Haradinaj paralajmëron luftë ndaj kumarit në Kosovë
Rajoni dhe Politika

Haradinaj paralajmëron luftë ndaj kumarit në Kosovë

11.Jan.2019 13:53
0

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, lidhur me koncept-dokumentin e lojërave të fatit ka deklaruar se ka marrë shumë kritika dhe se është sulmuar shumë kohëve të fundit.

“Unë i kisha heqë krejt këto lojëra të fatit nuk i kisha lanë fare në vendbanime. Kam qenë shumë i sulmuar kohëve të fundit për çështjen e lojërave të fatit“, tha Haradinaj.

Bedri Hamza, ministër i Financave, tha se ky dokument është obligativ, pasi që, sipas tij, qeveria e Isa Mustafës e ka bazën në Marrëveshjeje e Stabilizim-Asociimit.

"Ky dokument buron nga obligimet që i ka marrë qeveria e kaluar, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e ka si bazë programin e Qeverisë së Kosovës. Nuk është diçka që është nisur nga qeveria aktuale por nga qeveria e kaluar. Koncept dokumenti bazuar në rregulloren e punës vetëm e ka hapë rrugën për ta bë draftimin e një projektligji që ka procedurat e veta dhe afat 60 ditë”, tha Hamza.

“Qëllimi i projektligjit është që kjo fushë të rregullohet e jo të krijohet punësim duke hapur më shumë bastore, por të formalizohet sektori duke ndikuar në formalizimin e fuqisë punëtore”, tha ministri Hamza.

Ministri i PDK-së kundërshton heqjen e taksës për mallrat nga Serbia
Atletico Madridi synon transferimin e Hysajt
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration