Guardiola: Ajo çfarë po bën Liverpooli është shqetësuese për Premierligën
Sport

Guardiola: Ajo çfarë po bën Liverpooli është shqetësuese për Premierligën

03.Feb.2020 09:40
0

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, beson se Premierliga duhet të shqetësohet nga dominimi i bujshëm i Liverpoolit në këtë garë këtë sezon.

Skuadra e Jurgen Kloppit prin në vendin e parë momentalisht me 22 pikë më shumë se vendi i dytë, City, pasi pas 25 ndeshjeve deri tani këtë sezon, i ka lëshuar vetëm dy pikë, transmeton Gazeta Express.

Dominimi i madh i të kuqve vjen një sezon pasi ata e kishin mbyllur vitin një pikë prapa kampionit Manchester City, i cili i kishte grumbulluar 98 pikë në total.

Liverpooli tani është në rrugë të mirë ta barazojë apo madje ta kalojë këtë shifër deri në maj, me Guardiolën që beson se një dominim i tillë duhet t’i shqetësojë drejtuesit e ligës elitare angleze.

“Në dy sezonet e fundit, një pronar i Premierligës tha se kjo nuk duhet të ndodhë, pra City t’i fitojë titujt në atë mënyrë, duke i grumbulluar 100 pikë , nuk i bën mirë Premierligës”, tha Guardiola.

“E tani po e bën Liverpooli. Pronari duhet të shqetësohet përsëri”, shtoi ai.

Ka kohë që Guardiola e vlerëson garën për titull si të mbaruar, me skuadrën e tij që lëshoi pikë përsëri pas humbjes 2:0 nga Tottenhami të dielën.

Ambasadori rus në Serbi: Dëshira për një zgjidhje të shpejtë për Kosovën, shqetësuese
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration