Grenell: Presim që së shpejti të caktohet data e re e takimit në Shtëpinë e Bardhë
Rajoni dhe Politika

Grenell: Presim që së shpejti të caktohet data e re e takimit në Shtëpinë e Bardhë

26.Jun.2020 07:34
0

I Dërguari Special i Presidentit të SHBA-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha se e kupton vendimin e Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti për të anuluar vizitën e tij në Washington dhe shtoi se presin që një datë e re e takimit Prishtinë-Beograd në Shtëpinë e Bardhë të caktohet së shpejti.

"Falemnderit, kryeministër Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe presim që së shpejti të ricaktohet data e takimit", ka shkruar Grenell në Twitter.

Kryeministri i Kosovës Hoti anuloi udhëtimin e tij në Washington dhe pjesëmarrjen në takimin me delegacionin serb të caktuar për më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të publikimit të aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

"Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për t'u marrë me situatën", shkroi më herët Hoti në rrjetet sociale.

Udhëtimin në SHBA dje e anuloi edhe presidenti Thaçi, kur njoftimi për ngritjen e aktakuzës e gjeti gjatë udhëtimit për në Washington. Ai njoftoi se sot po kthehet në Kosovë. Në delegacionin e Kosovës për takimin në Shtëpinë e Bardhë do të bënin pjesë presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti.

Dje gjatë ditës, Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë i ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) aktakuzë ku presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen “për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura”.

Çfarë është meditimi duke ecur dhe pse duhet ta praktikojmë atë?
Në Serbi, 137 raste të reja me COVID-19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration