Grenelli zyrtarisht dorëhiqet nga Dapartamenti i Shtetit por mbetet i dërguar për dialogun Kosovë-Serbi.
Rajoni dhe Politika

Grenelli zyrtarisht dorëhiqet nga Dapartamenti i Shtetit por mbetet i dërguar për dialogun Kosovë-Serbi.

02.Jun.2020 08:40
0

Richard Grenelli edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit por do të mbetet i dërguar i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit”, shkoi Grenelli ndër tjera në Twitter, teksa ka publikuar një foto bashkë me Trumpin. 

Javë më parë, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë që të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re, dhe ka thënë se “mezi pret të bashkëpunojë me qeverinë e re”.

Grenelli vazhdimisht kishte kritikuar qeverinë Kurti edhe pas heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit.

Nën ndërmjetësimin ambasadorit Grenell, Kosova dhe Serbia arritën dy marrëveshje në fillim të këtij viti. E para për vendosjen e një linje direkte Prishtinë – Beograd si dhe marrëveshja tjetër për funksionalizimin e hekurudhave.

 
Lëvizja për Reforma-PDSH grumbullon 1500 nënshkrime për zgjedhjet parlamentare
Vuçiq dhe Borisov vizituan autostradën në Bullgari që shkurton rrugën Beograd-Stamboll
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration