçiq e ka porositur të mos e hapë gojën për manastiret serbe në Kosovë dhe për tarifën e vënë nga Kosova ndaj mallrave nga Serbia.

Gazeta beogradase është thirrur në burimet e veta, brenda takimit.

Policia lokale arreston të dyshuarin për goditje me çekan të plakut shqiptarë në Bujanoc
Trajtimi i “abuzimeve” nga Frontex ngre pikëpyetje për zgjerimin në Ballkan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration