Historiani serb: Vuçiqi nuk do ta njohë kurrë Kosovën
Rajoni dhe Politika

Historiani serb: Vuçiqi nuk do ta njohë kurrë Kosovën

22.Feb.2021 10:15
0

Historiani serb Milan Protiq deklaroi mbrëmë se mendimi i tij është se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Protiqi në “TV Nova S” theksoi gjithashtu se patriarku i ri nuk ka pozicion të ndryshëm për çështjen e Kosovës nga pozicioni i Kishës Ortodokse Serbe deri më tani.

 

“Unë nuk kam përshtypjen se pozicioni i tij është i ndryshëm nga pozicioni i Kishës Ortodokse Serbe. Pasi nuk mendoj se kjo qeveri do të bëjë ndonjë lëvizje të vendosur mbi atë çështje”, shtoi ai, transmeton “Klan Kosova”.

Historiani serb vlerësoi se ata që mendojnë se qeveria në Serbi do të nënshkruajë një marrëveshje mbi njohjen e ndërsjellë me Kosovën janë të gabuar.

“Mendoj se është një supozim i gabuar, nuk mendoj se do të ndodhë dhe se kjo qeveri nuk ka ndërmend ta bëjë atë”, potencoi ai.

Ksamili krahasohet me Ishujt Maldive
OBSH: Pandemia do të përfundojë në fillim të vitit 2022
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration