Gjuriq: Më 19 maj vendoset nëse komunat veriore do të jenë serbe
Rajoni dhe Politika

Gjuriq: Më 19 maj vendoset nëse komunat veriore do të jenë serbe

15.May.2019 14:23
0

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të veriut të Kosovës në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potok dhe Leposaviq që të dalin dhe të votojnë për kandidatët e Listës Serbe të dielën më 19 maj “dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive unitetin me shtetin e Serbisë”.

Gjuriq tha se më 19 maj do të vendoshet nëse komunat në veri të Kosovës do të jenë komuna serbe, nën kontrollin serb ose jo, transmeton Klan Kosova.

Ai u bëri thirrje të gjithë serbëve nga veriu i Kosovës që të mos lejojnë siç tha ai “që politikanë shqiptarë të realizojnë një plan të prishtë , se si të heqin dorë nga kontrolli serb këto katër komuna”.

Sipas tij, ideja e politikanëve shqiptarë është që t’i ndajnë dhe përçajnë serbët dhe t’i përdorin disa për të vendosur kontrollin e tyre.

Në zgjedhjet e së dielës në katër komunat veriore garojnë: Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe. 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/juric.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shqiptarët e Luginës së Preshevës punojnë për leje në Shqipëri
Financial Times: BE-ja mund të bëjë gabim historik në Ballkan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration