Hondurasi rrëzon Anglinë, merr rekordin për filxhanin më të madh të kafesë
Atraktive

Hondurasi rrëzon Anglinë, merr rekordin për filxhanin më të madh të kafesë

11.Sep.2018 01:09
0

Hondurasi, prodhuesi i pestë në botë i kafesë rrëzoi nga froni Anglinë e cila mbante deri më tani rekordin botëror të filxhanit më të madh të kafesë, njoftoi qeveria e Hondurasit.

Kreu i shtetit, Juan Orlando Hernandez mori pjesë personalisht gjatë prezantimit të filxhanit i cili përmbante 18 000 litra kafe, në një park të qytetit të San Sebastian (perëndim të Hondurasit).

Sipas një komunikate të qeverisë, Londra mbante që nga dhjetori i 2012 rekordin e mëparshëm ”Guinness” me një filxhan me 13 200 litra.

Me demonstrimin e 900 personave që pinë nga filxhani gjigant, Hondurasi me këtë rast theu edhe rekordin e mëparshëm për numrin e pjesëmarrësve për shijimin e kafesë që mbahej deri më tani nga qyteti meksikan i Puerta Vallarta (491 konsumatorë).

ATSH

Gjilani përuroi bustin e heroit Sylë Zarbinca
Vuçiq fitues i çmimit ndërkombëtar “Luani i artë për paqe 2018”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration