
Hiqen barrikadat, shtyhet zbatimi i vendimeve për dokumentet dhe targat serbe
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana ka bërë të ditur se ka biseduar me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajári lidhur me situatën aktuale në veri të vendit.
Ai më tej shtoi se KFOR-i po e monitoron nga afër situatën, duke shtuar se mbetet i përgatitur për të ndërhyrë nëse është e nevojshme.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.