Gattuso: Duhet ta respektojmë çdo kundërshtar si Interin
Sport

Gattuso: Duhet ta respektojmë çdo kundërshtar si Interin

13.Feb.2020 09:21
0

Gennaro Gattuso dëshiron që Napoli i tij ta tregojë respektin e njëjtë ndaj çdo kundërshtari siç e tregoi ndaj Interit, pas fitores në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.

Napoli nuk e kishte mposhtur kurrë Interin në udhëtim në Kupën e Italisë, duke barazuar një herë dhe duke pësuar tri humbje, por goli i mrekullueshëm i Fabian Ruiz e bëri dallimin mbrëmjen e së mërkurës në San Siro, transmeton Gazeta Express.

Është e jashtëzakonshme sesi Napoli u mposht nga Lecce në shtëpi pasi i kishte mposhtur Juventusin dhe Lazion.

Prandaj Gattuso kërkon nga lojtarët e vet të tregojnë respekt edhe ndaj ekipeve më të vogla.

“Kur luan kundër një ekipi të fortë siç është Interi, duhet ta respektosh dhe të japësh më shumë nga vetja. I përgëzojë djelmoshat e mi, por unë gjithmonë e dua të njëjtën qasje, sepse i kemi edhe 17 ndeshje. Duhet ta respektojmë çdo kundërshtar dhe të luajmë me konceptet që i ushtruam gjatë kësaj jave”, tha Gattuso.

Ndeshja e kthimit mes Napolit dhe Interit do të zhvillohet më 5 mars në San Paolo.

Qumësht lope, apo bimor? Ja cili është më i miri!
Samsung prezanton dy modele në treg, përformancat dhe çmimet e tyre
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration