Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duhet të krijojë precedent
Rajoni dhe Politika

Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duhet të krijojë precedent

11.Sep.2018 09:09
0

Rezultatet e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të jenë afatgjata, të qëndrueshme dhe realiste dhe duhet të jetë një zgjidhje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Kështu ka thënë komisioneri i Zgjerimit Evropian Johannes Hahn, duke shtuar se ky është parimi udhëheqës i BE-së, pas punës në fazën e fundit të dialogut të filluar në korrik të vitit të kaluar.

“Çdo marrëveshje duhet të jetë specifike dhe e adaptuar dhe nuk duhet të krijojë precedent, dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe rrugën e rajonit drejt BE-së. Palët së bashku përcaktojnë kornizën për pajtim të përbashkët dhe deklarojnë publikisht se ata i shohin prioritetet për një zgjidhje të qëndrueshme. Duhet për t’u dhënë atyre hapësirë për të rënë dakord mbi përmbajtjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin”, ka thënë Hahn për mediumin malazez, 'Pobjeda'.

Hahn nuk ka dashur të komentojë mbi elementet e mundshme të një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, por theksoi se Brukseli është duke u përpjekur dhe do të vazhdojë, tha ai, duke punuar intensivisht në Beograd dhe Prishtinë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që do të mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar dhe e cila, siç tha ai, të zbatohet plotësisht nga të gjitha palët.

“Më lejoni t’ju kujtoj se asnjë shtet i ri nuk mund të bashkohet me Bashkimin Evropian pa zgjidhjen e çështjeve dypalëshe”, transmeton rtk.

Ai gjithashtu vuri në dukje se pozicioni i Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, e cila ndërmjetëson në dialogun është i qartë dhe se është i njëjtë që nga fillimi i mandatit të saj, dhe se “aksioni i përbashkët për paqe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe të rajonit në përgjithësi janë një prioritet i lartë për BE-në”.

Fituesja italiane e Çmimit Skënderbeu, këmbëngul t’i kthejë Shqipërisë kujtesën historike
Vuçiq: Nuk ka forcë që më detyron ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration