Hasani: Të shtohet bashkëpunimi në arsim i Luginës me Kosovës
Rajoni dhe Politika

Hasani: Të shtohet bashkëpunimi në arsim i Luginës me Kosovës

11.Mar.2019 09:06
0

Agim Hasani nga drejtoria për shërbime publike pranë administratës komunale të komunës së Bujanocit mori pjesë në një aktivitet në Prishtinë  kushtuar 7 Marsit- Ditës së Mësuesit.

Ky është organizuar nga e Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së  Kosovës për nder të ditës së mësuesit me mësimdhënësit pensionistë, shkruan Titulli.com.

“Në këtë manifestim morën pjesë edhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës, të cilët shtruan nevojën e domosdoshme për bashkëpunim të ndërsjellët me Kosovën, për të arriturat e mëtejme të vendit dhe gjithë shqiptarëve”, ka thënë Hasani.

 SBASHK ka vlerësuar se 7 Marsi është një datë e rëndësishme e kombit tonë që shënon nismën e betejave të mëdha të njerëzve të dijes në mbrojtje të dritës nga errësira.

“Në këtë ditë lartësojmë kujtimin për mësuesit e parë të kombit dhe shprehim respektin meritor për punëtorët e arsimit shqip nëpër vite, dekada e shekuj në shërbim të edukimit e arsimimit të brezave”, kanë shkruar mes tjerash përfaqësues nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së  Kosovës./Titulli.com/

Një reportazh i bukur francez për Shqipërinë
Pa Luginën e Preshevës, Kosova nuk është e plotë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration