Gjykata në Beograd i cakton 30 ditë paraburgim Nezir Mehmetajt
Rajoni dhe Politika

Gjykata në Beograd i cakton 30 ditë paraburgim Nezir Mehmetajt

05.Jan.2020 18:10
0

Kosovarit  Nezir Mehmetaj, i arrestuar nga policia serbe të premten në pikë kalimin kufitar në Merdare, nga një gjykatë në Beograd i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin një i afërm i Nezir Mehmetajt, i cili ka thënë se Neziri sot ka dalë para Gjykatës në Beograd, ku i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. 

Mehmetaj është arrestuar të premten në pikë kalimin kufitar në Merdare, derisa po kthehej nga Beogradi, ku e kishte dërguar të ëmën për një kontroll mjekësore.

Prokurorinë Serbe për Krime të luftës dje ka bërë të të ditur se Mehmetaj është arrestuar në bazë të një flet arresti të lëshuar nga ky organ, kinse për krime lufte ndaj popullatës civile, raporton Telegrafi. 

 Në bazë të kësaj atij të shtunën i ishte caktuar ndalim policor prej 48 orësh. Ndërsa, sot Gjykata i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

 

Prokuroria Serbe për Krime të Luftës ka njoftuar se Mehmetajt i është caktuar një avokat mbrojtës sipas detyrës zyrtare.

Të përkujtojmë se Mehmetaj jeton tash 25 vite në Zvicër dhe kishte qenë për pushime në Kosovë, prej ku edhe nënën e tij të  sëmurë e kishte dërguar në Beograd për analiza mjekësore.

Ndaj arrestimit të Mehmetajt ka reaguar ministri në detyrë i Punëve të jashtme të Kosovës, i cili ka kërkuar nga autoritetet serbe ta lirojnë menjëherë kosovarin që jeton dhe punon në Zvicër.

Petrisch: Kurti duhet të jetë i hapur për kompromis me Beogradin
Zbulohet rroga e shefit të Apple për vitin 2019
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration