Grupe migruesish protestojnë në kufirin Serbi - Hungari
Rajoni dhe Politika

Grupe migruesish protestojnë në kufirin Serbi - Hungari

07.Feb.2020 00:33
0

Rreth 200 migrues, midis të cilëve edhe fëmijë, u mblodhën të enjten ne kufirin ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë, duke kërkuar që t’u lejohet hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

Duke sfiduar mbrëmjen me ngrica dhe erën e ftohtë, ata ngritën kampe në vendkalimin kufitar Kelebija duke bllokuar trafikun.

Nën batanije apo në thasë të fjetjes, shumë migrues ishin shtrirë ose ulur përtokë, duke mbajtur afër gjerat e tyre personale.

Një duzinë fëmijësh brohoriste “hapini kufijtë”, ndërsa disa migrues mbanin parulla ku shkruhej “jemi refugjatë, jo kriminelë” apo “po ikim nga lufta, jo nga uria”.

 

Ka disa mijëra migrues, që po ikin nga lufta dhe varfëria në vendet e tyre, të cilët kanë ngecur në Ballkan, ndërsa kërkojnë të transferohen në vendet më të përparuara të në Evropën Perëndimore.

Hungaria, ka ngritur gardh me tela me gjemba për të penguar hyrjen e tyre në territorin e saj.

Shumica e migruesve në Serbi kalojnë muaj nëpër kampe shtetërore dhe përpiqen të kalojnë kufirin herë pas here.

Ata shpesh mbështeten tek kontrabandistët që t’u ndihmojnë për të hyrë në Hungari apo në Kroaci.

Pjesa më e madhe e migruesve janë nga vende si Siria, Iraku apo Afganistani.

Qindra mijëra syresh kaluan nëpër Ballkan në vitet 2015 -2016, kur mbi një milionë njerëz hynë në Evropë.

*Mbështetur në agjencinë e lajmeve Associated Press

Trajtimi i “abuzimeve” nga Frontex ngre pikëpyetje për zgjerimin në Ballkan
Artisti nga Presheva, Rafet Jonuzi hap ekspozitën personale në Chur të Zvicrës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration